5 hapa sesi të krijoni një lidhje të fortë dhe të rregullt me dadon/ Lidhja dado- familje

5 hapa sesi të krijoni një lidhje të fortë dhe të rregullt me dadon/ Lidhja dado- familje

Komunikimi  i mirë me dadon është  hapi i parë i një lidhje të fortë dhe të gjatë.

Dadot kujdesen për thesarin më të çmuar tuajin- fëmijën.  Puna e tyre është të qëndrojnë në shtëpinë tuaj dhe të kujdesen për fëmijën tuaj.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme sesi të krijoni një marrëdhënie të mirë dhe të gjatë me dadon tuaj:

  1. Filloni duke diskutuar kushtet e punës sa më qartë dhe në mënyrë të ndershme– kjo pikë është e rëndësishme që ju të bisedoni me dadon që në fillim të punës për kushtet e punës, orarin, çfarë ju prisni nga dadoja, çfarë ju ofroni etj.
  2. Planifikoni metodën tuaj të preferuar të komunikimit– biseda të përditshme me njëra –tjetrën, mesazhe, ose një listë ku të shkruni gjërat që keni planifikuar për çdo ditë.  Nëse ju zgjidhni që ti lini shënime dados për disa gjëra , mundohuni që ato të jenë sa më të qarta dhe në një vend ku dadoja ta di se ku mund ti gjejë ato.
  3. Bëni një planifikim të një takimi rutinë çdo javë– Është e rëndësishme që ju ta takoni dadon dhe të uleni të bisedoni me të të paktën një herë në jave për ecurinë e fëmijës apo për çdo gjë tjetër.
  4. Bëni pyetje nëse keni dhe bisedoni për çdo shqetësim apo paqartësi që mund të keni në lidhje me punën e saj– të njëjtën gjë duhet të bëni të dyja palët. Për të mbajtur një marrëdhënie të mirë dhe pa hatërmbetje, duhet të diskutoni gjërat dhe  nëse ka ndonjë pakënaqësi nga të dyja anët duhet të uleni ti bisedoni dhe të gjeni një marrëveshje për ti zgjidhur.
  5. Ndiqni rregullin e artë– sigurohuni që ta shikoni dadon si një njeri të familjes, jo si një punonjëse. Trajtoheni ashtu siç do të donit ju të trajtoheshit- me respekt dhe mirëkuptim. Dadot kujdesen për fëmijët, prandaj edhe lidhja midis dadove dhe punëdhënësit është një lidhje e veçantë. Megjithatë, është e rëndësishme që të respektohet etika profesionale- dadoja juaj nuk k apse të dijë gjërat tuaj personale, por është mëse normale që midis dados dhe familjes të krijohet një lidhje emocionale e fortë.

Ajo ç’ka është shumë e rëndësishme dhe duhet ta kujtojni gjithmonë është që një dado duhet të ketë informacionin e duhur për fëmijën për ta bërë punën e saj mirë.  Çdo informacion që i përket fëmijët duhet diskutuar  me dadon.  Nëse ka diçka që ju mërzit në lidhje me punën e saj, ju duhet ta diskutoni  me të, ndryshe situata do të përkeqësohet dhe marrëdhënia nuk do të shkojë mirë.

Siç çdo marrëdhënie tjetër e mirë dhe e fortë edhe marrëdhënia dado- familje  fillon me një komunikim të mirë dhe rritet prej aty.  Dadoja do të jetë një person i rëndësishëm  jo vetëm në jetën e fëmijës tuaj , por edhe në jetën tuaj!

 

Burimi: nannyauthority.com

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this