Pastrimi i zonave që mezi arrihen është shumë e vështirë, madje duket e pamundur. Por ne po ju japim disa ide sesi ti pastroni ato!
Pjesët e ngushta të vetratave
Merrni një kompast dhe një leckë mikrofibër dhe 4 llastiqe. Paloseni leckën në katërsh dhe vendosni rreth kompastit. Në këtë mënyrë hapësira mes grilave do të pastrohet kollaj!
Marrja e pluhurave të kornizave të dritareve
Mënyra më e mirë për të pastruar kornizat e ngushta të dritareve apo dyerve të ballkonit është të merrni një karton pasi ka përfunduar letra e tualetit , ta vendosni rreth fundit të pjesës së fshesës me korrent. Kartoni i letrës së tualeti, duke qënë se është i përbërë nga një karton i butë, ju mund ta formësoni atë sipas dëshirës , duke marrë pluhurat dhe në zonat më të vështira.
Pastrimi i zonave të vështira në makinën tuaj
Që makina juaj të duket e pastër në detaje edhe nga brenda, merrni një kruajtëse veshësh dhe me të mund të pastroni zonat që në dukje nuk do të arrinit kurrë.
Pastrimi i tastierës së kompjuterit/ laptopit
Për pastrimin e tastierës mund të përdorni një metodë shumë të thjeshtë. Duke qëndruar në zyrë , përpara kompjuterit/ laptopit tuaj, merrni një copë letre apo kartoni të butë , përthyeni në dysh dhe lëvizeni djathtas majtas. Në këtë mënyrë i gjithë pluhuri do të iki.
Mbani dyshekun pastër nga pluhuri
Hidhni sodë buke në dyshek , lëreni 10 minuta pastaj fshiheni me fshesë korenti.
Pastrimi i kripërave minerale nga hidrosanitaret tuaja
Shumë e thjeshtë! Përdorni sodë buke dhe një furcë të vjetër dhëmbësh
Pastrimi i njollave që janë vështirë për t’u pastruar te xhami i dushit
Përzini një masë lëng limoni me sodë buke. Aplikojeni te njollat. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas pastrojeni me një furcë të ashpër.
Pastrimi i kokës së dushit
Përzini së bashku 1/3 e gotës me uthull dhe me sodë buke. Mbushni një qeske me këtë përzierje dhe me një llastik lidheni rreth kokës së dushit. Lëreni ashtu për 2-3 orë
Pastrimi i hapësirave midis kondicionerit
Merrni një peshqir të pastër dhe lageni me ujë. Vendoseni rreth një thike dhe lëvizeni rreth hapësirave. Do të ngeleni shumë të kënaqur nga rezultati.
Larja e perdes së dushit
Mënyra më e thjeshtë për të larë perden e dushit është ta fusni atë në lavatrice.