9 rregulla të thjeshta për të komunikuar me prindërit tuaj të moshuar

9 rregulla të thjeshta për të komunikuar me prindërit tuaj të moshuar

Alexander Galitsky  është një artist dhe një terapist që jeton në Izrael. Ai thotë: – “Unë u mësoj të moshuarve skulpturat e drurit dhe pikturën.”

Ne jemi shumë të lumtur që po ndajmë  me ju  9 këshilla sesi të komunikoni me prindërit tuaj të moshuar.

 

Cfarë duhet të bëni:

  1. Mos u përpiqni t’i ndryshoni ata

Kur ne ishim fëmijë, të rriturit gjithmonë na hiqnin trurin  duke na thënë për vajzën/ djalin në lagje që mësonte shumë në shkollë apo që sillej shumë mirë.  Tani që ata janë të moshuar ne u themi : “Shiko , fqinjën tënde del përditë shëtitje, kurse ti rri gjithë kohës ulur në shtëpi!”

Mos u mundoni t’u jepni leksione. Ju nuk mund t’i ndryshoni ata në këtë moshë. Ne mundemi vetëm ti pranojnë ashtu sic janë.  Nëse dikush ka pirë duhan deri në moshën 80 vjec, ai me shumë mundësi nuk do ndryshojë tani.

  1. Mos fajësoni veten

Të ndjerit fajtor ndikon te të gjithë.  Cfarëdo që të ndodhë është gjithmonë ajo ndjenja që do t’ju duket sikur keni dështuar në dicka që se keni përfunduar apo  me mënyrën e sjelljes së prindërve tuaj.

Ne duhet të mësojmë të kujdesemi për veten tonë dhe të qetësohemi. Nëse keni zgjedhur të jetoni me një të moshuar, thjesht merrini gjërat shtruar.

  1. Mos u konfliktoni

Kur një i moshuar bëhet agresiv , kjo vjen nga mos kënaqësia. Kur ta mësoni se përse ata mërziten për dicka dhe kërkojnë të bëjnë debat,  mos reagoni por thjesht përgjigjuni me një buzëqeshje. Kjo gjë do të ndryshojë sjelljen e tyre. Nëse ju do të vazhdoni debatin , situata më shumë do të agravohet.

Mundohuni të ndryshoni temë, duke e kaluar temën në një bisedë paqësore.

  1. Mos prisni që komunikimi me ta të jetë gjithmonë një kënaqësi

Unë kam  vjet që  merrem me të moshuar. Ndonjëherë ata më cmendin, por gjithmonë mundohem të rri i qetë. Ata nuk janë vetëm prindërit tanë, ata jemi ne pas 20,30,40 vjetësh.

  1. Mos diskutoni

Ka pasur shumë momente , kur kam dashur të përgjigjem. Në një nga qendrat ku punoj, më detyroi që të blija një copë druri shumë të rënde dhe kemi punuar me të moshuarën për rreth 2 vjet, për të bërë skulpturën. Ajo ankohej gjatë gjithë kohës për mua, duke thënë : “ Shiko sa punë të vështirë më ka dhënë.” Në fakt ishte ajo që e kishte kërkuar, por thjesht nuk e mbante mend.  Kur ju e dini me kë jeni duke u marr, cdo gjë bëhet më e lehtë.

 

Cfarë duhet të bëni:

  1. Tregohuni të dhimbsur me ta, por mos tregoni mëshirë

Dhembshuria është kryesore.  Por mos e ngatërroni atë me mëshirën-  ato janë si toka me qiellin. Në momentin qe ti ndjen mëshirë, apo të vjen keq për dikë, ti nuk mund ta ndihmosh atë.

  1. Jini në dijeni të” karakteristikave teknike” të tyre

Ne duhet të dimë shumë mirë që ata janë të moshuar. Duhet të jemi në dijeni të kufizimeve të tyre, p.sh nuk dëgjojnë, nuk shikojnë apo nuk ngrihen dot në këmbë.  Për të kuptuar një person të verbër, vendoseni veten në vendin e tyre: të paktën mundohuni të pikturoni në errësirë.

  1. Jini në dijeni se cfarë ata bëjnë më mirë

Duhet ta dini se cfarë atyre u pëlqen të bëjnë dhe gjithashtu motivojini që t’i bëjnë.  Daja ime p.sh i pëlqen të printoj poezitë e Shekspirit nga interneti,apo një  shoqja ime, e cila është 80 vjec, nuk mund të dëgjojë, por di 5 stile të notimi dhe i pëlqen të notojë.

  1. Falni

Është e rëndësishme të mësoni të falni. Njësoj si nje kompjuter që i bëni restart dhe fshini cdo gjë  dhe ai fillon të punojë sërisht.  Nëse sot nuk mësoni të falni, nesër mund të jetë shumë vonë.

 

Një nga rekomandimet e mia kryesore është: Bëjini ata për të qeshur. Një i moshuar gazmor nuk është i rrezikshëm.

 

Burimi1 :  Bright Side

Bazuar në materialet e afisha

Foto e marrë nga pexel

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this