Përkujdes

Besojeni fëmijët apo të dashurit tuaj në nevojë përkujdes të vecantë në duart e stafit tonë, dedikojuni me qetësi detyrimeve tuaja dhe kthehuni për t’iu falur më shumë dashuri.

Përkujdes Për fëmijë

Orari i shërbimeve
E Hëne - E Shtunë

08:00 - 18:00

Përkujdes Për të moshuar e të sëmurë

Përkujdes Kafshë shtëpiake

Termat dhe kushtet

Cilësia e shërbimit

  • Anëtarët e stafit tonë kanë përvojë praktike në ofrimin e shërbimeve të kujdesit, ne i testojmë ato, verifikojmë referencat e tyre dhe i inkurajojmë vazhdimisht që të trajnohen ose të ofrojmë  trajnim të drejtpërdrejtë për ta.
  • Anëtarët e stafit kontrollohen në mënyrë rigoroze, siguria e fëmijëve tuaj, anëtarëve të familjes si dhe kafshëve shtëpiake është përparësia jonë numër një.

Përzgjedhja e stafit

  • Klienti duhet të ndajë të gjitha pritshmëritë dhe detajet përkatëse për shërbimin dhe kujdesin që për fëmijën, të moshuarin, anëtarin e familjes ose kafshën shtëpiake që ka nevojë për kujdes të përkohshëm ose mbështetje afatgjatë.
  • Agjencia propozon 1 – 2  persona nga ekipet tona të shërbimit në dispozicion,  të cilët mund t'i shërbejnë klientit. 
  • Klienti rezervon të drejtën të kërkojë ndryshimin e babysitter -it të propozuar nga agjencia, por agjencia nuk mund të angazhohet në afate për adresimin e kësaj kërkese.

Përpara se shërbimi të fillojë

Para fillimit të shërbimit, klienti duhet të plotësojë dhe nënshkruajë formularët e detajuar të kërkuar nga agjencia në lidhje me:

  • personalitetin e personit për të cilin kujdeset
  • aktivitetet e tij / saj të preferuara
  • alergji  ( nëse ka )
  • ushqimi i lejuar/i ndaluar dhe preferencat ushqimore
  • nëse lejohen shëtitjet / vizitat jashtë ambientit familjar 
  • lista e njerëzve që lejohen të hyjnë në shtëpi kur kujdestari është atje dhe pronarët e shtëpisë nuk janë prezent 
  • rutina e gjumit
  • ilaçe që duhen dhënë (nëse ka)
  • vendi ku mund të gjenden rroba të pastra
  • vendi i çantës së ndihmës së shpejtë
  • adresa e shtëpisë dhe udhëzime  si të arrini në banesë
  • emrin e saktë dhe numrin e telefonit të një personi të afërt të familjes, në raste emergjencash ose të papriturash
  • gjithçka tjetër jo e parashikuar në këtë listë, por e domosdoshme për mirëqenien e personit për të cilin merret shërbimi

Gjatë shërbimit

  • Shërbimi duhet të bëhet në adresë, gjatë orëve dhe në kushtet që ishin rënë dakord fillimisht midis klientit dhe agjencisë. Çdo kërkesë për ndryshimin e këtyre kushteve duhet së pari të diskutohet me agjencinë.
  • Klienti është i ftuar të mbajë kontakte të ngushta me stafin e caktuar nga agjencia si dhe vetë agjencinë.
  • Në rastet e pakënaqësisë ose  kritikave ndaj stafit, klienti duhet të mendojë që së pari të kontaktojë agjencinë para se t'i japë reagime drejtpërdrejt anëtarit të stafit.

Element që përjashtohen nga shërbimi

  • Anëtari i stafit tonë do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimit për të cilin është punësuar dhe shmang përfshirjen  në ndonjë shërbim tjetër që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me të, por për të cilin nuk është dakordësuar më përpara me agjencinë dhe klientin. 
  • Shpesh klientët u kërkojnë anëtarëve të stafit të bëjnë disa punë shtëpie, ndërsa personat për të cilët kujdesen po flenë ose pushojnë qetësisht. Agjencia jonë e  ndalon rreptësisht, pasi kjo paraqet ulje të  vigjilencës së tyre  ndaj personit që i shërbejnë dhe mund të jetë e rrezikshme. Për më tepër, anëtarët e stafit që ofrojnë shërbime të kujdesit nuk janë më të përshtatshmit për të ofruar shërbime pastrimi në shtëpi, pasi ky angazhim shtesë mund të ul efikasitetin e shërbimit parësor për të cilin është punësuar dhe  së shpejti mund të bëhet burim i pakënaqësisë së përgjithshme, si nga ana klientit por edhe vetë stafit.

Pagesat

  • Nëse tarifat e shërbimit llogariten në bazë të orëve të punës, pagesa duhet të bëhet menjëherë pas përfundimit të shërbimit, ose  maksimumi, ditën tjetër, në agjenci.
  • Nëse shuma që duhet paguar dakordësohet paraprakisht, klienti mund ta paguajë atë paraprakisht në agjenci ose mund ta paguajë atë, maksimumi, një ditë pas dhënies së shërbimit.
  • Ndihma+ do të komunikojë me klientët e përsëritur, çdo fund muaji, shumën që i takon agjencisë, bazuar në orët e punës për atë muaj. Klienti duhet të bëjë një pagesë në para ose transfert  bankare para datës 5 të çdo muaji.
  • Për çdo ditë vonesë në pagesën e shërbimit, Ndihma+ aplikon një tarifë penaliteti prej 0.1% të shumës së detyruar për pagim.
  • Agjencia pranon pagesa në para cash dhe transferta bankare.

Klauzola e mos - kërkimit

  • I gjithë stafi i Ndihma+ ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë, e cila i ndalon ata të punojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi me klientët që e siguruar nga agjencia
  • Klientëve ju ndalohet gjithashtu të punësojnë drejtpërdrejt ose indirekt stafin tonë. Nëse kjo ndodh, agjencia ka të drejtë të padisë ligjërisht klientin që shkel këtë marrëveshje.
  • NdihmaPlus aspiron t'u shërbejë vetëm klientëve që kuptojnë dhe vlerësojnë vizionin dhe misionin e agjencisë sonë, në thelb të së cilës qëndron një shërbim profesional, i kryer nga stafi i punësuar nga agjencia, në përputhje të plotë me Kodin e Punës në Shqipëri.