Çfarë është më mirë për zhvillimin e trurit të bebes tuaj?

Çfarë është më mirë për zhvillimin e trurit të bebes tuaj?

“Doktoresh Laura, tani që vajza ime është 7 muajshe do të doja se si ta shpenzoja kohën cilësisht me të: sa kohë duhet të luaj vetëm, sa kohë duhet të bëjë një lojë interaktive, cilat aktivitete janë më të mirat, a ka lodra specifike, etj?  Gjatë gjithë ditës jam pas saj, por dua të sigurohem që jam duke e përfshirë në aktivitete të dobishme për zhvillimin e saj. Ajo është një fëmijë i shndritshëm dhe unë dua që rritja e saj të vazhdoj në këtë mënyrë. Ajo ç’ka dua është që çdo moment me të, të jetë cilësor. Faleminderit!” 

 

Përgjigja e Dok. Laura:  

 

Foshnjat kanë nevojën e një të rrituri, i cili është i përgjegjshëm ndaj nevojave të tyre, por nuk është e nevojshme që ata të jenë rreth tyre gjatë gjithë kohës. Foshnajt janë të projektuara për t’u zhvilluar duke ndërvepruar me të dashurit e tyre dhe duke vëzhguar jetën familjare dhe atë në komunitet.  Kjo do të thotë që e vogla juaj ka nevojë  më së shumti të ndërveprojë me ju në mënyrë të dashur, të ngrohtë dhe të gëzuar, por në të njëjtën kohë edhe t’ju shikoj juve në përditshmërinë tuaj. Kështu ju lutëm ndajeni jetën me beben tuaj, por jo çdo moment të saj. 

Me fjalë të tjera ajo duhet ta ndjejë që ti je aty sa herë të ketë nevojë. Por nuk është e dobishme për të që të ndjejë se ajo është gjithmonë në fokus të vëmendjes. Ju mund të mendoni se kjo është përgjegjësia juaj si prindër. Ju i përgjigjeni nevojave të saj dhe krijoni mjedisin e saj, në mënyrë që ajo të eksplorojë dhe të lulëzojë.  Por ju nuk mund të jeni në çdo kohë me të – ky lloj presioni do ta bënte fëmijën tuaj të shqetësuar. 

 

Pra, të jeni e përgjegjshme ndaj nevojave të vajzës tuaj është e rëndësishme, në kuptimin që e ushqen atë kur ka uri, e ve për të fjetur kur është e lodhur, e lejon të eksplorojë kur jeni duke bërë shëtitje.  Por ju nuk do të doni që ajo të ndjejë se ju jeni shpesh duke e parë atë dhe duke thënë: “  çfarë do të bëjmë tani”?  Ajo ka nevojë të dijë se dikush më i madh se ajo është përgjegjës.  

Vendosni një orar që mendoni se do të funksionojë dhe për të dhe jeni e sigurt se ajo e di se çfarë e pret ( “Në mëngjes mami lan enët, ndërsa unë luaj pranë saj me lodrat e mia dhe pastaj shkojmë të bëjmë gjëra të mira”.) 

Pastaj, ndërkohë që ju merreni edhe me gjërat tuaja, ngrohtësisht merreni dhe me beben tuaj. Truri i një bebeje nuk ka nevojë për bombardime ndijore; ajo do të ketë shumë gjëra për të nxitur zhvillimin e saj konjektiv në aktivitetet e jetës së përditshme. Por truri i një fëmijë duhet të ndërveprojë me njerëzit e saj të veçantë gjatë shumicës së orëve të zgjimit. Ajo ju përdor si bazën e saj të sigurt për të eksploruar botën dhe ju shikon juve se si ta interpretojë atë që po përjeton. Ndërsa ajo po ndërvepron me ju, truri i saj bën lidhjet nervore që do ta formësojë atë për jetën. 

 

Pra, zhvillimi intelektuar i një fëmijë është ndërtuar mbi bazën e sigurisë emocionale. Kjo do të thotë që vëmendja juaj primare duhet të jetë duke e shijuar atë, duke u angazhuar me të, duke ju përgjigjur nevojave të saj, duke i treguar botën dhe duke i dhënë siguri kur ajo shpreh shqetësime për gjërat.  Studimet tregojnë që foshnjat që janë më të avancuara intelektualisht, emocionalisht dhe fizikisht janë bebet, nënat e të cilave janë më të vëmendshme, të përgjegjshme dhe më të angazhuara ngrohtësisht me ta. 

Ajo nuk ka nevojë që ju të përqëndroheni në zhvillimin e saj intelektual në kuptimin që ti mësoni ABC-në apo numrat. Ajo do të gjejë stimulim të veçantë në lojerat e fshehura, duke tërhequr të gjitha lapsat nga sirtari ose të njohurit të botës në mënyrë të sigurt nga mbajtësja e bebes apo nga karroca në kohën që ju keni shkuar në një dyqan dhe jeni duke ndërvepruar me njerëz të tjerë. 

Ju mund të keni dëgjuar se ti lexosh bebeve ëahtë diçka e mirë për të dhe në fakt është. Por më mirë është që të flasësh me të, për të. Përfshijeni atë dhe flisni me të edhe për detyrat tuaja p.sh larje enësh, gatim, larja e rrobave atj. 

Së shpejti vajza juaj do të jetë në fazën e zvarritjes dhe ajo do të dëshirojë të eksplorojë gjithçka. Nëse doni që  ta nxisni intelektin e fëmijës tuaj, lejoneni atë të shuajë kuriozitetet e saj, normalisht duke e mbikqyrur. 

Duhet të luani me beben tuaj lojëra që e ndihmojnë në zhvillimin e trurit?  

Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe, por ato duhet të jenë interaktive dhe duhen bërë në moshën e përshtatshme- që do të thotë të jenë edhe për zhvillimin motor dhe jo vetëm për zhvillimin mendor. Këndojini asaj, luani muzikë të ndryshme, vallëzoni me të si edhe jepini mundësinë të shikojë bebe dhe fëmijë të tjerë. 

A duhet ta lini të shikojë video argëtuese për beba? 

Ekspertët janë kundër kësaj gjëje. Së pari foshjnat që shikojnë video shpenzojnë më pak kohë duke bashkëvepruar me njerzit e vërtetë. Së dyti shikimi i ekraneve ndryshon zhvillimin e trurit. 

Të kalosh çdo moment në mënyrë cilësore me beben tuaj është diçka shumë e bukur, por ju nuk do të donit ta mësonit fëmijën se të qënit produktiv në çdo moment është ajo ç’ka ka më shumë rëndësi.  Bebet nuk përfitojnë nga mbi-stimulimi. Ata kanë nevojë për më shumë ndërveprime me ne, por gjithashtu duhet shumë kohë për të luajtur me lodrat e tyre, të dëgjojnë muzikë, ti ngulin sytë asaj hapësirës së pluhurit për të kuptuar si funksionojnë muskujt e tyre.  Ata nuk kanë nevojë që në ato momente, ne të nxitojmë dhe të justifikojmë ekzistencën tonë; ata tashmë janë të zënë. Të gjitha foshnjat kanë nevojë për kohë për të luajtur në sigurinë e pranisë tonë, por pa ndërhyrjen tonë. Mësoni të bëni këtë dhe do të bëni një arritje shumë të rëndësishme në zhvillimin e trurit të bebes tuaj. 

 

 

Burimi : http://www.ahaparenting.com/ages-stages/babies/baby-activities-SAHM-stimulation 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this