Sigurisht që secili nga ne kur vjen puna tek prindërimi, mendon se është duke dhënë maksimumin! Madje disa prindër, pavarsisht gjithë sikleteve që iu gëlojnë në kokë, arrijnë të gjejnë motivimin e duhur duke iu bashkangjitur një ndeshje futbolli në lagje me djalin 9 vjeçar, fill sapo kthehet nga puna ose duke u përpjekur të bëj biskota të shijshme me vajzën e vogël sepse kanë ndjekur një recet të thjeshtë në televizion, thuajse në mesnatë, pasi princeshës sikur nuk i flihet! Po, ju mund të jeni duke bërë gjithçka për t’i kushtuar kohë, vëmendje dhe falur dashuri fëmijëve tuaj. Por çfarë mund të jetë duke menduar dadoja juaj për këtë? Çfarë opinion ka ajo për ju si prind?
Zbuloni më poshtë 7 lloje prindërimi dhe çfarë dadoje do të ishte fiks për rastin tuaj :
- Maksimalisht të merakosur
Në këtë kategori përfshihen prindërit që lexojnë gjithçka për prindërimin, gjithkund, në mënyrë të vazhdueshme dhe janë tmerrsisht të fiksuar ose në gjendje alarmi konstante deri në atë pikë saqë mendojnë se nëse do t’iua mbyllin zhinxhirin e xhupit djalit 5 vjeç deri lartë, do ta pickojnë me mekanizmin e veshjes dhe do ta lëndojnë. Veçanërisht nënat e kësaj kategorie janë të gatshme të telefonojnë 17 herë në ditë pediatres së fëmijës për tu siguruar se një rrufë e lehtë sezonale e fëmijës, nuk mund të shndërrohet befas në milingjit!
Dado që iu përshtatet : lloji i zonjës që nuk ka komplekse per të thënë të vërtetën dhe veçanërisht të zotroj gjithë durimin e duhur për të qetësuar prindërit tepër meraklinj nga natyra!
- Krahesuesit
Këtu përfshihet ai tip prindi që është tepër i përqëndruar për të krahësuar zhvillimin e fëmijës së tij me moshatarët. Në këtë rast prindi është tepër vëzhgues se si fëmija tij reagon karshi bashkëmoshatarëve dhe nëse ka të njohuri si të tjerët. Ata kanë nevojë të sigurohen se fëmija tyre 17 muajsh mund të thotë po aq fjalë sa mbesa 17 muajshe e komshies përballë!
Dadoja që iu përshtatet : lloj i zonjës me eksperienc në edukimin e fëmijëve të vegjël, shumë e shoqërueshme dhe me trajnime ose shkollimin përkatës pedagogjik.
- Disi të rrëmujshëm
Ky grupim përfshinë ata lloj prindërish që përpiqen të organizojnë shumëçka, por që nuk do t’iu linin kurrën e kurrës t’i hidhnit një sy brenda makinës që është lëmsh, për të cilën nuk gjejnë kurrë kohën e duhur të lavazhit! Kanë disa rregulla të shenjta si përshembull darka duhet t’i gjej të gjithë në tryezë, çdo mbrëmje në të njëjtin orar, për ruajtur një farë tradite dhe kohe të përbashkët, por një pjesë e mirë e shtëpisë asnjëherë nuk është në rregull!
Dadoja që iu përshtatet : lloj i zonjës tepër praktike, me aftësi të mira organizuese që do të sigurohet pa më të voglin dyshim se asnjë lojë nuk do të bëhet e mërzitshme apo asnjë detyrë shkolle të jetë harruar pa u kryer!
- Të tërhequr nga risitë, emocionet dhe delli artistik
Këtu, prindërit janë tërësisht të bindur se për të rritur fëmijët e tyre nuk kanë nevojë për manuale teorike funksionimi! Ata kanë nevojë të përcjellin tek të vegjlit shpirtin krijues. I kushtojnë rëndësi aktiviteteve argëtuese, në të cilët fëmijët mund të mësojnë rreth botës dhe emocioneve. Prindërit e kësaj kategorie janë të prirur t’i lënë fëmijët të jenë vetvetja, pa pasur nevojën ti krahësojnë me askënd tjetër, pasi janë unik në llojin e vetë!
Dadoja që iu duhet : një llojë zonje që ka aftëi të zgjoj tek fëmijët e tyre interesin për natyrën dhe bukurinë e të qënit vetvetja.
- Ata që nuk duan t’iu shpëtoj apsolutisht asnjë detaj
Prindërit në këtë kategori, do dëshironin të kishin në mënyrë të vazhdueshme fotografi ose video nga çdo lloj aktiviteti ditor i fëmijës. Ata duhet të dinë çdo detaj, se si dadoja dhe fëmija e kanë shpenzuar ditë, madje edhe nëse princesha e tyre ka pasur ndonjë kollë të lehtë apo sa gjatë ka qëndruar para televizorit. Madje ata do dëshironin që dadoja t’iu përshkruante me imtësi çdo rast që fëmija tyre i sapo ngritur në këmëb ndërmerr dhe çfarë shprehie fytyre mund të ketë pasur kur mund të jetë penguar diku.
Dadoja që ju duhet : lloj i zonjës tepër të kujdesshme, që di të përdor shumë mirë një smartphone dhe nuk do ta ketë problem të dërgoj gjatë gjithë ditës foto të fëmijës tek prindërit. Në këtë rast dadoja duhet të jetë shumë mirëkuptuese, pasi prindërit e kësaj kategorie janë njerëz që punojnë me orare të zgjatura dhe humbasin shumë detaje emocionuese gjatë rritjes së fëmijëve.
- Prindërit e sigurtë se zgjedhin njeriun e duhur
Mami dhe babi që përfshihen në këtë lloj modeli, janë njerëz tepër të angazhuar, shumë të suksesshëm në aspektin e tyre profesional dhe tepër të fokusuar në këtë proces. Gjithashtu ata janë të sigurtë që kur kanë nisur të kërkojnë dhe përzgjedhin një dado, kanë marr apsolutisht më të mirën! Fëmijët janë aseti tyre më i çmuar dhe ata e dinë fare mirë çfarë kërkojnë. Mund të jenë në dukje natyrë e ftohtë, por babi mund të shtrihen në parket sapo vë këmbën në shtëpi duke u rrotulluar sa gjatë gjërë me djalin e vogël.
Dadoja që ju duhet : lloji zonjës që ka punuar më parë si edukatore ose mësuese në ciklin e ulët, që arrin të jetë strikte dhe elastike në të njëjtën kohë. Dadoja në këtë lloj prindërimi e ka të qartë si kristali se cfarë duhet të përcjell tek fëmijët e tyre.
- Prindi tërësisht i zakonshëm
Kjo është një kategori që duhet të sajohet, pasi asnjë prind nuk është i zakonshëm. Nëse mendoni se përfshiheni në këtë kategorinë e ‘së zakonshmes’ apo ‘normal, si gjithë të tjerët’, jeni duke nënvlerësuar veten! Fëmijët tuaj janë unik dhe të jashtëzakonshëm dhe si të till, janë vetëm fal prindërve dhe të gjitha masave që ata marrin përsipër për tu siguruar se të vegjlit e tyre rriten të shëndetshëm, të sigurtë dhe të lumtur!