Pavarësisht nëse punoni me kohë të plotë, disa orë në javë apo keni angazhime të tjera jashtë shtëpisë, zgjedhja e një mënyre për t’u kujdesur për fëmijët tuaj është shumë e rëndësishme. Ju duhet t’i siguroni fëmijës suaj një ambjent të sigurt, të ngrohtë dhe stimulues, me shumë mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur çdo ditë. Ju gjithashtu doni të keni një marrëdhënie pozitive dhe të kuptueshme me kujdestaren/in e fëmijës suaj.
Kujdestarët e mirë:
- Janë të kualifikuar, dinë si të kujdesen për ushqyerjen, pastrimin dhe veshjen e fëmijës.
- Kuptojnë se si fëmija rritet dhe zhvillohet.
- I sigurojnë fëmijës një ambjent stimulues dhe shumë mënyra për të mësuar.
- Dinë se si t’u përgjigjen nevojave emocionale të fëmijës.
- Bashkëpunojnë me ju dhe i konsiderojnë shqetësimet tuaja.
- Duan ta ndihmojnë fëmijën tuaj që të arrijë të gjitha objektivat që ju keni vendosur.
Si ta përgatisni sa më mirë fëmijën tuaj për këtë situatë?
- Fëmijës suaj mund t’i duhen disa ditë, ndoshta dhe javë që të mësohet me një situatë të re. Kjo është shumë normale, por gjithsesi ju duhet të kujdeseni që t’i konsideroni shqetësimet që mund të ketë fëmija juaj.
- Nëse është hera e parë që e lini fëmijën tuaj nën kujdesin e dikujt tjetër kjo mund të jetë një kohë emocionale si për atë edhe për ju. Jepini kohën e duhur vetes dhe fëmijës që të përshtateni.
- Flisni me fëmijën tuaj çdo ditë rreth eksperiencës së tij/saj që të keni njëfarë ideje se sip o ecën gjithçka.
Si të ruani një marrëdhënie të mirë me kujdestaren/in e fëmijës suaj?
- Bëjani të ditur kujdestares së fëmijës suaj se si doni të komunikoni (personalisht, me telefon, me e-mail etj.)
- Flisni me të rreth shqetësimve që mund të ketë fëmija juaj, për shembull, nëse ai/ajo nuk po fle apo ha mirë, apo ka probleme me sjelljen. Bëjini të ditur kujdestares nëseka ndonjë ndryshim që mund ta bëjë fëmijën tuaj të ndihet i stresuar apo i shqetësuar.
- Jini të qartë dhe diskutoni të gjitha shqetësimet dhe pritshmëritë që ju keni me kijdestaren e fëmijës suaj.
Burimi: Caring for kids