8 përdorime fantastike të sodës së bukës

8 përdorime fantastike të sodës së bukës

Soda e bukës  është me të vërtetë një substancë fantastike: jo vetëm sepse  ka shumë funksione dhe ka shumë benefite,  por edhe sepse është miqësore me ambientin.

Ne më poshtë do ju tregojmë disa nga përdorimet e sodës së bukës, këtij produkti të zakonshëm që e gjejmë në cdo shtëpi.

 

  1. E dobishme për larjen e rrobave me lavatrice

Përdorimi i sodës së bukës ( i tretur në ujë), direkt në rrobat tuaja ose i hedhur në lavatrice, do ju ndihmojë në:

 

  • Eleminimin e aromave
  • Heqja e njollave të verdha nga rrobat dhe të brendshmet
  • Heq njollat nga jakat
  • Përdoret si zbardhur për rrobat e kur ato janë bërë me njolla nga pijet
  • Eleminon njollat e frutave dhe te verës
  • Eleminon njollat që janë bërë nga yndyrnat
  • Elemion njollat nga boja

 

  1. Pastrues shumë i mirë në kuzhinë

 

  • Pastron mikrovalën, sobën
  • Eleminon njollat e yndyrës nga druri dhe soba me gas
  • Dizinfekton dhe aromatizon dërrasën e prerjes së ushqimeve
  • Pastron konturet e pajisjeve nga boja
  • Pastron lavamanin e kuzhinës
  • Eleminon njollat e kafes dhe të cajit
  • Pastron ushqimet dhe frutat nga pesticidet
  • Pastron frigoriferin nga brenda
  • Mban enët e pastra sikur të jenë të reja

 

  1. Perfekte për të pastruar shtëpinë tuaj

Jeni duke kërkuar për një pastrues multifuknsional  edhe të fuqishëm? Është shumë e thjeshtë!  Tresni pak sodë buke në ujë dhe ja ku u bë.  Vendoseni në një shishe me sprucim ose vendosni pak sodë buke në sfungjer dhe cdo gjë do të jetë ne rregull.

 

  • Për të pastruar bizhuteri, aksesore argjendi dhe metali
  • Për të dizinfektuar tualetet, dyshemenë
  • Për të zhbllokuar tuba
  • Për të hequr njollat nga mobiliet prej druri
  • Për të pastruar gotat e kristalit
  • Për të pastruar sobën me dru apo oxhakun nga njollat e zeza që shkaktohen nga djegia e druve
  • Për të pastruar atletet e bardha
  • Për të pastruar perdet nga njollat e hekurit
  • Për të larë dhe për të mbrojtur mobiliet delikate
  • Për të hequr ndryshkun nga mjetet metalike

 

  1. Perfekte për të eliminuar aromat e këqija

Soda e bukës është gjithashtu një përbërës shumë i mirë për të eliminuar erërat e këqija. Vendosni sodë bukë në një leckë të lagur dhe me të mund të eliminoni këto aroma:

 

  • Aromën e pakëndshme të këpucëve
  • Mund ta përdorni kur duart tuaja mbajnë aromë jo të mirë
  • Eleminoni aromën e pakëndshme të frigoriferit apo mikrovalës
  • Eleminoni aromën e pakëndshme të koshave të plehrave
  • Eleminoni aromën e urinës së qenit apo maces tuaj
  • Eleminoni aromën nga dysheku
  • Eleminon aromat nga valixhet e mbyllura
  • Mund të përdoret si aromë për makinën

 

  1. Një ingredient i rëndësishëm për gatim

Soda e bukës është një ingredient, i cili nuk mungon në kuzhinën tuaj dhe gatimet tuaja. Ajo mund të përdoret për :

  • Për të zbutur mishin e vicit dhe të pulës
  • Për të bërë një pure me patate shumë të mirë
  • Për të neutralizuar aciditetin e lëngut të portokalles
  • Për të ruajtur ngjyrën e bardhë të lulelakrës dhe për të neutralizuar aromën e saj
  • Eleminon shijen e uthullës dhe aromën e saj

 

  1. Produkti më i mirë dental për dhëmbët tuaj

Soda e bukës përdoret edhe si një produkt për dhembët . Atë mund ta përdorni dhe mund t;ju ndihmojë për:

 

  • Heqjen e njollave dhe parandalimin e gurëzave
  • Eleminon erën e keqe të gojës
  • Zbardhjen dhe pastrimin dhëmbeve

 

  1. Mik i mirë i flokëve dhe lëkurës

Soda e bukës është një shoqe shumë e mirë kur vjen puna te flokët dhe lëkura. Ku mund ta përdorni si :

 

  • Për të parandaluar acarimin e lëkurës pas rruajtjes
  • Për pastrimin e fytyrës dhe trupit. Mund të përdoret si skrab
  • Për heqjen e toksinave dhe papastërtive nga trupi
  • Për larjen e kokës pa shampo
  • Për të parandaluar zbokthin
  • Për të mbajtur duart e buta
  • Për të zbutur bërrylat

 

  1. Përdorime të tjera të sodës së bukës që nuk ju ka shkuar mendja

Sodën e bukës mund ta përdorni për gjera të tjera, në të cilat nuk ju ka shkuar mendja, për shembull:

 

  • Në raste emergjente, soda e bukës mund të përdoret për të fikur zjarrin
  • Mund të përdoret si një ilac kundër insekteve
  • Soda e bukës mund t’ju ndihmojë për të mbajtur buburrecat larg shtëpisë suaj
  • Mund ta përdorni për të mbajtur barërat e dëmshëm larg kopshtit tuaj

 

 

Bazuar nga materialet e   Consejos de limpieza

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this