Në ditët e sotme, e gjejmë shpesh veten shumë të zënë me përgjegjësitë e përditshme si puna, fëmijët, shtëpia, sa që kujdesi dhe vëmendja për pjestarët e tjerë të familjes fillon dhe zbehet pa dashur. Gjithashtu duket se me kohët moderne, secili prej nesh është i fokusuar tek zhvillimi dhe emancipimi personal, sa që nga ambicia shpesh ndodh që vizioni ynë të ngushtohet dhe shndërrohet tërësisht në çështje individuale. Por duket se gjithmonë ka shpresë dhe lajme të mira, kur impenjohemi të kemi më shumë vullnet! Ne mund të jemi sërish produktiv dhe efiçent në profesionet tona edhe një herësh të kujdesemi dhe tregojmë vëmendje për moshën e tretë!
Izolimi, vetmia dhe mërzia janë disa nga problematikat më të mëdha të moshës së tretë. Këto ngërçe të moshës krijohen natyrshëm nga fakti se ata tashmë nuk mund të jenë aq aktiv sa më parë dhe njëherësh mbartin mbi supe një jetë të mbushur me sakrifica. Akoma më e vështirë bëhet dita kur fillojnë dhe dëgjojnë se si miqt ose moshatarët e tyre ndërrojnë jetë dhe ndjesia e frikës i kaplon dhe terrorizon deri në atë pikë sa shpesh zgjedhin të tërhiqen në vete dhe të qëndrojnë në hije. Për më tepër, mosha e tretë e ka të vështirë të krijoj miqësi të reja, për shkak të problemeve me shëndetin dhe gjithashtu problemeve financiare që i shoqërojnë, pavarsisht kontributit të tyre në shoqëri dhe familje.
Një tablo e tillë, duhet të ndërgjegjësoj të rinjtë që ta shndërrojnë kujdesin dhe vëmendjen ndaj të moshuarve në prioritet, ashtu si një pjesë e mirë e përgjegjësive që jeta sjell, siç janë profesioni, realizimi personal, fëmijët dhe shtëpia! Edhe nëse ju zgjidhni të punësoni dikë që të kujdeset dhe t’ju shërbej prindërve tuaj të moshuar, sërish ata nuk do të marrin elementët më të rëndësishëm dhe me vlerë, për të cilët kanë aq shumë nevojë. Prindërit tuaj mund të kenë vërtetë në shërbim një zonjë që i ndihmon me punët e tyre të përditshme, por nëse në derën e shtëpisë së tyre që dikur gumëzhinte nga fëmijët dhe njerëzit, tashmë nuk hyn askush tjetër, ata do të ndjehen tërësisht të përjashtuar dhe të vetmuar.
Prandaj thuhet se ku ka vullnet, ka zgjidhje! Ndalni hapin për një çast dhe përveç fëmijëve, kredis, punës, doktoraturës, partnerit, miqve, kohës së lirë, filloni të mendoni dhe të vendosni gjithmonë edhe më në fokus, prindërit tuaj të moshuar! Disa nga mënyrat për t’i bërë të afërmit tanë të moshës së tretë të ndjehen të kujdesur, të respektuar dhe të vlerësuar janë :
- Krijoni dhe ruani kontaktin me prindërit e moshuar
Nuk ka realisht asnjë motiv apo arsye përse ju nuk mund t’ju telefononi prindërve tuaj të moshuar të paktën një herë në ditë! Edhe sikur ata të jetojnë fare pranë jush, përdoreni teknologjinë e kohëve moderne për të qëndruar në kontakt ditor me ta! Sigurisht që i telefononi, por ndoshta 1 – 2 herë në javë nuk është mjaftueshëm! Mëngjeset në familjet e reja, me fëmijë të vegjël dhe punën që të pret në orar fiks, janë gjithmonë të rrëmujshëm dhe shpërqëndrues, por në momentin e parë që ju lini fëmijët në shkollë ose në kopësht, mund t’ju bëni prindërve një telefonatë të shpejtë! Veçanërisht nëse njëri prej tyre ka ndërruar jetë, tjetri do të ketë jashtëzakonisht nevojë për një fjalë nga fëmijët, në mënyrë që të dijë si të përballoj një humbje të madhe!
- Shkoni dhe i takoni prindërit tuaj më shpesh
Natyrshëm ne mund të rendisim njëmijë e një arsye përse mund të kemi nevojë që të dielat t’jua kushtojmë fëmijëve dhe bashkëshortëve, por disa të diela në muaj duhet t’jua dedikoni prindërve të moshuar! Merrni familjen tuaj dhe shkoni tek prindërit për drekë! Ose merrni familjen tuaj dhe prindërit dhe dilni për një drekë të bukur familjare! Mund edhe thjesht të dilni të gjithë së bashku për një shëtitje në qytet! Cilido të jetë aktiviteti që përpiqeni të organizoni fundjavave për familjen tuaj, do të bënit mirë të përfshinit edhe prindërit e moshuar! Ata do të lumturohen shumë dhe për më tepër do t’ju vijnë në ndihmë me fëmijët tuaj, me të cilët gjithashtu dëshirojnë të kalojnë shumë kohë!
