15 rreziqet në shtëpinë tuaj: Kriss Keller, ish-dado tregon sesi objektet e ndryshme mund të dëmtojnë fëmijët në shtëpi

15 rreziqet në shtëpinë tuaj: Kriss Keller, ish-dado tregon sesi objektet e ndryshme mund të dëmtojnë fëmijët në shtëpi

Një ish- dado, e cila ka punuar për shumë familje në të gjithë botën, mund të dalloj fare lehtë rreziqet që mund të dëmtojnë fëmijët tuaj në shtëpi.

Kriss Keller ka lindur në Bratislava , por që jeton në Switzerland, ka shkruar një seri të titulluar “Të jemi të kujdesshëm në shtëpi, për t’u mësuar fëmijëve të vegjël sesi të shmangin aksidentet e pakëndshme.

Ajo ka përdorur shprehje të thjeshtë dhe ilustrime me ngjyra, si edhe dy karaktere Pompin dhe Titany për të treguar rreziqet e dukshme, si thikat, gërshërët etj.

Ajo thotë “ Një botë perfekte do të ishte në qoftë se fëmijët tanë do të rrëzoheshin në pambuk, veshjet e tyre të ishin të atilla që t’i mbronin nga rrëzimi apo shtëpia të ishte e rrumbullakët dhe në këtë mënyrë nuk do të ekzistonin qoshet e mobilieve”

“Por deri sa ajo kohë të vijë, përgjegjësia e përkujdesjes së fëmijëve bie mbi të rriturit.”

“Të gjithë e dimë që disa mjete në shtëpi si furra , gërshërët, thika janë të rrezikshme për fëmijët, por janë disa gjëra të tjera që ndoshta nuk i dini apo nuk ju ka vajtur mendja që mund të jenë të rrezikshme për ta.”

Më poshtë ajo na tregon 15 rreziqet më të mëdha për fëmijët tuaj:

 

  1. Prizat elektrike

Prizat elektrike janë shumë të rrezikshme pasi fëmijët janë gjithmonë të prirur të shkojnë të fusin duart atje.

  1. Detergjentet e pastrimit

Detergjentet e pastrimin vendosen zakonisht te dollapi poshtë lavamanit, një vend lehtësisht i arritshëm për fëmijët.

Zakonisht detergjentet janë më ngjyra të bukura , c’ka i bën shumë atraktive për fëmijët dhe ata i arrin dhe i fusin në gojë.

Kujdesuni që ti lini në një vend të sigurt larg nga të vegjlit.

  1. Shkopinjtë

Po, po shkopinjtë. Dhe jo vetëm ato që mund të gjejnë në kopsht, por të gjitha llojet, lapsa, stilolapsa, shkopinj koktejesh. Këto mund të jenë shumë të rrezikshme në duart e fëmijëve.

Një në cdo 3 fëmijë në kopshtin tim gjejnë një shkop dhe e vendos në gojë dhe përpara se unë të kem kohën të reagojë, ai zbulon një lojë të këndshme dhe vrapon , duke rrezikuar kështu një të carë në fyt.

Fatmirësisht nuk vrapojnë shumë shpejt.

  1. Shiritat, spangot

Shumë njerëz në shtëpinë e tyre kanë shirita, të cilat i përdorin si zbukurim. Ndonjëherë, i lidhin edhe rreth karriges së fëmijës për ta zbukuruar atë.

Por, gjithmonë duhet të kujtohemi që fëmijët nuk e dinë që ajo është për zbukurim dhe që nuk duhet ta prekin. Ata mund ta marrin ata , ta lidhin rreth fytit dhe në këtë mënyrë mund të asfiksohen.

  1. Tarracat dhe ballkonet

Kemi dëgjuar shumë histori të trishtueshme në lidhje me fëmijët dhe ballkonet apo tarracat. Prindërit duhet të kenë kujdes tymos e lënë fëmijën vetem në këto ambiente. Ata gjithashtu duhet të vendosin pengesa për fëmijët e tyre që ata të mos shkojnë vetëm atje.

