A ka punë në Shqipëri?

A ka punë në Shqipëri?

Punësimi këto 25 vitet e fundit ka qenë dhe mbetet një nga problematikat më serioze të shoqërisë dhe realitet Shqiptar! Tashmë nuk është e nevojshme të justifikohemi me klishenë se ‘jemi vend në tranzicion’! Sipërmarrjet private këto dy dekadat e fundit vijnë gjithmonë e më shumë në shtim dhe zhvillim. Profilet e tyre janë të larmishme dhe koha ka sjell edhe krijimin e alternativave të ndryshme të punës. Kështu sot në Shqipëri, njerëzit ende synojnë të punësohen në shtet, kryesisht prej mendësisë si ‘ më rehat’, por sektori privat ka hapur mundësi të jashtëzakonshme punësimi. Sipërmarrje të tilla si call center – at, fasoneritë dhe rrjetet e bareve dhe kafeneve janë burimet kryesore të punësimit privat në vendin tonë. Gjithsesi këto janë alternativa punësimi të mira për të rinjt, kryesisht grupmosha 18 – 30 vjeç, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë është ende duke hasur probleme serioze në punësim.

Sipas Institutit të Statistikave, papunësia në vendin tonë ka filluar të njoh rënie duke nisur nga viti 2008, në 13.4% nga 14. 2 %! Pavarsisht këtyre të dhënave, papunësia si për grup moshën e re dhe për grupmoshën mbi 40 vjeç, mbetet ende në nivele alarmante!

Natyrshëm kujtdo që jeton në Tiranë, por akoma më shumë në rrethe, i lind pyetja : a ka punë në Shqipëri?

Nëse njerëzit do të dëshironin të impenjoheshin maksimalisht, do të arrinin të gjenin punë, veçanërisht në kryeqytet! Sektori shërbimeve, në sipërmarrjet private është i larmishëm dhe ofron mundësi të mira punësimi! Pavarsisht krizës së tejzgjatur ekonomike që mbërthen këtë vend, diçka ka ndryshuar! Informaliteti ose puna në të zezë gjithashtu, mund të jetë ende një problem po aq serioz sa papunësia, por vitet e fundit duket se ky problem ka marr vëmendje dhe sipërmarrjet private tashmë e kanë më të lehtë financiarisht të operojnë sipas rregullave dhe ligjeve!

Ka disa element që e pengojnë punësimin në ditët tona, të till si :

  • të rinjtë po rendin të gjithë ( pavarsisht aftësive ) drejt shkollimeve universitare dhe pas universitare në profile të tilla si ekonomi / juridik,
  • mungesa e interesit nga të rinjtë për shkollim profesional ( nëse do t’ju duhet ndonjëherë hidraulik ose elektriçist, do ta keni të vështirë ta gjeni ),
  • pagat e ulëta që ofrohen në sektorët e shërbimeve ( të punosh për 2 lekë, më mirë pa gjë fare / menataliteti ) ,
  • grupmosha 40 – 50 vjeç shihet me dyshim për punësim, etj!

Por nëse vendos ta shohësh këtë çështje me hollësi, pavarsisht të gjitha vështirësive, arrin në përfundimin se nëse ju keni nevojë të punësoheni, nëse do të këmbëngulni, do të arrini të gjeni diçka! Që sigurisht mund të mos jetë puna e jetës suaj, por patjetër është një alternativë e mirë për të përballuar disi sfidat e përditshme!

Prandaj nëse herës tjetër kur provoni të kërkoni punë, në cilëndo grupmoshë të jeni dhe nëse mendoni se jeni i/e aftë në një profil të caktur, duke këmbëngulur dhe pa u dorëzuar do të gjeni patjetër diçka për të filluar! Çdo eksperiencë pune është e vlefshme, njeriu është një qënie që mëson gjatë gjithë jetës! Kjo vlen kryesisht për grupmoshën e re, ndërsa për grupmoshën pas të 40 –tave, sugjerimi do të ishte që kur kërkojnë punë dhe kanë vërtetë nevojë jetike të kenë një punë, duhet të jenë të sigurta dhe të qarta që mund ta përballojnë!

Nëse herën tjetër kur kërkoni të gjeni punë, përshembull si dado në Tiranë dhe gjeni mundësi punësimi, mos u tërhiqni vetëm për faktin se jeni larg apo se bashkëshorti nuk është dakort për pagesën! Puna nuk mund të gjendet gjithmonë tek pallati përballë dhe nëse vërtetë e keni emergjencë pjesën e punësimit, duhet të pranoni alternativën që ju ofrohet. Sigurisht që gjithkush ka standard personale dhe veçnaërisht kur ndjeni se jeni shumë e aftë në profilin në të cilin jeni e gatshme të ofroni shërbimin e të drejtë duhet të pretendoni që cilësia shërbimit të shkoj në proporcion të drejtë më pagesën, është logjike. Por ndonjëherë duhet të fillohet nga diku, askush më parë nuk e ka nisur rrugëtimin drejt suksesit personal nga maja! Të gjithëve ju duhet të marrin shkallët gjatë zhvillimit profesional dhe në çështjen e punësimit.

Mund të gjesh punë në këtë vend, patjetër  që mund të gjesh!

Është e vështirë, por jo e pamundur!

Nëse jeni në kërkim të një pune si dado ose kujdestari për të moshuar, Ndihma + ju mirëpret për të zhvilluar intervista, trajnime të profilizuara dhe për të shqyrtuar mundësitë e punësimit nëpërmjetë agjencisë sonë!

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this