Pastrim

Ne do të kujdesemi për çdo detaj dhe kërkesë tuajën persa i perket pastrim -it , duke ju lejuar të fitoni kohë për të shijuar momentet më të bukura të jetës. Jemi të specializuar në pastrimin e shtëpive dhe ambienteve komericiale. Ne ju garantojmë një shërbim të përshtatshëm dhe cilësor.

Shijoni një shtëpi të pastër dhe të organizuar, duke lënë nevojën për pastrim në duart e ekspertëve

Pastrim Për familje

Orari i shërbimeve
E Hëne - E Shtunë

08:00 - 18:00

Pastrim Për biznese

Termat dhe kushtet

Cilësia e shërbimit

• Ndihma Plus garanton sjellje korrekte dhe profesionale të stafit të shërbimit pranë klientit. Stafi i shërbimit është i detyruar t’i përmbahet rregullores së shërbimit të Ndihma Plus.
• Në shtëpinë tuja do të vijnë të paktën dy punonjëse. Puna në grup qëndron në thelb të modelit tonë,rrit produktivitetin dhe ul kohëzgjatjen e shërbimit pa kosto shtesë për klientin.
• Në qoftë se klienti dëshiron , NdihmaPlus mund të sigurojë detergjentët profesionalë të cilat ekipi i pastrimit është i trajnuar t’i përdorë. Përdorimi i detergjentëve shoqërohet me kosto shtesë për klientin.
• Ne do të lëmë një formular për kënaqësinë e klientit, ku ju mund të shkruani komentet tuaja për stafin dhe punën . Gjithashtu ju do të telefonoheni nga agjencia për t’u siguruar që ju keni ngelur të kënaqur me shërbimin. Cilësia është prioriteti yne i parë!
• Në raste se ju do të keni ankesa për shërbimin, mund të telefononi në numrin e agjencisë: +355 (0)69 33 81 880, në adresën e-mail: info@ndihmaplus.com ose në facebook: Ndihma Plus.
• Kini parasysh që cdo komunikim të rëndësishëm ta mbani me përfaqësuesit e agjencisë dhe jo me stafin e shërbimit.

Planifikimi i shërbimit
  • Ne do të mbërrijmë në ditën dhe adresën e caktuar ashtu si është rënë dakord paraprakisht.
  • Klienti mund të anullojë ditën e pastrimit deri në 24 orë përpara. Këtë të drejtë e ka edhe NdihmaPlus.
  • Në rast të një anulllimi të mëvonshëm NdihmaPlus dhe klienti detyrohen të dëmshpërblejnë njëri-tjetrin me vlerën 3000 lekë. Anulllim konsiderohet edhe kërkesa për ta marrë ose ofruar shërbimin një ditë tjetër.
  • Përjashtim në të dyja rastet bëjnë emergjencat natyrore apo njerëzore.
Koha e fillimit dhe e mbarimit të punës

Koha e fillimit do të jetë momenti që punonjëset  hyjnë në shtëpi dhe  koha e përfundimit të shërbimit do të jetë momenti që punonjëset dalin nga shtëpia.

Kërkesa shtesë

Ju lutem na  lajmëroni  më përpara kur keni kërkesa të veçanta ( si p.sh  pasi keni bërë punime, dhoma shtesë, etj ) në mënyrë që ne të planifikojmë orët që nevojiten për një shërbim cilësor në këto raste.  Për klientët që janë me pagesë fikse në këto raste do të rritet  tarifa në bazë të punës që është për t’u bërë.

Ditët e festave

Pak ditë më parë dhe gjatë ditëve të festave, për shkak të ritmit të lartë të punës dhe ngarkesës, Ndihma Plus mund të aplikojë cmime të ndryshme nga zakonisht. Në cdo rast agjencia do të kujdeset t’ju njoftojë paraprakisht, nëse kjo ndodh.

