Marrëdhënia prind-fëmijë konsiderohet të jetë marrëdhënia më e qëndrueshme dhe e rëndësishme në jetën e dikujt. Prandaj edhe ne vendosëm të ndajmë me ju 11 shprehje nga autorë të ndryshëm që kanë të bëjnë me prindërimin.
Ju ftojmë t’i lexoni dhe ti ndani me miqtë tuaj.
- Fëmijët kanë nevojë për prezencën tuaj më shumë sesa për dhuratat tuaja.
Jesse Jackson
- Asnjëherë mos bëni për fëmijën tuaj atë gjë që ai është i aftë ta bëj vet. Elizabeth Hainstock
- Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të qëndrojnë me këmbë në tokë, vendosini disa përgjegjësi mbi shpatulla.
Abigain Van Buren
- Është më e lehtë të formosh një fëmijë me karakter të fortë, sesa të riparosh një burrë një burrë të thyer.
Frederick Douglass
- Cdo ditë të jetës sonë, ne ndërtojmë depozita me kujtime në memorien e fëmijëve tanë.
Charles R. Swindoll
- Një fëmijë të cilit i lejohet të tregojë mos respekt për prindërit e vet nuk do të tregojë asnjëherë respekt për njerëzit e tjerë.
Billy Graham
- Të bëhesh prind do të thotë që gjithë jeta jotë të ndryshojë. Është dicka që të jep arsye të tjera se përse duhet të zgjohesh në mëngjes.
Taylor Hanson
- Asnjëherë nuk e kuptojmë dashurinë e prindërve derisa bëhemi prindër vet.
Henry Ward Beecher
- Në fund të ditës, celësi kryesor i lumturisë së fëmijëve është mbështetja dhe mendimet pozitive të prindërve.
Jane D. Hull
- Nuk më vjen ndërmend asnjë nevojë në fëmijëri,përpos nevojës së fortë për t’u ndjerë i mbrojtur nga babai.
Sigmund Freud
- Ata mund të harrojnë ato c’ka ju keni thënë,por ata nuk do të harrojnë kurrë se si ju i keni bërë të ndihen.
Carol Buchner