10 këshilla të rëndësishme për cdo amvisë që e do shtëpinë e pastër.

10 këshilla të rëndësishme për cdo amvisë që e do shtëpinë e pastër.

10 këshillat e mëposhtme janë shumë të rëndësishme për të pasur një shtëpi të pastër. Një avantazh tjetër është që ato mund t’i aplikoni shumë lehtë dhe shpejt.

 

  1. Mikrovala

Merrni një sfungjer dhe bëjeni me sapun. Shtrydheni atë që të nxjerr shkumë dhe pastaj vendoseni në mikrovalë për 30 sekonda. Pas 30 sekondave hapni derën e mikrovalës dhe pastrojeni nga brenda. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta pastroni mikrovalën lehtësisht , por edhe të gjitha mikrobet që mund të gjenden aty.

  1. Dyshekët

Sic e dimë të gjithë me kalimin e kohës dyshekët bëhen pis. Ja një mënyrë shumë e thjeshtë sesi mund t’i pastrojmë ato. Hidhni në dyshek sodë buke dhe lëreni për disa orë. Më pas fshijeni atë me fshesë me korrent.  Do të vëreni që të gjitha njollat dhe era e keqe do të largohen. Kjo metodë mund të përdoret edhe për një divan të vjetër.

  1. Dërrasat

Kombinimi i kripës më limon është shumë efikas për pastrimin e dërrasave të mëdha. Hidhni mbi dërrasë kripë dhe më pas vendosni limon duke e rrotulluar sipër dërrasës. Më pas thjesht lajeni më ujë të ngrohtë.

  1. Thekësja e bukës

Me ndihmën e një furce dhëmbësh të vjetër, ju mund të pastroni të gjitha vendet të cilat janë vështirë për t’u pastruar.

  1. Cezmat

Nëse fshihni sipërfaqen e cezmës me një letër dylli, njollat e ujit nuk do të shfaqen për një kohë të gjatë.

  1. Hekuri

Hidhni kripë në tavolinën e hekurit . Më pas ndizeni hekurin në temperaturën më të lartë , por sigurohuni që mos të ketë ujë brenda. Pastaj vendoseni hekurin sipër kripës,njësoj sikur do hekurosni.

  1. Rrobat

Është e lehtë për të hequr njollat e yndyrës nga rrobat duke përdorur shkumës të shpërbërë.  Thjesht bëjini njollat më shkumësin e shpërbërë edhe lëreni disa orë që të veprojë. Kjo metodë është me efikase kur njollat janë të freskëta.

  1. Tapetat

Përzieni së bashku ujë dhe uthull në një shishe me mekanizëm sprucues. Më pas spruconi tapetin atje ku ka njolla dhe vendosni një pecetë të lagur.  Merrni hekurin, vendosnin në avull dhe bjerini sipër për 30 sekonda. Dhe ja aq e patën dhe njollat!

  1. Lavamani

Pastroni lavamanin me sodë buke dhe me një furcë të vjetër dhëmbësh, më pas vendosni disa copa limoni te vrimat e lavamanit dhe hidhini ujë të zakonshëm.

  1. Dritaret

Pastrojini dritaret në mënyrën e zakonshme, por sigurohuni që në fund ti pastroni edhe me një gazetë të thatë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të hiqni të gjitha njollat dhe ju jep xhamave një ndricim.

 

Provojini këto metoda në shtëpi dhe do ta shikoni që janë shumë efektive. Për një pastrim me detaje të shtëpisë suaj mund të telefononi në numrin 069 33 81 880.

 

Burimi : Bright Side

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this