Pagesa
  • Nëse pagesa kryhet në bazë të orëve të punuara, ajo duhet të kryhet menjëherë pas përfundimit të tij ose ditën tjetër, pranë agjencisë.
  • Nëse pagesa është fikse dhe e rënë dakord paraprakisht, klienti mund ta parapaguajë atë pranë agjencisë ose të kujdeset ta paguajë në rastin më të vonë, brenda ditës së nesërme.
  • Për klientët që paguajnë në fund të muajit, Ndihma Plus do t’ju komunikojë atyre detyrimet në bazë të orëve të shërbimit, më datë 1 të cdo muaji, për muajin paraardhës. Klienti duhet të paguajë cash ose në bankë brenda datës 5 të muajit.
  • Për cdo ditë vonesë të pagesës, klientit i mbahen 0.1% komision shtesë mbi pagesën.
Siguria në shtëpi
  • Më së shumti klientët preferojnë të jenë vetë të pranishëm në ndërtesë dhe ne e rekomandojmë prezencën e tyre gjatë shërbimit të parë. Në vijim, klientët mund të lenë stafin të punojë në banesën e tyre dhe të kujdesen të mbyllin banesën para se stafi të largohet.
  • Gjatë shërbimit, dera e shtëpisë qëndron e kycur dhe nuk lejohet të hapet për asnjë arsye, pa njoftimin paraprak të klientit.
Përgatitja e shtëpisë
  • Do ta vlerësonim shumë në qoftë se në dysheme nuk do të kishte rroba apo objekte të tjera. Kjo gjë do të lehtësonte pastrimin e shtëpisë.
  • Ju lutem siguroni lekët, bizhuteritë dhe gjëra të tjera me vlerë. Ne nuk lajmë rroba; gjithsesi me shumë kënaqësi do t ‘i fusnim rrobat e palara në lavatrice. Në muajt e verës do ta vlerësonim shumë nëse ju  lini kondicionerin hapur në një temperaturë të përshtatshme.
  • Nëse për ndonjë arsye nuk doni që një dhomë e caktuar të pastrohet, thjesht na njoftoni.
Çfarë ne nuk pastrojmë ?
  • Në pastrimet standarde nuk ofrohen shërbimet e mëposhtme. Ato mund të negociohen me agjencinë kundrejt një pagese shtesë:

    • Këpucët,shapkat, sirtarët dhe ndërresat
    • Mbetjet e kafshëve shtëpiake
    • Lulet dhe kopshtet
    • Pishinat
    • Në rast të zonave të prekura nga milingona,pleshta,buburreca, ne do të bëjmë pastrim sipërfaqësor,por jo zhdukje të tyre. Në rast se ju nuk jeni në dijeni të këtij problemi në shtëpinë tuaj, do të njoftoheni nga stafi.

    Ekipi ynë i pastrimit nuk merret me:

    • gatimin, ushqyerjen e fëmijëve
    • kujdesjen për kafshët
    • kujdesjen për lulet
    • lyerje apo rregullime elektrike
    • zhvendosjen e pajisjeve të rënda

    Këto shërbime mund të ofrohen nga Ndihma Plus, me kërkesë të vecantë të klientit.

Incidente dhe dëmtime
  • Pavarësisht se stafi jonë është shumë i kujdesshëm që mos të  bëjnë dëmtime gjatë shërbimit, incidentet apo dëmtime të objekteve mund të ndodhin. Stafi është i udhëzuar t’ju bëjë me dije menjëherë për dëmtimin, klientin dhe agjencinë.
  • Ndihma Plus duhet të njoftohet nga klienti brenda 24 orëve për cdo dëmtim të vërejtur në banesë gjatë shërbimit.
  • Ndihma Plus nuk mban përgjegjësi për objektet që janë vjetëruar nga koha apo për gjërat që nuk janë instaluar mirë. Ju lutem na informoni në qoftë se në shtëpinë tuaj është dëmtuar dicka apo është gati  duke u dëmtuar.
  • Ne cdo rast, agjencia nuk mund të konsiderohet përgjegjëse për dëmtime që tejkalojnë 50% të vlerës së shërbimit ditor.
  •  
Punësimi i stafit të Ndihma Plus
  • Të gjithë anëtarët e Ndihma Plus kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ne, e cila i ndalon të nxisin punësimin personal te klienti ose të bëhen ndërmjetës të një pale të tretë.
  • Gjithashtu, ju si klientë, jeni të ndaluar të shprehni interesin tuaj për punësim të stafit tonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të nënkuptuar. Në rast se vërtetohet se ju keni shkelur këtë marrëveshje, Ndihma Plus do të ndjekë rrugën ligjore përkatëse për raportimin e këtij rasti të punësimit informal.
  • Ndihma Plus dëshiron të bashkëpunojë vetëm me klientë që e kuptojnë dhe vlerësojnë misionin dhe vizionin e agjencisë, në thelb të të cilit qëndron shërbim i ofruar në mënyrë profesionale nga staf i punësuar kundrejt të gjitha detyrimeve dhe të drejtave të kodit të punës.
  •  
Shpërblim

Edhe pse shpërblimi nuk kërkohet apo pritet, patjetër që stafi jonë do ta vlerësonte dicka të tillë! Një mënyrë shumë e mirë për të  treguar që ju e vlerësoni punën e stafit tonë do të ishte një shpërblim i vogël për to. Ju mund të lini një pagesë të vogël CASH për ekipin.

Programi i rekomandimit te klientët e rinj

Sa herë që ju rekomandoni një klient të ri , i cili merr shërbimin tonë, ju do keni një 20% zbritje herën tjetër që do të merrni pastrimin, e përkthyer kjo në ulje pagese ose orë pune shtesë.