Përse mosha e tretë nuk ka nevojë vetëm për kujdesin bazik?

Në ditët e sotme, e gjejmë shpesh veten shumë të zënë me përgjegjësitë e përditshme si puna, fëmijët, shtëpia, sa që kujdesi dhe vëmendja për pjestarët e tjerë të familjes fillon dhe zbehet pa dashur. Gjithashtu duket se me kohët moderne, secili prej nesh është i fokusuar tek zhvillimi dhe emancipimi personal, sa që nga […]

10 vende që zakonisht harroni t’i pastroni në shtëpi!

  Kur fjala bie tek pastrimi, ju jeni tërësisht të vetëdijshëm se disa cepa në shtëpi mbeten gjithmonë me pak vëmendje ose mirëmbatjeje! Kjo ndodh për një sër arsyesh logjike si nxitimi, lodhja e akumuluar gjatë ditës, ideja se do ta pastroni më mirë herës tjetër e plot e plot të tjera! Por ndodh që […]

Si të silleni me fëmijën tuaj të llastuar?

Rritja e fëmijëve mund të jetë një veprimtari shumë sfiduese! Disa fëmijë janë disi të llastuar dhe të pabindur. Konsideroni faktin se kur keni të bëni me një fëmijë të llastuar është sjellja tij që ju shqetëson më tepër sesa fëmija!  Fëmijët  mund të ketë disa nevoja të paplotësuar dhe sjellja e tyre mund të […]

A ka punë në Shqipëri?

Punësimi këto 25 vitet e fundit ka qenë dhe mbetet një nga problematikat më serioze të shoqërisë dhe realitet Shqiptar! Tashmë nuk është e nevojshme të justifikohemi me klishenë se ‘jemi vend në tranzicion’! Sipërmarrjet private këto dy dekadat e fundit vijnë gjithmonë e më shumë në shtim dhe zhvillim. Profilet e tyre janë të […]

Përse është gjidhënia jashtëzakonisht e rëndësishme për ju dhe bebin?

Gjidhenia është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës suaj sepse : vlerat ushqyese janë të gjitha në sasinë e duhur për fëmijën ndihmon dhe mbron fëmijën nga alergjitë, sëmundjet dhe mbipesha mbron fëmijën nga sëmundje të rënda si diabeti ose kanceri mbron fëmijën nga infeksionet është lehtësish i tretshëm nga organizmi foshnjës […]

Është pastrimi shtëpisë një formë terapie më vete?

Gratë i pastrojnë shtëpitë jo vetëm nga nevoja ose domosdoshmëria, por për të ndjerë se kanë nën kontroll të plotë jetën e tyre, çka shndërrohet natyrshëm në një aktivitet terapeutik. Këtë transformim të një aktiviteti të zakonshëm ditor si pastrimi që shndërrohet në ‘terapi’, e mbështesin edhe studimet të ndryshme psikologjike. Pjesa më e madhe […]

Përse është e rëndësishme të trajnohemi?

Trajnimi dhe zhvillimi në aspektin profesional janë kritere thelbësore nëse do të dëshironit të arrinit sukseset dhe objektivat për të cilat keni aspiratë. Trajnimet profesionale, pavarsisht eksperiencës suaj, sjellin zhvillim dhe automatikisht ju ndihmojnë të rrisni nivelin e performancës, duke ju bërë më të shkathët për tu organizuar dhe për të përmbushur atë çka pritet […]

Si të rrisim fëmijë të lumtur?

Ju ka ndodhur ndonjëherë të pyesni një prind se çfarë do të dëshironin më së shumti për fëmijët e tyre? Nëse jo dhe do të filloni të pyesni, do të vini re se përgjigja e parë dhe më kryesorja do të jetë : të jenë të lumtur! Në kohën e teknologjisë dhe informacionit, do të […]

