Në kohën e sotme fëmijët kanë lodra nga më të shumëllojshmet, dhe është e vështirë t’i dhurosh dicka që t’i impresionojë. Gjithsesi dhurata më e mirë nuk vjen nga dyqanet.
Ja ku është një listë e dhuratave më të bukura që prindërit mund t’u bëjnë fëmijëve të tyre.
- Konfirmim
Ndonjëherë vetëm një pohim mund të ndryshojë gjithë jetën. Kështu që sigurohuni që fëmijët tuaj të dinë sesa shumë i vlerësoni ata. Dhe thojani këtë gjë në cdo rast që ju jepet mundësia.
- Përqafime dhe Puthje
Ndoshta keni parë disa baballarë qe i thonë fëmijës së tyre që je shumë i rritur për puthje. A nuk ju ka mërzitur kjo gjë? Duhet të dinë që fëmijët nuk janë kurrë të rritur për të marrë përqafime dhe puthje nga ju.
- Hani vaktet së bashku.
Vaktet janë shumë të rëndësishme të hahen në familje sepse ndikojnë shumë në marrëdhënien midis fëmijëve dhe prindërve.
- Sensi i humorit
Qeshni me fëmijët tuaj përditë… për hir të tyre dhe tuajin.
- Mundësia për të parë të bukurën
Ndihmojeni fëmijët tuaj të shikojë të bukurën në cdo gjë që shikon dhe bën.
- Hapësirë për të bërë gabime
Fëmijët mbeten fëmijë. Dhe kjo gjë i bën ata kaq të mirë… dhe juve në kërkim të qetësisë. Jepini atyre hapësirë të eksperimentojnë, eksplorojnë dhe të bëjnë gabime.
- Qëndrueshmëri
Një shtëpi e qëndrueshme bëhet themeli i asaj që fëmijët do të ndërtojnë në të ardhmen për jetët e tyre. Ata kanë nevojë të dinë vendin që kanë në shtëpi, kujt mund t’i besojnë dhe kush do të jetë gjithmonë aty për ta. Mos i neglizhoni këto gjëra.
- Rruga për të arritur gjëra të mëdha
Inkurajoni fëmijët tuaj të ëndërrojnë ëndrra të mëdha. Në këtë mënyrë ata do të arrijnë më shumë sesa vet mund ta imagjinojnë dhe më shumë sesa ju mund të imagjinoni.
- Kohë
Dhurata e kohës është e vetmja dhuratë që ju nuk mund ta jepni më. Kështu që mendojeni mirë kujt t’ia dhuroni dhe si.
- Vëmendje e përhershme
Kjo mund të duket e parëndësishme por në fakt nuk është ashtu. Gjithmonë jini pranë tyre dhe mos lejoni që ndonjë mundësi t’ju kaloj pa e vënë re.
- Dhembshuri
Jeta nuk është e drejtë dhe asnjëherë nuk do të jetë. Por në qoftë se është bërë një gabim apo fusha e lojës së fëmijës suaj po prishet, ju duhet ta ndihmoni për ta rregulluar atë.
- Kënaqësia
Nevoja për më shumë është ngjitëse. Prandaj, një nga dhuratat që mund t’i bëni fëmijës suaj është ti mësoni që të jetë i kënaqur me ato që ka… por jo me atë që është.
- Kurioziteti
Mësojini fëmijët tuaj të bëjnë pyetje, ku kush, pse , kur, pse jo .
“Mjaft bërë pyetje” është një shprehje që nuk duhet të dal kurrë nga goja e prindërve.
- Vendosmëria
Një nga faktorët më të rëndësishme për suksesin e tyre në jetë është madhësia e “Unë mund”.
- Disiplina
Fëmijët kanë nevojë të mësojnë nga të rriturit shumë gjëra si sjelljet e duhura, si të shkojnë mirë me të tjerët, si të arrijnë rezultate të larta dhe si ti realizojnë ëndrrat e tyre. Disiplina nuk duhet të shmanget kurrë, por jo duhet të jetë pozitive.
- Kurajo
Fjalët kanë një fuqi shumë të madhe. Ato mund të krijojnë ose mund të shkatërrojnë. Disa fjalë shumë të thjeshta që ju mund të flisni sot mund t’i japin kurajo dhe mendime pozitive fëmijës tuaj. Ose fjalët tuaja mund ti cojnë ata në dëshpërim. Kështu që zgjidhini mirë.