  1. Kunjat, gjëlpërat

Kunjat, gjëlpërat janë të prehta dhemudn të gjenden kudo nëpër shtëpi.  Vendosini ato nëpër vendet e duhura dhe ku fëmijët mos t’i arrijnë.

  1. Ferrat, lulet, gjembat në kopsht

Një kategori qe shumë shpesh harrohen janë lulet, gjëmbacët, kaktuset.  Në qoftë se mbani lule në shtëpi apo në kopsht bëni kujdes.

  1. Gjërat kozmetike

Parfumet, acetoni, manikyri, tonet e syve, janë të gjitha të paketuara në në kuti shumë të bukura.Ato janë në të gjitha format dhe ngjyra dhe mund të jenë lehtësisht të hapshme. Fëmijët do të vendosin cdo gjë në gojën e tyre dhe këto mund të pihet apo lëpihen kollaj.

  1. Lulet dekorative

Sende të cilat njerëzit nuk u shkon mendja fare janë lulet dekorative, të cilat në vende lehtësisht të arritshme. Në qoftë se fëmijët tuaj preferojnë frutat, dhe shpresojmë që po, këto lule dekorative do të përfundojnënë gojën e tyre.

  1. Ilacet

Pilulat ngjajnë si ëmbëlsira. Ato duhet të qëndrojnë të mbyllura në një dollap të vogël- dhe ndonjë ilac që mund t’ju duket i parëndësishëm si paracetamoli.

Mbani ilaçet larg edhe bga fëmijët që janë më të rritur, ata janë natyre kurioze dhe do të duan t’i provojnë.

  1. Enët e kuzhinës

Të gjithë e dimë rrezikun thikës, por në kuzhinë ndodhen dhe enë të tjera si grirësja e perimeve, e djathit dhe sigurisht në konsideratë duhet të merret dhe blenderi apo shtrudhësja e frutave. Përpiquni t’i vendosni këto gjëra në vende të sigurta apo në kuti.

  1. Rripa, shalle, kollare ( qeset plastike, rripat e qenëve dhe lista vazhdon….)

Këto mund të gjenden të hedhura nëpër shtëpi, kur sapo jeni kthyer nga puna të lodhur ose në një ditë kur nuk janë fëmijët.

Në qoftë se keni një varëse pas derës apo një dollap atëherë bëheni rutinë që ti vendosni aty.

  1. Bizhuteritë

Në qoftë se nuk doni që bizhuteritë tuaja të përfundojnë në gojën , veshin , hundën e fëmijës tuaj apo të fshehura në ndonjë vend atëhere vendosini ato në kuti të veçanta.

  1. Cantat plastike dhe perdet e dushit

Zakonisht në shtëpi mbajmë canta të mëdha plastike dhe ato fëmijët i kanë shumë qef pasi i vendosin në kokë dhe luajnë.

Gjithashtu ja vlen të përmenden dhe perdet e dushit. Fëmijët vërtiten rreth tyre dhe lozin, por padashje mund ti vendosin rreth qafes duke kështu mund të dëmtohen.

Sigurohuni mos t’i lini vetëm fëmijët në tualet, kur keni një perde dushi.

  1. Aromat e dhomave

Disa prejt tyre mund të jenë të lëngshme. Duke qënë se mund të ngjajnë me pije , fëmijët i ngatërrojnë dhe i pinë. Kjo gjë është shumë e rrezikshme.

 

Përfundime

Fëmijët pëlqejnë shumë të vendosin në gojë gjëra të zakonshme dhe të rrezikshme dhe ndoshta ju nuk mund të jeni prezent aty kur ata e bëjnë atë gjë.

Ka ndodhur disa herë që kam kapur një nga fëmijët që kujdesesha duke futur një gur zari në gojë.

Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të jemi të kujdesshëm dhe të marrim mase duke i vendosur gjërat në vende të sigurta.

Pastaj me kalimin e kohës të bëhet zakon, si edhe gjithashtu duke kujtuar njëri-tjetrin të vendosi gjërat në vendin e duhur.

Burimi- Daily Mail

Shkëputur nga libri- Be careful – “Home Series: Hot things and Sharp things” i Kriss Keller

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this