10 strategji për të rritur fëmijë kreativ

10 strategji për të rritur fëmijë kreativ

Shumë prindër shpresojnë dhe ëndërrojnë që fëmijët e tyre të jenë të talentuar dhe të mund ta zhvillojnë ose ndjekin pasionin edhe kur rriten. Prandaj edhe nëse nuk ndjeheni shumë kreativ nga natyra, ju gjithsesi mund t’i ndihmoni të vegjlit tuaj për të rritur imagjinatën dhe kreativitetin. Mjafton të ndiqni këto 10 strategji të thjeshta dhe produktive :

 

  1. Bëni vetë librat / kartolina

Sa herë shëtisni nëpër një qendër tregëtare ose ambient ku ekspozohen libra, ju kuptoni se sa shumë histori për fëmijë të thëna dhe rithëna ka nëpër stenda. Prandaj përse mos të krijoni edhe ju vetë një version të ri tërësisht të personalizuar? Mjafton të merrni ca letra me ngjyra, bojëra uji, ngjitës, gërshërë dhe pak imagjinatë dhe mund të krijoni librin / kartolinën tuaj të personlizuar! Është një ide fantastike pasi i bën fëmijët jo vetëm të nxisin imagjinatën rreth historisë që po ndërtoni në libër por edhe të kaloni pak më shumë kohë së bashku!

 

  1. Jepu kurajo të zgjedhin vetë

Sa herë gjeni kohë të bëni një vizatim, një libër ose kartolinë së bashku me fëmijën tuaj, lëreni të bëj vetë zgjedhjet e tij / saj në lidhje me ngjyrat që do të përdor! Nuk ka rëndësi nëse bari është jeshil, nëse i vogli juaj dëshiron ta ngjyros ndryshe fushën me lule, lëreni ta bëjë këtë gjë! Gjithashtu sa herë vendoni të blini rroba për fëmijën, mundohuni ta lini të zgjedh. Në disa raste, nëse vërtetë jeni një prind kontrollues, mund ta sugjeroni ose ngushtoni disi rrethin e zgjedhjes, por në fund, fëmija juaj duhet të nxitet të marri vendime dhe të bëj zgjedhjen e vetë.

 

  1. Sigurohuni që të ketë vetëvlersim

Është e pranueshme të themi se të pyeturit 1000 herë ‘përse?’ gjatë ditës nga fëmijët është disi irrituese, por sa herë të mundeni, jepini liri  të pyesi rreth gjithçkaje që i ngjallë interes dhe kureshje! Për më tepër, prindi duhet të bëj gjithçka mundet që të krijoj situata në të cilat fëmijët mund të krijojnë lidhje me bashkëmoshatarët e tyre, duke ju dashur të prezantohen dhe njihen me sho – shoqin. Kështu duke e ndihmuar të krijoj marrdhënie miqësore me personat jashtë familjes, ju po e mësoni fëmijën se si gjërat funksionojnë jashtë shtëpisë dhe kur i mëshoni faktit që duhet të perzantohet, pra të flas për veten e vetë, duhe ta bëjë këtë pa frikë apo ndroje dhe pasiguri! Jepini kurajo fëmijë suaj të bashkëveproj me të tjerët dhe të dijë të prezantoj veten për atë që është në të vërtetë!

 

 

  1. Ricikloni gjërat materiale në shtëpi

Është shumë argëtuese të merresh me gjërat e vjetra nëpër shtëpi! Si përshembull të riorganizoi albumet e fotografive, madje mund edhe ti krijoni vetë nga e para me letra me ngjyra, bojëra dhe ngjitës. Gjithashtu kutitë e këpucëve, mund të zbukurohen dhe të kthehen në kuti që mbledhin lodrat ose pozicionohen në formë rafti për të sistemuar librat! Përse të shpenzoni para për një raft të vogël librash në dhomën e fëmijëve? Me kutitë e kartoni që keni në shtëpi, mund të punoni, t’i ricikloni duke pritur sugjerime dhe ide nga të vegjlit tuaj dhe të krijoni pa shumë shpenzime një kend origjinal librash. Madje edhe bidonat e qumështit të skremuar mund të shndërrohen në mbajtëse stilolapsash! Ju duhet të gjeni pak kohë për tu përkushtuar dhe shumë imagjinatë për të krijuar gjëra të bukura.

