Shtëpi e pastër çdo ditë
Një shtëpi e pastër çdo ditë është si të thuash parajsë! Gjithmonë e freskët dhe mikëpritëse. Por duhet shumë punë dhe përkushtim për të mbajtur të pastër një shtëpi, veçanërisht në familjet e mëdha ose me shumë fëmijë. I gjithë sekreti, gjithsesi qëndron tek rituali i të pastruarit çdo ditë!
Rituali i të pastruarit çdo ditë, gjithsesi, nuk është thjeshtë një fjalë goje, por një punë e mirëfilltë, që kërkon kohë dhe përkushtim. Por është një ritual duhet konsideruar si prioritet, jo vetëm ,për ta mbajtur shtëpinë të pastër dhe higjenizuar, por gjithashtu për tu lidhur më shumë me pjestarët e tjerë të familjes. Të cilët gjithasht, hera – herës, duhet të përveshin mëngët në këtë proces.
5 arsyet kryesore përse duhet të pastroni çdo ditë dhe lini mënjanë përtacinë :
1. Pastrimi i vazhdueshëm, vret mikrobet. Mikrobet dhe bakteret ndikojnë direkt në shëndetin tuaj dhe ju sëmurin. Kështuqë duke pastruar çdo ditë shtëpinë, ju eleminoni rreth 98% të mikrobeve që krijohen natyrshëm në një ditë dhe mbani familjen tuaj të shëndetshme.
2. Rrit cilësinë e ajrit brenda mureve të shtëpisë. Edhe nëse është shumë ftohtë, mos harroni kurrë të freskoni shtëpi, në, duke hapur dritaret përpara se të filloni pastrimin. Pasi edhe ajri i ndenjur, të sëmurë.
3. Bëni gjumë më të rehatshëm. Nëse pastroni çdo ditë, cilësia e gjumit do të rritet dhe do të pushoni më qetë. Çarçafët e larë mirë, me aromatik dhe të ndërruarr minimalisht 1 herë në javë, ju sigurojnë gjithmonë gjumë të ëmbël.
4. Ulni riskun e alergjive. Ka njerëz në familjen tuaj që nuk janë thjesht dhe vetëm alergjik në pranverë, nga lulet. Por mund të jenë alergjik edhe nga plhurat e shtëpisë, prandaj e mira e të pastruarit çdo ditë, ju lehtëson shumë jetën më të shtrenjtëve tuaj.
5. Fëmijët janë më të sigurtë dhe të mbrojtur. Veçanërisht nëse keni bebe që sapo nisin të zvarriten dhe eksplorojnë botën brenda mureve të shtëpisë, rregulli dhe pastërtia i mban të sigujtë dhe të mbrojtur. Fëmijët kanë tendencë të fusin gjithçka në gojë, që mund të jetë e rrezikshme ose e pistë nëse gjendet në një dysheme që nuk pastrohet çdo ditë. Kështuqë mos përtoni sot, jepini shtëpisë një fshesë me korent cep më cep.
Në të gjitha rastet kur jeta juaj është shumë e ngarkuar dhe e gjeni veten duke lënë pas dore shumëçka me kujdesin e higjenës në familjen tuaj, kujtoni se në numrin 0693381880, me Ndihma+ do të gjeni partnerin tuaj ideal të pastrimit profesional. Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth ofertave dhe paketave mujore të pastrimit me Ndihma+.