Nëse ju keni një fëmijë të vogël, shanset janë që të keni një të ashtuquajtur ‘tru mami’! Madje ju mund ta keni fajësuar veten për shumçka që një ‘tru mami’ sjell në mënyrë të përsëritur : harresë, shumë emocionale, gjaknxehta ( psh kur shihni ngado veç rrezik ) etj. Si nënë e fëmijëve të grupmoshës 0 – 4 vjeç, ju mund të filloni të mendoni se qëndrimet dhe reagimet tuaja me ‘trurin e mamit’ të jete krejtësisht normale! Reagime të llojit : të derdhni lot lehtësisht në çdo kronike / program televiziv ku mund të përmendet një fëmijë, të prekeni nga një reklamë me beba që ndërrojnë pampersin, të inatoseni me një të panjohur në autobus që nuk i liron vendin një gruaje shtatëzanë, të mos jeni në gjëndje të shikoni një film ku fëmijëve ju ndodh diçka e rrezikshme përshembull. Është i pranueshëm fakti se disa individ janë më të ndjeshëm se të tjerët dhe deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme apo shqetësuese!
Por ka nëna, të cilat janë të sigurta se të gjitha këto simptoma, nuk kanë qënë pjesë e karakterit të tyre. Janë gra të vetëdijshme që përpara se të bëheshit nëna, nuk ishin kaq të ndjeshme, as të fiksuar dhe as të shpërqëndruar!
Pra çështja këtu është : a është roli ri prej nëne dhe truri ynë tashmë i transformuar në ‘tru mami’ thjesht një justifikim?
Apo të qënit nënë ndikon realisht në aktivitetin e trurit tonë?
Duhet të pranojnë se ndonjëherë është e vërtetë që nënat e reja mund ta përdornin tezën e ‘trurit të mamit’ si një element justifikues për të mbuluar gabime të vogla hera – herës, por gjithashtu duhet pranuar se truri një gruaje që bëhet nënë, ndikohet dhe ndryshon realisht në terma afatgjatë. Në fakt, studimet e fundit shkencore, pranojnë se truri i gruas ndryshon realisht pasi ajo bëhet nënë! Kjo ndodh menjëherë që në shtatëzaninë dhe lindjen e parë! Studiuesit nga University of Barcelona realizuan një kërkim duke skanuar trurin e një target grupi femrash në dy faza të ndryshme të jetës së tyre : para dhe pasi bëheshin nëna dhe arritën të vinin re ndryshimet që ndodhnin në aktivitetin e trurit të tyre. Aktiviteti që tregonte ndryshimin nga një fazë e funksionimit të trurit pa qenë ende nëna, me fazën kur këto femra bëheshin nëna, ishte realisht i dukshëm. Për më tepër këto ndryshime janë afatgjata! Struktura e turit tek femrat që bëhen nëna ndryshon dhe këto ndryshime qëndrojnë të dukshme për një afat pothuajse 2 vjeçar. Këto ndryshime viheshin re gjatë studimit, në reagimin dhe aktivitetin që pësonte truri femrave që ishin në studim, kur ato shihnin fotografi të fëmijëve të tyre. Këto studimet thellohen për të kuptuar akoma më shumë ndryshimet dhe sjelljen e nënës! Interpretimi kryesore që këto ndryshime sjellin në mendësinë e gruas që bëhet nënë, është fakti se natyra i përgatit femrat me këto reagime për të kuptuar akoma më shumë emocionet dhe nevojat e fëmijëve të tyre, njëherësh duke i ndihumar për tu përgatitur për mëmësinë.
