Familja, ashtu si edhe vetë shoqëritë e kohëve moderne dhe post moderne, kanë pësuar transformime të ndjeshme! Modeli familjes tradicionale, ku kishte shumë pjestarë, shumë breza bashkë ( veçanërisht në mendësinë e shqiptarit ), ku gruaja ishte shtëpiake dhe kishte vetëm detyrime dhe përgjegjësi, tashmë është zbehur dhe tjetërsuar. Në realitetin Shqiptar, këto praktika vazhdojnë ende të ndiqen, kryesisht në zonat rurale, ndërsa në zonat urbane, vëmendje gjithmonë e më të madhe po merr cilësia dhe standardet e jetesës së familjes. Prandaj familja tradicionale ka humbur sharmin e së shkuarës, duke i lënë vend mënyrave të reja dhe më të lehta të funksionimit të familjes.
Tashmë për familjet, në plan të parë ka marr vëmendje çështja e prindërimit. Ndryshe nga çdo histori e shkuar rreth familjes dhe fëmijëve, prindërit e familjeve jo tradicionale, kanë vëmendje dhe kujdes maksimal karshi fëmijëve. Të gjendur nën trysnin e rritjes së standardeve të jetesës, gruaja nuk është më thjeshtë nënë, gruaja duhet të dal të punojë jashtë ambientit familjar ashtu si edhe burri, për të siguruar të mirat material dhe standardet e larta. Në këto kushte, prindërit nuk janë më prezent në rritjen dhe kujdesin e të vegjëlve dhe të kapluar nga pasiguritë rreth kujdesit dhe zhvillimit të tyre, vihen në presion rreth mundësive të mira dhe ekonomike për kujdesin e fëmijëve.
Në këtë pikë, duket se gjyshërit janë alternativa më e mirë për familjen! Një shembull i një familje tradicionale është modeli ku fëmijët të rriten nga gjyshërit. Gjatë 30 viteve të fundit, numri i fëmijëve të rritur nga gjyshërit është dyfishuar. Sipas statistikave në SHBA rreth këtij fenomeni, kemi se 6.5 milionë ose 9 % e fëmijëve nën moshën 18 vjeç jetojnë në një shtëpi që përfshin të paktën një gjysh. Sot, të paktën 1.6 milion fëmijë jetojnë me gjyshërit e tyre pa pasur prezencë të prindërve natyrorë.
Përse kjo zgjidhje?
Kjo zgjidhje varet shumë nga sfondi kulturor dhe realiteti në të cilin familjet jetojnë. Në Amerikë, fëmijët ju besohen gjyshërve kryesisht për shkak të vështirësive që prindërit e tyre biologjik përjetojnë. Vështirësi të tipit : abuzim / varësi nga substancat narkotike, dënime me heqje lirie, abuzimet fizike dhe psikologjike, neglizhencës, braktisjes, sëmundjeve mendore, divorci etj. Ndërsa në mentalitetin Europian, prindërit zgjedhin me ose pa vetëdije të përfshijnë gjyshërit në kujdesin e fëmijëve, jo sepse nuk ndeshen me problematika të njëjta si prindërit në kontinentin Amerikan, por sepse të ndikuar nga kultura dhe steriotipet, e kanë më të vështirë të pranojnë disfatat personale dhe ndjehen më të sigurtë t’ja besojnë të vegjëlit e tyre njerëzve më të besuar që kanë në jetë, gjyshërve! Kjo alternative, edhe sikur të përjashtojmë të gjitha alternativat negative ( varësia nga droga, krimi, braktisja, ndarja e çiftit etj ) zgjidhet më së shumti edhe për arsye ekonomike! Është jashtëzakonisht ekonomike t’ju drejtohesh gjyshërve për të ndihmuar në rritjen e nipërve dhe mbesave. Gjyshërit nuk e konsiderojnë këtë përgjegjësi si punë dhe nuk do të kërkojnë kurrë një pagesë për këtë shërbim.
Po fëmijët vetë, çfarë mendojnë për këtë alternativë?
