Çastet e para të paharrueshme të bebit tuaj

Çastet e para të paharrueshme të bebit tuaj

Në vitin e parë të bebes suaj ka kaq shumë momente të paharrueshme. Duket sikur çdo ditë sjell diçka të re.  Hidhini një sy  të gjithë momente që bebi juaj e bën një veprim për herë ta parë.

  • Buzëqeshja

Disa prindër e harrojnë buzëqeshjen e parë të bebit të tyre pa dhëmbë. Buzëqeshja e parë mund të shfaqet jo më parë së bebi të jetë 6 javësh dhe ka gjasa të mos jetë e shpeshtë. Zakonisht, bebet buzëqeshin rregullisht kur janë 12 javësh, si edhe 6 muajsh, dhe u qeshin vetëm personave që njohin më shumë- juve.

  • Gjurmimi i objekteve me sy

Kur janë të sapolindur, bebet nuk mund të fokusojnë sytë e tyre në të njëjtën kohë. Në kohën që shikimi i tyre përmisohet, bebi juaj fillon të shikoje dhe të gjurmojë objektet që i duken interesante. Lëvizni para syve të tyre një shkop me ngjyra apo një lodër për t’i inkurajuar. Duhet të keni pak durim deri sa kjo aftësi të zhvillohet ashtu siç duhet.

  • Fillon të hajë ushqim me lugë

Shumica e bebeve fillojnë të hanë ushqim me lugë, kur ata peshojnë 2-fishin e peshës së lindjes ose kur janë 4- muajsh. Përpara se t’i ushqeni purenë e patateve, sigurohuni që ai të jenë në gjendje të ulet mirë të karrigia e tij e bebes.

  • Rrotullohet mbi

Kur janë 7-muajsh, shumica e bebeve mund të rrotullohen mbi stomak apo e anasjelltas . Fëmija juaj mund të përdorë aftësitë e reja për të lëvizur- për të marr një lodër ose për të arritur te ju.

  • Të ulet pa ndihmë

Bebi juaj do të mësojë që të ulet i pavarur rreth moshës 4-7 muajsh. Kjo është koha kur muskujt e shpinës dhe qafës së  tij janë mjaftueshëm të fortë, për ta mbajtur atë të ulur. Disa bebe mund të ulen pa asnjë lloj suporti kur janë 8-muajsh.

  • Zotërimi i gjërave

Duke filluar nga 4-8 muajsh, shumë bebe kanë aftësinë t’i afrojnë objektet afër vetes, si edhe të çojnë lodrat nga një dorë në tjetrën.  Në momentin qe bebi mund të marr gjërat në dorë, ai mund të marrë çdo gjë që shiko. Kështu që, është një ide e mirë që të mbani larg gjërat e rrezikshme dhe të çmuara.

  • Këmba- dorazi

Bebi në lëvizje. Pak kohë pasi fëmija jua të mund të ulet, ai do të fillojë të eci këmba-dorazi, që do të thotë ai mund të lëviz më shpejt.  Kontrolloni shtëpinë  që të jetë e sigurt për ecjen e tij.

  • Marrja e kontrollin

Kur të jetë rreth 9-muajsh, fëmija juaj me shumë mundësi do ta shtyjë veten e tij të ngrihet në këmbë, duke u mbajtur te karrigia apo kolltuku. Duke qenë se arrin të fitojë më shumë vetëbesim , ai do të fillojë të mbahet nëpër mobilet e shtëpisë dhe do të vijë vërdall. Gjatë kësaj kohë, më shumë mundësi ai do të jetë në kërkim të dorës suaj, pasi nuk është ende gati të hedh hapin e tij të parë.

  • Fjala e parë

Ju mund ta dëgjoni fjalën e tij të parë – “mama”- “baba”- sapo të  mbush 6-muajsh. Sigurisht, që kjo fjalë do të shkrijë zemrën tuaj, por ai nuk do ta lidhë atë me ju, deri sa të shkojë 1 vjeç. Ju mund ta zhvilloni dhe përshpejtoni aftësinë e tij për të folur sa më shpejt duke i lexuar edhe folur shpesh.

  • Hapi i parë

Kur vjen puna të çastet e paharrueshme të bebit tuaj,asgjë nuk krahasohet me hapin e tij të parë. Shumë bebe hedhin hapin e tyre të parë  kur janë 9-12 muajsh dhe fillojnë të ecim mirë  kur janë 14-15 muajsh.

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this