Këtë fundvit dëshiron të minimizosh në maksimum kohën për pastrim gjeneral të shtëpisë përpara festave? Atëherë përvish mëngët, pasi të kesh fiksuar këshillat tona për pastrim efektiv.
Është fiks koha e duhur ta bësh shtëpinë tëndë të vezulloj nga pastërtia dhe të mburreni pak me dekorimin dhe mikëpritjen!
- Pastroni tapicerinë të parën
Tapiceria përfshinë tapetet, rrugicat, kolltuqet, divanët, karriget dhe dyshekët. Të cilët me pak mirëmbajtje ditore, mund të duken se janë në rregull. Por në të vërtetë, janë të mbushur me mbetje lëkure, thërrime që nuk thithen mirë nga fshesa me korent hera – herës dhe një mal me mikro – organizma! Çka do të thotë se sado të përpiqeni, këto objekte, të paktën në fundvit, meritojnë një pastrim të thellë dhe profesional. Tapetin dhe rrugicat mund t’i dërgoni fare mirë në një lavanderi të specializuar, por këndet, divanët, dyshekët dhe karriget presin duart tuaja dhe 1 – 2 ditë të gjatë pastrimi. Në këtë pikë, keni sërish një alternativë plus që ju vjen në ndihmë, siç janë shërbimet profesionale të pastrimit nga Ndihma + ( me super oferta me rastin e festave, hidhi një sy linkut http://ëëë.ndihmaplus.com/oferta/ )! Por fare mirë mund ta bëni edhe vetë këtë lloj pastrimi delikat dhe shumë të rëndësishëm. Fillimisht duhet të siguroheni për materialin e tapicerisë, pastaj të informoheni se si mund ta pastroni thellë dhe mirë pa e dëmtuar, të siguroheni të blini detergjentët më të përshtatshëm për një pastrim të thellë dhe ka të ngjarë të organizoheni të gjeni 1 – 2 ditë kohë për ta bërë këtë punës siç duhet! Duket shumë? Është vërtetë ashtu siç duket, shumë impenjative! Dhe sigurisht, po të bëni disa llogari, do të kuptoni se nuk po kurseni asgjë! Rimendojeni! Patjetër që mund ta bëni vetë, por mund të pastroni thellë dhe shumë profesionalisht tapicerinë në ambientin tuaj të banimin edhe me Ndihma +
- Pastroni çdo centimetër katror
Që do të thotë çdo sipërfaqe në apartament. Kjo përfshinë dyshemtë në çdo cepë dhe çdo sipërfaqe të veshur me pllaka ( tualet, kuzhinë ). E gjithë sipërfaja e banesës tuaj meriton një pastrim të thellë dhe me detaje, për të pastruar mirë mbeturinat nga aktiviteti jetik ditor i familjes tuaj por gjithashtu edhe për faktin se me mbërritjen e festave, shumë punë me gatimin ju pret përpara! Dhe kjo do të thotë akoma më shumë papastërti e krijuar nga thërrime ushqimesh dhe ushqime të harruara andej kënde nga fëmijët! Dhe nëse nuk hiqni si fillim shtresën e parë të papastërtisë së akumuluar, një tjetër shtresë plhuri dhe mbetjesh ushqimi do të shtohet. Prandaj përishni mëngët, blini produkte cilësore pastrimi për dyshemenë, sfungjerë, tela! Gjithashtu duhet të llogarisni kohën dhe të organizoheni për ditët në të cilat do të merreni seriozisht me pastrimin e dyshemesë dhe çdo lloji sipërfaqeje në apartament, përfshi mobiliet! Pa përmendur këtu edhe faktin se kjo punë, zakonisht duhet të kryehet fundjavave për të gjitha zonjat në marrdhënie pune…por fundjavat e gjejnë gjithmonë shtëpinë plotë! Tingëllon i lehtë ky lloj pastrimi me një mori njerëzish nëpër këmbë?