- I motivoni dhe ju jepni kurajo të organizojnë ditën duke u shoqëruar me bashkëmoshatarët e tyre
Mund të na duket e çuditshme kur shohim grupe të moshuarish që mblidhen diku në lagje dhe luajnë për një kohë të gjatë domino, por kjo është një mënyrë e mirë që zgjedhin për të qenë social dhe për të krijuar miqësi! Ju jepni kurajo prindërve tuaj të moshuar të krijojnë afrimitet dhe aktivitet me bashkëmoshatarët e tjerë përreth! Nëse në zonën ku ata banojnë nuk ka aktivitete sociale, ju mund t’ju sugjeroni që përshembull mbasditeve të marrin fqinjën që banon një shkallë më poshtë dhe është bashkëmoshatare dhe të dalin shëtitje nga liqeni! Jepuni ide se si mund të qëndrojnë në kontakt me të tjerët dhe se si mund të krijojnë vetë aktivitete që ju mbushin ditën, pa qenë nevoja të qëndrojnë thjesht të ngujuar brenda mureve të shtëpisë.
- Gjeni kohë për të bërë një aktivitet së bashku
Prindërit tuaj dikur kanë rendur ashtu si ju sot pas punës, fëmijëve, shtëpisë, vështirësive dhe ëndërrave që mund t’ju kenë ngelur pezull! Tani që ata kanë kohë me bollëk, do të ishte vërtetë ideale që ndonjëherë edhe ju të organizoni një ditë gjatë javës, në të cilën do t’ju kushtoni vëmendje dhe kujdes. Të shtunave përshembull, mund të dilni që në mëngjes për një shëtitje, pastaj mund të shkoni në kinema, të ktheheni në shtëpi për drekën dhe mbaditeve mund t’i shoqëroni edhe në një ekspozitë ose në një vend apo aktivitet tjetër, për të cilin ata kanë qenë gjithmonë të interesuar!
- Ndonjëherë mund t’i merrni për pak kohë prindërit tuaj të moshuar në vendin e punës
Cilido qoftë profesioni ose puna juaj ata janë shumë krenar për ju! Krijoni mundësinë edhe nëse jeni të punësuar, të merrni pak kohë për t’i përfshirë në ambientin e punës. Në këtë mënyrë do të arrini t’i bëni prindërit e moshuar akoma më të përfshirë në jetën tuaj dhe njëherësh të lumtur që sidoqoftë ju po përpiqeni t’ia dilni mbanë. Tashmë është koha juaj për tu përballur me jetën dhe koha tyre për të parë se kanë bërë një punë të mirë si prindër me fëmijët e tyre.
- Merrni në konsideratë dhe punësoni dikë për tu kujdesur për prindërit e moshuar
Kur vjen koha e moshës së tretë, prindërit tuaj mund të mos jenë në gjëndje, për shkak të problemeve me shëndetin, të kujdesen për veten e tyre ashtu siç duhet. Për më tepër, në Shqipëri, thjesht ideja dhe koncepti azilit për të moshuarit, tingëllon diçka e tmerrshme. Jo vetëm për pjesën tjetër të njerëzve që mendojnë se ju po i hiqni qafe prindërit duke i mbyllur në një azil por edhe për ata vetë, do të ndjehen tërësisht të zhvlerësuar dhe të braktisur. Sigurisht që ju keni njëmijë e një përgjegjësi financiare dhe situata juaja ekonomike mund të mos jetë shumë e favorshme për të përballuar një shërbim të till, por ju mund të organizoheni me vëllezërit dhe motrat dhe ta ndani së bashku këtë përgjegjësi. Por edhe nëse jeni fëmijë i vetëm ose nuk gjeni mbështetjen e të tjerëve, duhet të krijoni patjetër mundësinë që prindërit tuaj të moshuar të mos ngelen fillikat. Mund të punësoni dikë me kohë të pjesshme për pastrimin dhe gatimin ose mund dhe duhet të gjeni kohë gjatë ditës për t’i ndihmuar patjetër. Gjithsesi punësimi dikujt për t’ju shërbyer prindërve të moshuar nuk është çështje luksi! Sepse shpesh here, ashtu sic mund të jemi të gatshëm të hyjmë në kredi dhe borxhe për të blerë një makinë të re të cilën nuk e përballojmë dot ekonomikisht, po ashtu duhet të gjejmë mënyrën për të përballuar një shërbim që është domosdoshmëri. Dhe jo vetëm në çastin kur prindërit tuaj të moshuar janë në fazën e fundit.
- Mësojini prindërit e moshuar se si të përdorin teknologjinë modern
Ka dy arsye kryesore përse ju duhet të përpiqeni t’i mësoni prindërit e moshuar të familjarizohen dhe të përdorin mjetet e komunikimit masiv! Së pari, duke i mësuar se si të shkruajnë dhe lidhen me ju në what’s up ose skype, ju do të krijoni një mënyrë shumë të mirë për të qëndruar bashkë në kontakt në cilindo rast, qoftë për tu përshëndetur gjatë ditës! Së dyti, prindërit tuaj të moshuar duhet të mësojnë si të përdorinë mjetet e komunikimit masiv ose social media edhe për të qëndruar aktiv dhe në kontakt me të tjerët. Duke i mësuar se si të përdorin një rrjet të caktuar social ata do të mund të vihen në kontakt me miqt e rinisë, të shtyjnë kohën duke marr informacion, duke luajtur dhe duke komunikuar. Pavarsisht problemeve qe rrjetet sociale shkaktojnë, në rastin e moshës së tretë, këto mjete shndërrohen logjikshëm në instrument ndihme.
Nëse dëshironi të kujdeseni për prindërit tuaj siç duhet, ju duhet t’ju falni dashuri dhe të jeni të pranishëm në jetën e tyre! Por nëse do t’ju lind nevoja të punësoni një zonjë për tu kujdesur për prindërit tuaj të moshuar, mund të na kontaktoni në 0693381880 / 0694607747!
Ndihma + është gjithmonë e gatshme t’ju vij në ndihmë!
Profili : Kujdesi për të moshuarit