8 motive kryesore përse punësimi sezonal është ‘super ide’!

8 motive kryesore përse punësimi sezonal është ‘super ide’!
gallery

Ndonjëherë punësimi në profilin që dëshiron më tepër ose për të cilin ke investuar në studim, merr kohë të gjatë dhe të shteron energjitëm duke bërë të të ulet ndjeshëm motivimi. Ndërkohë nga ana tjetër, në një botë gjithmonë e më konkuruese dhe në mungesë të kualifikimeve profesionale, punësimi duket thuajse ‘mision i pamundur’. Prandaj është e nevojshme që të merrni seriozisht në konsideratë edhe punësimin sezonal!

8 janë motivet kryesore që duhet të të motivojnë të pranosh oferta punësimi sezonale, pavarsisht moshës, ambicies apo dëshirës :

  1. Bëni para për pushimet

Edhe nëse jeni të punësuar me kohë të plotë dhe ju vjen një variant interesant pune i përkohshëm, mos e humb rastin. Organizo oraret dhe siguro të ardhura shtesë. Kështu do të kesh gjithmonë më shumë mundësi të bësh dhurata për të dashurit e tu ose për të kursyer dhe bërë një palë pushime që i keni ëndërruar gjithmonë.

  1. Orare fleksibël

Nëse je student, mund të marrësh në konsideratë profilet e punës sezonale sepse të ofrojnë elasticitet në orare. Mundsh të negociosh me punëdhënësin dhe në varësi të nevojës së tij për shërbimin tënd, mund të dakordësosh për një orar pune të përshtatshëm dhe shumë në favorin tënd.

  1. Merr ulje të mëdha

Bizneset që punësojnë fuqi punëtore në profil sezonal/ të përkohshëm, janë të prirur të kujdesen për këtë kategori punonjësish. Që do të thotë se ju do të trajtoheni njëlloj si stafi i punësuar me kohë të plotë dhe do të përfitoni hera – herës ulje të mëdha për produktet / shërbimet e tyre.

  1. Mëson shumë në pak javë

Punësimet sezonale mund të jenë verore ose dimërore e megjithatë në secilën periudhë, ti mund të vësh veten në provë duke testuar aftësitë që zotëron dhe njëherësh të mësosh akoma më shumë. Sigurisht që ke eksperiencë ose kjo mund të jetë për ty ‘një punë e thjeshtë’, por nëse e shikoni me sy kureshtar dhe përfshiheni me entuziazëm, do çuditeni se sa shumë do të arrini të mësoni, sërish.

  1. Gjen punën tjetër, atë që po pret

Punësimi sezonal është një mundësi shumë e mirë për ta shndërruar këtë variant në punësim afatgjatë ose duke krijuar kontake, miq, fituar eksperiencë, të arrini të gjeni pikërisht punën që po kërkonit. Kontaktet janë shumë të rëndësishme, mos i nënvlerësoni.

  1. Testoni aftësitë në një punë të re

Edhe nëse është një profil pune që nuk ju intereson, punësimi sezonal është një mundësi e mirë për ta vënë veten në provë. Merre si sfidë, përfshihu dhe shiko veten të përparoj edhe në një profil ndryshe, që në përfundim mund të mos jetë për ty, por të forcon për të krijuar atë që quhet ‘mendje e hapur’

  1. Bën shok/miq të rinjë

Gjatë sezoneve të pushimeve, bizneset janë gjithmonë plot me staf në çdo profil. Një mundësi e mirë për të njohur njerëz të rinjë, dal nga e zakonshmja dhe pse jo të krijosh miqësi të reja, që mund të të vlejnë për gjithë jetë.

  1. Merr një referencë ekstra

Nëse përkushtohesh gjatë kësaj pune dhe performon mirë, në përfundim mund t’i kërkosh lehtësisht biznesit një referencë, të cilët do të jenë shumë pozitiv për të ta përcjell.

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this