Udhëzime për të pastruar shtëpinë shpejt dhe mirë

Disa vite më parë zbulova se kur vinte fjala për pastrimin e shtëpisë, isha duke bërë gjithçka gabim! Gjatë qëndrimit në një resort pushimesh, zonja e pastrimit hyri në dhomë dhe spërkati çdo sipërfaqe me solucion pastrimi dhe u largua! Atë çast mendova se ajo harroj të vazhdonte me proçedurën dhe mendova të bëja diçka për ta njoftuar, por zonja u shfaq sërish në krye të dy minutave dhe me një leckë të thatë, fshiu çdo sipërfaqe mobiljeje të spërkatur më parë! Për habinë time më të madhe gjithçka nisi të shkëlqente! U interesova për produktin e pastrimit që përdorte, por sipas saj, sekreti nuk qëndronte tek produkti, por tek mënyra se si ju zgjidhni të merreni me pastrimin!   Dhe ndodh të jetë e vërtetë, e gjithë magjia e të bërit të mundur që punët e shtëpisë dhe mundi juaj në to, të ketë duk, nuk qëndron vetëm tek produktet cilësore, por mbi të gjitha tek mënyrat dhe teknikat që ju zgjidhni të ndiqni kur vjen fjala tek pastrimit!   Më poshtë ju propozojmë disa mënyra interesante  për ta bërë pastrimin e shtëpisë suaj sa më të thjeshtë dhe efikas :   Fshini plhurat   Niseni duke fshirë pluhrat në çdo cep të shtëpisë dhe në çdo sipërfaqe të mundshme! Tavolina, karriget, televizorin, frigoriferin, merimangat, abazhurët, kornizat e fotografive! Gjeni kohën ta bëni përditë.  Shkundni dyshekët, divanët, çarçafët  Hapi tjetër në pastrim pas pluhrave mund të jetë shkundja e divanëve, pastrimi I tapicerisë së tyre, shkundja dhe ajrimi I dyshekëve, ndërrimi çarçafëve, shkundja dhe fshirja me furçë e tapeteve në raste se nuk janë aq pis sa duhen dërguar për tu larë. Ndërkohë mund të mbushni lavatriçen, mblidhni dhe palosni një palë rroba duke i ndarë në çfarë mund të qëndroj thjesht e palosur dhe çfarë mund të kalohet në hekur.  Pastroni xhamat dhe pasqyrat  Xhamat e shtëpisë suaj do të marrin goxha kohë për pastrim, kështuqë kur t’i përvisheni punës në këtë pjesë sigurohuni të keni kohë të mjaftueshme. Pastroni xhamat dhe vetratat e shtëpisë me detergjent, ujë të bollshëm dhe disa lecka të cilat duhet të alternohen në të thata dhe të lagura. Përveç xhamave që dritaret tuaja të quhen të pastra duhet të pastroni edhe pjesën e duralumunit me kanalet dhe shinat rrëshikëtëse. Në përfundim të tyre, kaloni një leckë edhe nëpër të gjitha pasqyrat që mund të keni në shtëpi.  Kuzhina dhe tualeti kërkojnë kohë më vete   Këto janë zona shumë delikate në banesën tuaj, që do t’ju marrin kohë dhe vëmendje. Niseni me tualetin në fundjavë, ku përveç detergjentëve industrial mund të përdorni edhe përgatitje pastrimi që i realizoni me produkte organike si ujë dhe uthull. Sperkatini pllakat dhe inokset bollshëm me këtë solucion, mund të shtoni edhe limon për aromatizim dhe të kaloni sfungjerin në çdo pjesë për të pastruar dhe shkëqlyer. Ndërkohë në kuzhinë për pastrimin mund të përdorni edhe sodën e bukës për të pastruar dhe dezinfektur ambientet e kuzhinës.   Në fund dyshemeja  Është disi logjike që pastrimi pllakave ose parketit në dysheme të ngelet për në fund. Pasi keni pastruar shtëpinë në çdo […]

9 fakte interesante rreth pastrimit :

Ju mund të digjni rreth 100 kalori për çdo orë të shpenzuar duke pastruar Duke dizifektuar vazhdimisht tavolinën tuaj të punës, mund të reduktoni sëmundjet në 30% Telefonat e zyrës kanë rreth 25.000 bakterie për inç katror Që pastruesi antibakterial të jetë efektiv,duhet lënë në sipërfaqje nga 30- 60 sekonda përpara se të fshihet Kualiteti […]