Disa vite më parë zbulova se kur vinte fjala për pastrimin e shtëpisë, isha duke bërë gjithçka gabim! Gjatë qëndrimit në një resort pushimesh, zonja e pastrimit hyri në dhomë dhe spërkati çdo sipërfaqe me solucion pastrimi dhe u largua! Atë çast mendova se ajo harroj të vazhdonte me proçedurën dhe mendova të bëja diçka për ta njoftuar, por zonja u shfaq sërish në krye të dy minutave dhe me një leckë të thatë, fshiu çdo sipërfaqe mobiljeje të spërkatur më parë! Për habinë time më të madhe gjithçka nisi të shkëlqente! U interesova për produktin e pastrimit që përdorte, por sipas saj, sekreti nuk qëndronte tek produkti, por tek mënyra se si ju zgjidhni të merreni me pastrimin!
Dhe ndodh të jetë e vërtetë, e gjithë magjia e të bërit të mundur që punët e shtëpisë dhe mundi juaj në to, të ketë duk, nuk qëndron vetëm tek produktet cilësore, por mbi të gjitha tek mënyrat dhe teknikat që ju zgjidhni të ndiqni kur vjen fjala tek pastrimit!
Më poshtë ju propozojmë disa mënyra interesante për ta bërë pastrimin e shtëpisë suaj sa më të thjeshtë dhe efikas :
- Fshini plhurat
Niseni duke fshirë pluhrat në çdo cep të shtëpisë dhe në çdo sipërfaqe të mundshme! Tavolina, karriget, televizorin, frigoriferin, merimangat, abazhurët, kornizat e fotografive! Gjeni kohën ta bëni përditë.
- Shkundni dyshekët, divanët, çarçafët
Hapi tjetër në pastrim pas pluhrave mund të jetë shkundja e divanëve, pastrimi I tapicerisë së tyre, shkundja dhe ajrimi I dyshekëve, ndërrimi çarçafëve, shkundja dhe fshirja me furçë e tapeteve në raste se nuk janë aq pis sa duhen dërguar për tu larë. Ndërkohë mund të mbushni lavatriçen, mblidhni dhe palosni një palë rroba duke i ndarë në çfarë mund të qëndroj thjesht e palosur dhe çfarë mund të kalohet në hekur.
- Pastroni xhamat dhe pasqyrat
Xhamat e shtëpisë suaj do të marrin goxha kohë për pastrim, kështuqë kur t’i përvisheni punës në këtë pjesë sigurohuni të keni kohë të mjaftueshme. Pastroni xhamat dhe vetratat e shtëpisë me detergjent, ujë të bollshëm dhe disa lecka të cilat duhet të alternohen në të thata dhe të lagura. Përveç xhamave që dritaret tuaja të quhen të pastra duhet të pastroni edhe pjesën e duralumunit me kanalet dhe shinat rrëshikëtëse. Në përfundim të tyre, kaloni një leckë edhe nëpër të gjitha pasqyrat që mund të keni në shtëpi.
- Kuzhina dhe tualeti kërkojnë kohë më vete
Këto janë zona shumë delikate në banesën tuaj, që do t’ju marrin kohë dhe vëmendje. Niseni me tualetin në fundjavë, ku përveç detergjentëve industrial mund të përdorni edhe përgatitje pastrimi që i realizoni me produkte organike si ujë dhe uthull. Sperkatini pllakat dhe inokset bollshëm me këtë solucion, mund të shtoni edhe limon për aromatizim dhe të kaloni sfungjerin në çdo pjesë për të pastruar dhe shkëqlyer. Ndërkohë në kuzhinë për pastrimin mund të përdorni edhe sodën e bukës për të pastruar dhe dezinfektur ambientet e kuzhinës.
- Në fund dyshemeja
Është disi logjike që pastrimi pllakave ose parketit në dysheme të ngelet për në fund. Pasi keni pastruar shtëpinë në çdo cep të saj duke i organizuar dhe profilizuar punët sipas rendit, dyshemeja është çështje e thjeshtë! Në rastet e parketeve duhet të tregoheni më të kujdesshëm, pasi përveç leckës së lagur me ujë dhe detergjentit parketi duhet të kaloni edhe një shtupë me leckë të thatë, në këtë mënyrë siguroni jetëgjatësinë e parketit. Ndërkohë që pllakat duken disi më të thjeshta për tu larë, por është pjesa midis tyre disi e sikletshme në pastrim. Në kovën që përdorni për të larë dyshemenë mund të shtoni veç të tjerash edhe pak sodë buke, që do t’ju ndihmojë të zbardhni pllakat!
Këshillë: Mos u trembi nga pikat e parashtruara më siper… Ky lloj pastrimi planifikohet në ditë gjatë gjithë javës, në mënyrë që e gjithë fundjava të jetë e juaja dhe e familjes tuaj.
Në rast se ju nuk i keni qejf punët e shtëpisë dhe mendoni se të merresh me to është kohë e shpenzuar kot, telefononi në numrin 0693381880 dhe lejoni Ndihma Plus t’ju ndihmojë!