Këto ndryshime në mënyrën e funksionimit të trurit, si rezultat i prindërimit, nuk ndikojnë vetëm tek nënat e reja! Studimet tregojnë se ndryshime të tilla ndodhin edhe në trurin e baballarëve. Në një tjetër studim, psikiatrët skanuan turin e nënave dhe baballarëve të rinjë, të cilët nuk kishin asnjë lloj ndihme në kujdesin e rritjes së fëmijëve! Rezultatet rrëfenin se sa më shumë të ishin të përfshirë baballarët e rinjë në kujdesin ndaj fëmijëve aq më shumë amygdala ( cipa gri e trurit ) bëhej aktive, si ajo e nënës! Ky studim dhe këto reagime kanë filluar të vënë shenjën e barazimit midis ndjesive unike që një grua përjeton gjatë shtatëzanisë dhe lindjes, duke e sjell rolin e prindërimit në të njëjtin nivel rëndësie si për meshkujt, sa eksperiencat që konsiderohet tërësisht të veçanta dhe të papërshkueshme për gruan dhe nënën. Pra, prindërimi, tek meshkujt që bëhen baballarë, sjell të njëjtat ndryshime në aktivitetin e tyre trunor, ashtu si nëna që nga faza e shtatëzanisë, lindjes dhe prindërimit.
Studiuesit sugjerojnë se ndryshimet e monitoruara tek aktiviteti trurit të prindërve të rinjë dhe jo vetëm, janë me natyrë pozitive : rrisin ndjeshmërinë dhe vigjilencën e nënës ose babait për të përmbushur nevojat ose për të ofruar kujdesin e duhur për fëmijën, duke i bërë prindërit më të përgjegjshëm. Por është edhe ana tjetër e medaljes në gjithë këtë histori studimi. Ka raste në të cilat, reagimi prindërve mund të ketë efekte negative dhe këto efekte konfirmohen nga fenomeni depresionit të pas lindjes. Studimet e shumta në lidhje me këtë fenomen, konfirmojnë faktin se aktiviteti trurit tonë gjatë mendimit apo ndërveprimit me fëmijën, është shumë i lartë dhe intens, aq sa disa e lidhin ose e krahësojnë me eksperiencën e të rënit në dashuri ( Studimet e Bartles dhe Zeki në 2004-trën).
Provat që mbështesin idenë se kur një grua bëhet nënë, ka problem të ndjeshme me harresën përshembull, lidhen me faktin se oxytocin – një hormone që gjendet në sasi të lartë gjatë procesit të lindjes, shtatëzanisë dhe fillimit të mëmësisë, kur nënat e reja janë në kujdes të plot të bebeve të tyre, mund të ndikoj në këtë rast për mirë, duke e bërë gruan dhe nënën e re të ‘harrojë’ ose mbaj nën kontroll kujtesën e eksperiencave të dhimbshme ose të sikletshme. Thënë ndryshe, do të thotë se si nënë e re që jeni, fakti që harroni shpesh mund të mos tingëlloj kaq shqetësues, përkundrazi duhet ta kuptoni si një reagim pozitiv të trurit, për t’ju bërë të harroni dhimbjet e provuara gjatë shtatëzanisë ose lindjes. E keni parasysh që kur filloni të mendoni për të sjellë në jetë një fëmijë dhe frika ju mban në mëdyshje, ato që e kanë përjetuar të thonë se : harrohen të gjitha, mjafton të kesh një fëmijë të shëndetshëm? I bie që nuk është thjeshtë një shprehje ngushëlluese, është vetë natyra që e bën trurin njerëzor të funksionoj në atë mënyrë që të mos kaloj në teprica ose mungesa duke shkaktuar problem të shëndetit mendor.
Mesazhi gjithë historisë? Nëse ndjeni se tashmë keni një ‘tru mami’, jepini kurajo vetes, studimet neurologjike dhe psikiatrike arrijë në përfundimin se të gjitha dukurit e funksionimit të trurit të një nënë të re ose jo, janë tërësisht normale dhe madje edhe shumë të shëndetshëme! Kështuqë sa herë ta kapni veten duke u analizuar se përse jeni bërë kaq harraqe apo e ndjeshme, kujtohuni se është natyra e funksionimit të trurit njerëzor që e bënë më të thjeshtë rolin e mëmësisë, duke na bërë të jemi më të përgjegjshëm e njëherësh më të kujdesshëm! Ku sigurisht, fëmijët janë në fokus kryesor!