Të gjitha sondazhet, statistikat dhe studimet rreth kësaj alternative kujdesi për fëmijë, sjellin si përfundim se fëmijët e rritur nga gjyshërit janë disi të ‘rrezikuar’ për tu përballur me probleme emocionale dhe të sjelljes si adult që në moshë të vogël. Edhe nëse nuk vijnë nga familje me problem të rënda si dhuna, varësitë, neglizhenca etj, fëmijët që rriten dhe mbikqyren në pjesën më të madhe të kohës nga gjyshërit, krijojnë pasiguri të mëdha, përjetojnë më rëndë ndjesinë e humbjes, fajita a ose zemërimit karshi prindërve që duket sikur zgjedhin t’ju qëndrojnë larg. Shumë fëmijë ndjehen të zhgënjyer dhe të lënduar nga veprimet e prindërve të tyre dhe mungesa e kohës së kaluar së bashku. Sigurisht që gjyshërit janë njerëzit më të besueshëm në planet kur vjen puna tek siguria e rritjes së fëmijëve! Ata nuk do t’i bënin kurrë keq me ose pa vetëdije nipërve dhe mbesave dhe njëkohësisht rrisin masat e vigjilencës karshi tyre. Por njëherësh ata i përkasin breznisë së shkuar, ku steriotipet dhe mendësitë me të cilat janë ushqyer, pavarsisht zhvillimit të kohëve dhe ndërgjegjësimit për këto ndryshime, janë më të forta dhe i bëjnë gjyshërit të anashkalojnë shumë etapa të zhvillimit emocional të nipërve dhe mbesave. Kjo nuk do të thotë se gjyshërit nuk i duan nipërit dhe mbesat, përkundrazi, i duan më shumë se ç’duhet, aq sa shpesh herë shndërrohen në super posesiv dhe duan të monitorojnë çdo lëvizje apo sjellje të fëmijëve, shpesh duke i ndrydhur në atë çka ata kanë nevojë të shprehin ose të jenë realisht.
Prindërit
Prindërit synojnë të zgjedhin gjyshërit për të kujdesur fëmijët e tyre edhe në rastet kur janë të vetëdijshëm se gjyshërit vetë mund të mos kenë qenë prindër ‘shembullor’! Prindërit priren të mendojnë se babai tyre dikur jashtëzakonisht indiferent karshi fëmijës ( sepse të merreshe me ta ishte eksluzivisht detyrë e gruas dhe të shfaqje ndonjë lloj emocioni do të thoshte se të uleshin vlerat si burrë ) tashmë me kohën dhe moshën, arrinë të tjetërsohet dhe të jetë i gatshëm të jap pa droje a frikë atë lloj dashurie dhe vëmendjeje, që nuk ka mundur ta jap për djalin e tij. Madje ndonjëherë duket se gjyshërit, nëpërmjet kujdesit për nipërit dhe mbesat, dëshirojnë të ndreqin të gjitha gabimet e tyre të prindërimit! Kjo tendencë dhe mendësi, aq sa lehtëson kujdesin për fëmijët, po aq e ndërlikon sepse krijohet një vorbull e çrregullt midis brezash me mendësi, zhvillim dhe dëshira jashtëzakonisht të ndryshme! Në fund të fundit, si gjyshërit por edhe fëmijët, meritojnë më së shumti të kalojnë së bashku kohë cilësore, kohë në të cilën të argëtohen dhe të lumturojnë njëri – tjetrin.
Alternativa më e mirë për të kujdesur në mënyrë profesionale fëmijët tuaj janë padyshim çerdhet / kopështet dhe kur mundësitë financiare janë, ideale do të ishin dadot profesioniste!
Një dado profesioniste është një paketë e plotë shërbimi për fëmijën tuaj! Përse?
Sepse kjo zonjë e re, diku midis të 40 – 55 viteve, është nënë dhe ndoshta sapo mund të jetë bërë edhe gjyshe! Ajo ka eksperiencë dhe duke mos pasur lidhje gjaku ose fisnore me fëmijën dhe familjen, është e prirur të kujdeset për ta në çdo aspekt duke respektuar me përpikmëri masat e ndërveprimit dhe zhvillimit. Fëmijët dhe dadot gjithashtu arrijnë të vendosin një marrëdhënie të jashtëzkonshme dashurie dhe vlerësimi reciprok dhe në këtë marrëdhënie ata do të dinë të ruajnë vlerat e prindërve dhe të çdo pjestari tjetër të familjes! Fëmijët e rritur nga dadot dhe më pas të zhvilluar në kopshte, janë fëmijë më të zgjuar, më të mençur dhe më social se sa fëmijët e kujdesur nga gjyshërit!