 

  1. Shpenzoni kohë në natyrë

Duhet të gjeni me patjetër kohë për të shpenzuar bashkë në natyrë me fëmijën tuaj! Jepini mundësinë të eksploroj natyrën, ngjyrat, vendet jashtë ambientit të shtëpisë. Bëni të mundur që të shpezoni sikur edhe 1 orë në ditë në natyrë bashkë me fëmijën. Nuk ka rëndësi nëse është herët në mëngjes, në drek apo mbasdite, thjesht programoni të shpenzoni një orë të bukur për tu argëtuar në natyrë, në një park lojërash, në një park ku shëtitet ose bëhet sport. Njerëzit përreth do të ngjallin kuriozitetin e fëmijës suaj dhe natyrshëm do të hapen tema interesante rreth natyrës, sportit, kafshëve dhe çdo lloj aktiviteti tjetër që të voglit tuaj i tërheq vëmendjen.

 

  1. Nxiteni që të jetë origjinal

Fëmijët në mënyrë të pashmangshme kalojnë nëpër faza të ndryshme klasifikimi të gjërave dhe ndodhive. Në këtë fazë, gjeni kohë për t’i shpjegur fëmijës se sa argëtuese është të shohësh botën dhe jetën në disa këndvështrime! Gjithashtu duhet t’i mëshoni faktit se të qënit ose ndjerit ndryshe është një lloj zgjedhje e mrekullueshme që të bën të shfaqesh për atë që je, pa qenë nevoj të kopjosh apo të tërhiqesh në guackë.

 

  1. Dëgjoi muzikë

Shndërrojeni muzikë në një element të rëndësishëm ditor në jetën tuaj familjare. Ritmi,harmonia dhe melodia e një kënge të bukur që në mëngjes përshembull, përpara se fëmijët të nisen në shkollë dhe ju të rendni drejt punës, do t’ju mbushin me energji pozitive! Veçanërisht nëse përpiqeni të përzgjidhni këngë që kanë edhe tekst të bukur, do t’ju mobilizojnë familjarisht, dot t’i bëjë prindërit të kërcejnë dhe fëmijët të buzëqeshin dhe përfshihen nga pozitivitieti! Muzika është gjithmonë magji! Përdoreni!

 

  1. Ktheji përrallat në realitet

Në vend që të merrni e të lexoni një libër pak përpara gjumit, krijoni një skenar të gjallë, duke improvizuar rolet sipër krevatit, me çarçafë dhe batanie. Gjithashtu nëse shtoni disa jastëk, një kapele prej letre ose një kurorë ditëlindjeje, janë element të nevojshëm që ju dhe fëmija juaj ta quani veten princesha dhe t’i jepni jetë historisë. Mund të jeni Rapunzella me flokët e gjata ose Borëbardha që pret princin ( sigurisht kur babi është ai që vendosën vajzën e vogël në gjumë ) etj!

 

  1. Ushqeje me siguri dhe vetëbesim

Dhuroji sa më shumë vëmendje, fjalë të mira dhe kurajo fëmijës tuaj. Çdo fëmijë ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes, çdo fëmijë do të dëgjoj se sa i zoti është. Prandaj sa herë fëmijëa juaj është i zoti në diçka, mos nguroni ta përgëzoni apo t’i jepni zemër për sjelljen e tij të mirë! Duke i evidentuar sjelljet e mira, ju i jepni kurajo fëmijës dhe rrisni vetbesimin në aftësitë e tij.

 

  1. Jini ju vetë shembulli parë i kreativitetit

Fëmijët, kryesisht ata të moshës 0 – 4 vjeç, mësojnë duke kopjuar dhe duke vëzhguar të rriturit, më së shumti prindërit! Prandaj prindërit, duhet të kujdesen edhe për veten dhe kreativitetin e tyre. Çka do të thotë se nëse fëmija juaj ju kërkon ndihmë me një vizatim, mos e refuzoni kërkesën për ndihmë duke thënë se ‘nuk jeni shumë e mirë me vizatim’. Hiqni dorë nga frikërat dhe gëzojuni kohës së bukur të shpenzuar bashkë me fëmijën. Sigurisht që nuk ka përse ta cilësoni veten Da Vinci për ta ndihmuar të voglin tuaj në iniciativa kreative. Duke u përfshirë, ju i jepni shembullin dhe mësimin e mirë fëmijës, se nuk ka aspak problem të provosh dhe jo domosdoshmërisht duhet të jesh perfekt!

 

 

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this