Si të pastrosh shtëpinë në 2 orë, maksimumi?

Si të pastrosh shtëpinë në 2 orë, maksimumi?
Personal cleaning maid

Le ta pranojmë! Shumica prej nesh nuk ka aq shumë kohë në dispozicion për të pastruar shtëpinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj të mësosh se si ta pastrosh shtëpinë për 30 minuta ose 2 orë maksimumi duket diçka me rëndësi! Apo jo?
Domethënë, ti je në punë gjithë ditën dhe ke edhe 2 fëmijë për tu kujdesur! Jeta është gjithmonë plotë me përgjegjësi.
Prandaj më poshtë do t’ju përcjellim disa metoda për të pastruar shpejtë dhe mirë, në fare pak kohë. Më poshtë do të gjeni këshilla për të gjitha rastet e pastrimit shpejt.

Plani 1 : pastrim 30 min, pak para se të vijnë miq
Duhet të kesh të qarta prioritetet. Cilat janë pjesët më të dukshme për syrin e mikut në shtëpinë tuaj?
Si përshembull zona e sallonit, ndoshta një pjesë e kuzhinës, koridori patjetër dhe banja. Ndërkohë që dhomat e gjumit në këtë rast nuk janë prioritet, thjeshtë tërhiq derën.
Rregullo rrëmujën në 10 min : fillo me kuzhinën dhe dhomën e ndenjes, hiq çdo rrobë ose paisje që nuk është në vendin e vetë, ndërkohë që duke sistemuar, mund të kalosh edhe leckën e plhurave.
Jepi një dorë pastrimi banjës dhe kuzhinës, në total 10 min të dyja pjesët e shtëpisë : Kjo do të thotë se mund të vendosni enët e pa lara në lavastovilje dhe t’i kalosh një pecetë sipërfaqeve dhe një fshesë dyshemesë. Ndërkohë që në banjë, mund të kalosh një sfungjerë të shpejtë me detergjent në lavaman dhe sipërfaqen e ëc-së dhe ti shplash me ujë të bollshëm, për ta mbyllur me një leckë dyshemesë.
Fshi me fshesën me korent gjithandej për 10 min. Një fshesë e mirë me korent ju lehtëson më shumë punën dhe ju kursen kohëm. Kushtoj vëmendje kryesisht tapeteve dhe rrugicave në dhomat e ndenjesVacuum (10 mins). Nëse dyshemeja duket mirë, atëherë shpenzoje këtë kohë për të pastruar më shumë në kuzhinë ose tualet.

Plan 2 : pastrim për 1 orë
Të ndodh ndonjëherë, kur bashëkshorti shoqëron fëmijët në këndin e lojërave, të kesh një orë kohë të lirë. Dhe ti fillon vret mendjen se nga t’ja fillosh më parë me pastrimin…

Ja çfarë duhet të bësh :

Sistemo rreth e rrotull për 10 min. Fillo të rregullosh gjithçka duke e vendosur në vendin e vetë! Rrobat, enët, këpucët nëse kanë përfunduar deri në sallon, lodrat , peshqirët, gjithçka që familjarët mund të kenë lënë pas. Mundohu të krijosh hapsirë për çdo artikull, në mënyrë që gjithçka të vendoset në vendin e vetë më shpejtë.
Laj enët dhe pastor kuzhinën në sipërfaqe për 10 min. Mos u streso dhe stërmundo nëse vërtetë nuk ke kohë! Vendos enët në lavastovilje dhe pastro sipërfaqet me një pecetë të pastër. Pastrimi me detaje do jetë për një herë tjetër.
Pastro tualetin për 10 min. Që do të thotë t’ju kalosh të gjitha hidrosanitareve një sfungjerë të shpejtë me detergjent të mirë. Lëri pllakat për një herë tjetër, që të pastrohen siç duhet.
Fshi me fshesë me korent për 20 min. Dyshemetë e pastra të nderojnë gjithmonë, kështuqë kushtoju 20 minuta të mira sipërfaqeve të sheshit, për të marr të gjitha plhurat.
Kalo një shtupë të shpejtë për 10 min nëpër dysheme. Nuk është e thënë të lani gjithë shtëpinë, kaloje shtupën në ato zona që kanë më shumë nevojë si përshembull dyshemeja e kuzhinës, sallonit dhe koridori.