- Dëshira për të krijuar
Me avancimin e teknologjisë dhe internetit cdo kush që dëshiron të krijojë mund ta bëjë atë.
- Bujaria/ Mirësia
Mësoni fëmijët tuaj të jenë të bujar të dinë të kujdesen për gjërat tuaja, në mënyrë që në një të ardhme të dinë të kujdesen për gjërat e tyre.
- Natyra shpirtërore
Ne duhet të jemi të zgjuar që t’u mësojmë fëmijëve tanë se ata nuk janë vetëm mish, gjak që zënë një hapësirë në tokë. Por ata janë gjithashtu të bërë nga mendja, zemra, shpirti dhe që vendimet në jetën e tyre duhet t’i marrin me kujdes.
- Ndershmëria dhe Integriteti
Fëmijët që kanë mësuar ndershmërinë që në një moshë të vogël ka shumë probabilitet që kur të rriten të bëhen njerëz të ndershëm. Dhe të njerëzit e ndershëm me veten e tyre dhe me të tjerët bëjnë një jetë, një gjumë të qetë dhe ndihen mirë me veten e tyre.
- Shpresa
Shpresa është një ndjenjë që të bën të mendosh që gjërat do të shkojnë mirë. Ajo krijon fuqi dhe zgjidhje.
- Imagjinata
Ajo c’ka kemi mësuar këto vitet e fundit është që jeta pandryshuar dhe po ndryshon shumë shpejt. Dhe e nesërmja nuk do të ngjajë me të sotmen. Njerëzit me imagjinatë janë ata që do ta jetojnë dhe krijojnë atë.
- Të mësosh gjatë gjithë jetës
Pasioni i të mësuarit ndryshon nga studimi për të marr një gratë apo për të shkuar mirë me mësime. Kjo gjë fillon në shtëpi, kështu që mësojini fëmijët të lexojnë, të analizojnë, të eksplorojnë.
- Natyra
Fëmijët që mësojnë të vlerësojnë botën, natyrën që i rrethon, mësojnë të vlerësojnë edhe gjerat që i rrethojnë ata. Si prind, ju i mësoni dhe i kërkoni fëmijës tuaj që të mbajë dhomën pastër, apo të mbajnë rregull në shtëpi. A nuk duhet t’i mësoni të njëjtën gjë edhe për botën jashtë ?
- Mundësitë
Fëmijët kanë nevojë për mundësi për të eksperimentuar gjëra të reja, kështu ata mund të gjejnë se cfarë u pëlqen vërtet.
- Optimizëm
Pesimistët nuk e ndryshojnë botën. Optimistët po .
- Shpërblimet
Festoni të gjitha arritjet edhe ato më të voglat.
- Manifestoni Paqen
Bota është e egër dhe duket se është jashtë mundësive tuaja për të rikthyer paqen. Por bota që ju rrethon juve dhe fëmijëve tuaj është shumë e vogël dhe aty duhet të jeni dhe të mësoni fëmijët tuaj sesi të jenë paqësorë.
- Vetëvlerësimi
Njerëzit që mësojnë të vlerësojnë veten e tyre kanë më shumë besim dhe respekt për veten. Dhe kjo gjë bën që ata kur të rriten të kenë këto vlera për veten dhe për të tjerët.
- Uniteti
Ajo që na bën të ndryshëm, na bën edhe të vecantë. Të jesh unik është dicka që nuk duhet fshehur.
- Një shtëpi e ngrohtë
Falini fëmijës suaj një shtëpi të ngrohtë, të mbushur me harmoni dhe paqe, ku ai mund të kthehet gjithmonë.
- Besnikëria ndaj bashkëshortit/es suaj
Besnikëria nuk është vetëm një besnikëri fizike. Ajo përfshin sytë, mendjen, zemrën dhe shpirtin. Dedikohini plotësisht bashkëshortit/es suaj. Është një nga gjërat që fëmijët tuaj do të vënë më shumë re.
- Dashuri
Dhurata më e çmuar që mund t’i bëni atyre është DASHURIA.
Bazuar nw materialet e becomingminimalist