Nëse sapo jeni bërë nënë ose jeni në pritje , është mëse e natyrshme që të keni pyetje apo paqartësi në lidhje me sigurinë e bebit tuaj gjatë kësaj pandemie (Covid-19) që po kalojme.
Ushqyerja me gji për bebin është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Kontakti i lëkurës me ju dhe ushyqeja e hershme e ndihmon bebit tuaj të rritet i shëndetshëm dhe kjo gjë nuk ka pse të ndalojë në këtë periudhë.
Deri më tani nuk ka asnjë studim apo provë që tregon rrezikun e transmetimit të Covid- 19 nga ushyqerja me gji apo nëpërmjet qumështit të gjirit.
Më poshtë do të gjeni disa nga pyetjet më të zakonshme që bëjnë nënat e reja në lidhje me pasigurinë rreth situatës dhe që ndihmojnë në sigurimin e një përvojë më të sigurt për ju dhe fëmijën tuaj , pavarësisht nëse ndiheni të shëndetshme apo jeni duke përjetuar disa nga simptomat e Covid- 19
- A duhet ta ushqej fëmijën tim me gji gjatë pandemisë?
Patjetër që po. Qumështii gjirit siguron antitrupa që i jep bebit një zhvillim më të mirë dhe e mbron nga shumë infeksione.
Antitrupat dhe faktorët bio- aktiv që janë në qumështine e gjirit mund të luftojnë edhe Covid-19.
- A mund të infektohet bebi me Covid- 19 gjatë ushqyerjes me gji?
Sipas të dhënave dhe kërkimeve , Covid- 19 nuk transmetohet nga nëna te bebi gjatë ushqyerjes me gji apo nëpërmjet qumështit të gjirit.
- A duhet ta ushqej fëmijën me gji nëse kam Covid-19 apo dyshoj se kam Covid-19?
Po, mund të vazhdoni ta ushqeni bebin me gji duke marr masat përkatëse.
Masat kryesore janë:
Vendosja e maskës
Larja e duarve me sapun përpara dhe pasi prekni bebin
Pastrimi dhe dizifektimi I siperfaqeve që prekni
Pjesa e krahërorit duhet larë me patjetër në rast se ju jeni kollitur në të, në të kundërt, gjiri nuk ka pse të lahet sa herë që ju ushqeni bebin.
- A duhet ta ushqej fëmijën me gji nëse ai/ajo është i/e sëmurë?
Po, duhet të vazhdoni ta ushqeni fëmijën tuaj me gji nëse është sëmurë me Covid- 19 apo me ndonjë sëmundje tjetër.
Qumështi I gjirit ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe antitrupat e ndihmojnë të luftojë me infeksionet.
- Cfarë masash duhet të marr gjatë kohës që I jap gji bebit?
Sigurohuni të lani duart përpara dhe pasi ta prekni bebin.
Pastroni dhe dizifektoni siperfaqjet qe prekni .
Lani dhe dizifketoni pompat e qumështit, shishet dhe cdo gjë tjetër të bebit.
Referenca: https://www.unicef.org