Ushqyerja me gji gjatë COVID-19

Ushqyerja me gji gjatë COVID-19

Nëse sapo jeni bërë nënë ose jeni në pritje , është mëse e natyrshme që të keni pyetje apo paqartësi në lidhje me sigurinë e bebit tuaj gjatë kësaj pandemie (Covid-19)  që po kalojme.

Ushqyerja me gji për bebin është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme.  Kontakti i lëkurës me ju dhe ushyqeja e hershme e ndihmon bebit tuaj të rritet i shëndetshëm dhe kjo gjë nuk ka pse të ndalojë në këtë periudhë.

Deri më tani nuk ka asnjë studim apo provë që tregon rrezikun e transmetimit të Covid- 19 nga ushyqerja me gji apo nëpërmjet qumështit të gjirit.

 

Më  poshtë do të gjeni disa nga pyetjet  më të zakonshme që bëjnë nënat e reja në lidhje me pasigurinë rreth situatës dhe që ndihmojnë në sigurimin e një përvojë më të sigurt për ju dhe fëmijën tuaj , pavarësisht nëse ndiheni të shëndetshme apo jeni duke përjetuar disa nga simptomat e Covid- 19

 

  1. A duhet ta ushqej fëmijën tim me gji gjatë pandemisë?

Patjetër që po. Qumështii  gjirit siguron antitrupa  që i jep bebit një zhvillim më të mirë dhe e mbron nga shumë infeksione.

Antitrupat dhe faktorët bio- aktiv që janë në qumështine e gjirit mund të luftojnë edhe Covid-19.

 

  1. A mund të infektohet bebi me Covid- 19 gjatë ushqyerjes me gji?

Sipas të dhënave  dhe kërkimeve , Covid- 19 nuk transmetohet nga nëna te bebi gjatë ushqyerjes me gji apo nëpërmjet qumështit të gjirit.

 

  1. A duhet ta ushqej fëmijën me gji nëse kam Covid-19 apo dyshoj se kam Covid-19?

Po, mund të vazhdoni ta ushqeni bebin me gji duke marr masat përkatëse.

Masat kryesore janë:

Vendosja e maskës

Larja e duarve me sapun përpara dhe pasi prekni bebin

Pastrimi dhe dizifektimi I siperfaqeve që prekni

Pjesa e krahërorit duhet larë me patjetër në rast se ju jeni kollitur në të, në të kundërt, gjiri nuk ka pse të lahet sa herë që ju ushqeni bebin.

 

  1. A duhet ta ushqej fëmijën me gji nëse ai/ajo është i/e sëmurë?

Po, duhet të vazhdoni ta ushqeni fëmijën tuaj me gji nëse është sëmurë me Covid- 19 apo me ndonjë sëmundje tjetër.

Qumështi I gjirit ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe antitrupat e ndihmojnë të luftojë me infeksionet.

 

  1. Cfarë masash duhet të marr gjatë kohës që I jap gji bebit?

Sigurohuni të lani duart përpara dhe pasi ta prekni bebin.

Pastroni dhe dizifektoni siperfaqjet qe prekni .

Lani dhe dizifketoni pompat e qumështit, shishet dhe cdo gjë tjetër të bebit.

 

Referenca: https://www.unicef.org

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this