Ju keni një ndjesi që duhet ta mbani shtëpinë tuaj të pastër. Ndoshta prindërit tuaj ua kanë bërë ide fikse këtë ndjesi ose ndoshta presioni shoqëror ju bënë të ndjeni sikur keni nevojë të qëndroni me pecetë pastrimi në dorë. Por, a ka vërtet rëndësi nëse e lini shtëpinë tuaj pa pastruar?
Në të vërtetë, po.
Ka disa përfitime shëndetësore të mbështetura shkencërisht, që ju dhe familja juaj përfitojnë nga një shtëpi e pastër dhe e mbajtur mirë. E kundërta sjell ndikim negativ në mirëqenien tuaj mendore dhe fizike.
Atëherë çfarë po pret?
Ndonjëherë, ju duhet pak motivim për të shtyrë veten të filloni të ndërtoni zakone të mira. Prandaj më poshtë po ju listojmë gjashtë nga përfitimet kryesore shëndetësore të një shtëpie të pastër.
- Ndiheni më pak të stresuar
Rrëmuja vizuale çon në rrëmujë mendore. Ju mund të mendoni se keni mësohesh edhe me rrëmujën, por ka shumë të ngjarë që kjo gjëndje të ndikojnë tek ju më shumë se sa e prisni. Një studim i vitit 2010 në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale zbuloi se gratë me shtëpi më të çrregullta kanë nivele më të larta të kortizolit sesa ato me shtëpi të rregullta. Cfare do te thote kjo? Nivelet e stresit lidhen edhe me hapësirën tuaj të banimit. Realizimi këtyre detyrave dhe pastrimi i shtëpisë tuaj mund t’ju ndihmojë të menaxhoni stresin.
- Jeni më aktivë
Është e thjeshtë dhe e vërtetë: pastrimi të bën të lëvizësh. Sigurisht, rregullimi i shtëpisë nuk do të të bëj të harxhosh aq shumë kalori sa një stërvitje e plotë, por ka më shumë shumë lëvizje fizike sesa të rrini ulur në divan. Mbajtja e shtëpisë tuaj të pastër do të thotë që ju do të merrni kryeni aktivitet fizik gjatë gjithë javës. Në fakt, disa revista shëndetësore kanë arritur në përfundimin se kur kryeni një pastrim shtëpie që zgjat 4 orë mund të digjni deri në 200 kalori
- Jeni më produktivë
Kur keni një detyrë që nuk doni ta filloni, a e gjeni veten duke kërkuar diçka tjetër për të bërë? Mosorganizimi e bën të lehtë shpërqëndrimin. Nga ana tjetër, kur gjithçka është në rregull, mendja juaj e ka më të lehtë për tu fokusuar. Nuk besoni se hapësira juaj ndikon drejtpërdrejt në produktivitetin tuaj? Shikoni disa studime shkencore të vitit 2011 mbi mënyrën se si stimujt vizualë konkurrojnë në vëmendjen tuaj. Rrëmuja dhe papastërtia krijojnë stimuj visual që ju shpërqëndrojnë.
- Ushqeheni më shëndetshëm
A e keni vënë re që kur ndiheni të stresuar, dëshironi ushqim me shumë kalori? Ky është një reagimi i natyrshëm i trupit tuaj ndaj stresuesve dhe – siç e kemi përmendur tashmë – rrëmuja është stresuese. Megjithatë ka një lajm të mirë. Pastrimi ju bën më pak të dëshiruar të konsumoni ushqim jo fort të shëndetsh dhe njëherësh mund të ndihmojë të jeni më përzgjedhës ndaj ushqimeve realisht cilësore. Një studim i vitit 2013 i botuar në Psychology Science paraqiti rezultatet e një targe grupi njerëzish që ndikoheshin nga disa faktor si pastrimi për të bërë zgjedhjet ushqimore. Përfundimi ishte se njerëzit të cilët kishin punuar në një hapësirë të organizuar dhe të pastër kishin dy herë më shumë të ngjarë të zgjidhnin një mollë sesa një çokollatë sesa ata që kishin punuar në një zonë të çrregullt dhe jo fort të mirëmbajtur.
- Do të flini më mirë
A nuk është më e lehtë të shtrihesh për të fjetur kur nuk ke ndonjë rrëmujë të madhe që bezdis në trurin tënd? Kur shtëpia juaj është e pastër, ju mund të shikoni përreth para se të shkoni në shtrat pa vërejtur ndonjë detyrë që mund të mbajë ndezur trurin tënd edhe kur vendosni kokën në jastëk gjumi do t’ju zërë më lehtë. Në fakt, Fondacioni Kombëtar i Gjumit zhvilloi një sondazh që zbuloi se thjesht procesi rregullimit të shtratit tuaj në mëngjes rrit shanset tuaj për të pushuar më mirë në darkë, me gati 20%.
- Do të sëmureni më rrallë
Një shtëpi e mirëmbajtur ka më pak vende për mikrobet dhe bakteret. Mbani në vëmendje se , pluhuri dhe alergjenët grumbullohen në qilima, shtroja dhe tapiceri me kalimin e kohës, duke kontribuar në alergji të përkeqësuara dhe astmë. Me pak fjalë, përfitimet shëndetësore të një shtëpie të pastër janë të dukshme. Nëse dëshironi të mbani veten dhe familjen tuaj të shëndetshëm, pastrimi rregullisht është një domosdoshmëri. Në disa raste, mund të kërkoni edhe një dorë ndihmë nga stafi i Ndihma + me pastrimin. Mos kaloni vetëm fshesën me korent dhe menduat se përfunduar. Minimalisht një herë në javë duhet të përvishni mëngët dhe t’i futeni pastrimit të shtëpisë me themel.
Ndihma + mund t’ju shërbejë në të gjitha herët që do të keni nevojë për një dorë shtesë, përtoni ose në raste eventesh të mëdha, në të cilat dëshironi të shkëlqeni nga pastërtia. Deri atëherë, angazhohuni dhe pastrim të mbarë!