A janë të rëndësishme trajnimet për dado dhe pse?

A janë të rëndësishme trajnimet për dado dhe pse?

Martha Scully, themeluesja e CanadianNanny.ca dhe eksperte e përkujdesjes për fëmijë shpjegon rëndësinë e çertifikimit të dadove. Përpos kësaj, ajo përkufizon se çfarë janë çertifikimet për dado,  çfarë lloj trajnimesh përfshihen, si edhe benefitet e prindërve dhe dadove.

 

Punësimi i një dadoje të kualifikuar është diçka që nuk mund ta anashkalosh

Punësimi i një dadojë është diçka shumë e rëndësishme për prindërit. Ju doni dikë që jo vetëm të shkojë mirë me fëmijët, por  të ketë përvojë dhe besueshmëri. Çertifikimi i dadove të ndihmon të provosh kredibilitetin e dados.

Edhe pse një anëtar i familjes është i preferueshëm të kujdeset për fëmijën e vogël, kjo nuk mund të jetë gjithmonë e mundur dhe prindërit duhet të kërkojnë për një dado. Lajm i mirë është që ka shumë dado në zonën tuaj, ju thjesht duhet ti gjeni ato ( Ndihma Plus është një vend i mirë, ku mund të filloni të kërkoniJ )

Gjëja më e rëndësishme për ju është që fëmijët tuaj janë në duar të sigurta, kur ju nuk jeni aty me ta.  Kur ju jeni në punë gjatë ditës, apo kur ju keni dal për një darkë, nuk do të donit të shqetësoheshit nëse fëmijët janë të sigurt apo janë me personin e duhur. Prandaj, edhe punësimi i një dadoje , e cila ka ndjekur trajnime profesionale dhe është çertifikuar është e rëndësishme.

Pra, Çfarë janë Trajnimet  e dadove?

Kanë ikur kohët kur fëmija i vogël lihej me vëllain apo motrën e madhe. Tani, prindërit janë shumë herë më të kujdesshëm me kë i lënë fëmijët e tyre, dhe shumë prej tyre dëshirojnë ti lënë fëmijët me një dado e cila ka kualifikimet e duhura ose ka shumë eksperiencë.  A mund ti fajësojmë ata?

Trajnimet  u japin dadove aftësitë e nevojshme për të qënë një dado e përgjegjshme dhe efektive. Kurset ndahen në disa sesione  dhe pas përfundimit pjesëmarrësit do të edukohen dhe përgatiten për të trajtuar një sërë situatash që mund të lindin  gjatë kujdesit të fëmijëve.

Pjesëmarrësit e trajnimit do të mësojnë:

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e dados
  2. Proçedurat e përkujdesjes
  3. Si të kujdesesh për një ose më shumë fëmijë
  4. Trajnimi i krizës dhe reagimit gjatë emergjencave
  5. Identifikimi i abuzimeve të ndryshme
  6. Tema të tjera të lidhura me dadot dhe përkujdesjen për fëmijë

Rëndësia që ka një dado e pajisur me çertifikatë për prindërit

Punësimi i një dadoje të trajnuar dhe me çertifikatën përkatëse ka një rëndësi të madhe për prindërit. Arsyet janë të shumta, ne po përmendim disa:

 

  1. Qetësi- Kur prindërit e dinë se kanë punësuar një dado e cila ka marr një trajnim dhe një edukim për rritjen e fëmijës , ata do të jenë shumë të qetë dhe do të dinë që fëmija e tyre është në duar të sigurta.
  2. Një kujdes më i mirë për fëmijët tuaj- Dadot do të dinë të japim një kujdes  më shumë për fëmijën tuaj. Ato do të dinë sesi ti mbajnë të sigurt, të lumtur dhe të angazhuar.
  3. Pritshmëria- Kur ju punësoni një dado, e cila ka marr një trajnim profesional, prisni një nivel më të lartë kujdesi dhe jo vetëm.

 

Rëndësia e trajnimeve profesionale për dadot

Të kesh sa më shumë eksperiencë dhe trajnime, është e rëndësishme edhe për një dado dhe këto janë arsyet:

  1. Gatishmëri- E vërteta është që asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodh gjatë kohës që punon si dado.  Trajnimet profesionale ju ndihmojnë të jeni të përgatitur , të keni një plan veprimi,  dhe informacion sesi mund të veproni në situata të ndryshme.
  2. Besimi në vetvete- Trajnimi profesional do të përmisojë aftësitë  dhe njohuritë tuaja për të qënë një dado e suksesshme.
  3. Pagesë më e lartë- Kur ju keni eksperiencën dhe trajnimet e duhura mund të kërkoni një pagë më të lartë dhe punëdhënësi juaj do yë jetë më i prirur të paguajë më shumë.

 

Referenca: sitter.com

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this