Plani 3 : pastrim për 2 orë
Në këtë rast, nuk është nevoja të aktivizoni të gjitha fuqitë tuaja prej super njeriu! Çka do të thotë se mund të pretendoni të bëni punë dhe pastrim më cilësor.
Ndërro çarçafët, shkund dyshekun, vendos çarçafët e rinjë dhe futi në lavatriçe ata që ndërrove. E gjithë kjo duhet t’ju marr 10 minuta.
Vendos rregull për 10 minuta.
Kalo në të gjitha dhomat dhe përpiqu të vendosësh gjërat në vendin e tyre! Çka do të thotë që edhe rregulli duhet të vihet me radh, mos dil nga një dhomë pa mbaruar me sistemimin.
Kalo fshesën me korent për 10 min në çdo sipërfaqe. Sigurisht që nuk është e thënë në këtë rast të futeni edhe nëpër skuta, pastro plhurin në zonat ku qëndrohet më gjatë.
Pastro dritaret dhe dyertë për 10 min. Me një pecetë të pastër dhe detergjent që përdoret për të dyja, kalo një dorë të shpejtë në dritare dhe nëpër dyerë. Kur të kesh mbaruar në një dhomë, fillo me tjetrën, mos u shpërqëndro.
• Vendosi enët në lavastovilje ose merr 15 minuta kohë për ti larë të gjitha. Nëse janë vërtetë shumë enë për tu larë, ndaji gjysmën në lavastovilje dhe gjysmën laji vetë në lavaman shpejtë e shpejtë.
Pastro sipërfaqene e kuzhinës për 5 min. Që do të thotë se me një leckë të pastër me detergjent, ti bën një pastrim të shpejtë të sipërfaqëve të jashtme të kuzhinës.
• Pastro mikrovalën në 5 min. Vendos një gotë të vogël me ujë në mikroval, ndize dhe lërë për 2-3 minuta. Pastaj kalo një sfungjerë të shpejtë me detergjent për t’i dhënë dorën e fundit.
Pastro tualetin për 10 minuta. Hap dyshin me ujë të nxehtë dhe mbush lavamanin me ujë të nxehtë. Lëre banjën të mbushet me avull për 2-3 min dhe kalo një sfungjer me detergjent në të gjitha hidrosanitaret. Avulli ju ndihmon paraprakisht për zbutjen e papastërtive.
Pastro pasqyrat për 5 minuta. Me një pecetë të pastër dhe një detergjent të mirë, pastro pasqyrat në të gjithë shtëpinë.
Pastro merimangat për 5 minuta. Me shkopin e merimangave, kalo çdo cep tavani në shtëpinë tuaj. Kujtohuni për këtë pastrim, se zakonisht zonjat edhe mund t’i harrojnë plhurat e merimangave.
Fshi me fshesë me korent për 15 minuta. Përqëndro si fillim tek tapetet dhe rrugicat, pastaj kalo tek parketi ose pllakat. 15 minuta fshesë me korent, bëjnë goxha punë me pastrimin.
Jepi një shtupë shtëpisë për 10 minuta. Me pak ujë të ngrohtë, detergjent të mirë dhe aromatik, kaloni shtupën në çdo pjesë të dukshme të shtëpisë për 10 minuta.
Vendos rregull në dhoma për 10 min, kryesisht krevatët. Ndërkohë që lavatriçja lanë rrobat dhe dyshemeja thahet, mund të shikosh edhe një herë dhomat dhe krevatet nëse janë sistemuar siç duhet dhe ngjajën në rregull, ndërkohë që mund t’ju ketë shpëtuar ndonjë rrobë pa palosur dhe venë në vend.

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this