- Duhet të pastrosh mirë e mirë dhe me patjetër sobën dhe mikrovalën
Soba është një paisje elektro shtëpiake që shpesh, për arsye kohe dhe veçanërisht për faktin se konsiderohet e vështirë në pastrim, kërkon me patjetër një pastrim me detaje përpara gostisë së festave të fundvitit! Për më tepër, nëse dëshiron të përgatisësh një gjel deti për të lëpirë gishtat për natën e ndërrimit të viteve, duhet të jesh e sigurtë se soba juaj mban aromë shumë të mirë, e cila nuk do të ndikoj aspak në strukturën e mishit, do ta pjekë më mirë dhe do të jetë më i shijshëm! Do t’ju duhen detergjent të mirë, kujdes me aromat dhe aciditetin. Zakonisht për të zbutur disi papastërtin, në këtë pikë, për pastrimin e sobës mund të përdorni edhe produkte organike si limoni ose uthulla. Vendosni një gotë me ujë, limonë dhe uthullë në furrë ose mikrovalë, lëreni për pak minuta në temepraturë ( në mikrovalë më pak se 2 min ) dhe mos e nxirri direkt sapo ta keni fikur pajisjen. Filloni ta pastroni mirë me solucione, sfungjer dhe tel, do të jetë shumë më e thjeshtë!
- Ri – organizo dollapët dhe pastroi me themel jashtë e brenda
E keni vënë re sa shumë veshje që nuk na hyjnë më në punë mbajmë palosur për kohë të gjatë në dollapë? Dhe sa herë ndërrohen stinët dhe organizoni raftet, i premtoni vetes se do të hiqni patjetër shumëçka që nuk ju duhet më, për të krijuar pak më shumë hapsirë dhe vend, që të tjera veshje të rrinë më mirë! Por kjo mezi ndodh, rrobat e vjetra, që na vjen keq t’i hedhim, qarkullojnë çdo vitë nëpër rafte dollapësh. Këtë herë, përpiqu ta mbash premtimin që i bën vetes hera – herës! Nise punën duke bindur mendjen, se si fillim do të merreni pikërisht me këtë gjë : seleksionimin e veshjeve! Dhe ato që nuk ju duhen më i palosni dhe fusni në qesë, të cilat fare mirë edhe mund t’i dhuroni tek njerëz më në vështirësi! Vështroni me kujdes, rreth e rrotull jush ka shumë njerëz që gjenden në vështirësi. Jepu një dorë edhe pse me rroba të vjetra, ju hyjnë në punë. Kështu secila palë del e fituar! Ju pastroni më lehtë dollapet, më mirë, krijoni vend dhe njëkohësisht ndihmoni edhe dikë më në nevojë!
- Qelqurinat, lugët, priunjtë…të gjitha duhen kaluar në duar një për një
Të gjithë kemi një ose dy sete pjatash, gotash, pirunjsh dhe lugësh, tabaka, tenxhere dhe lloj soj qelqurinash të cilat i blejmë të shtrenjta dhe i ruajmë vetëm për raste të veçanta, kryesisht për darkën e ndërrimit të viteve. Prandaj kjo është fiks koha për këta aksesorë për të shkëlqyer nga pastërtia. Gjithçka ju duhet është koha! Programoni një ditë në të cilën t’i dedikoheni tërësisht pastrimit të kujdesshëm të qelqurinave dhe aksesorëve të kuzhinës. Në këtë pikë, mos harroni të pastroni siç duhet edhe pasqyrat dhe çfarëdolloj dekori me sipërfaqe me shkëlqim!
Si? E gjeni të vështirë edhe ta mendoni se kur mund t’i bëni të gjitha këto?
Epo nëse realisht nuk dëshiron të ndahesh në 100 pjesë këtë fundvit, zbulo SUPER OFERTAT E FUNDVITIT me Ndihma + në
http://localhost/oldndihma/oferta/
Kontakto ose rezervo shërbimin tuaj të pastrimit në 0693381880
Ndihma + është një arsye më shumë për të pritur ndërrimin e viteve sa më të relaksuar!