Cfarë përfshihet zakonisht në ofertën e pastrimit ?

Cfarë përfshihet zakonisht në ofertën e pastrimit ?

Ju keni lënë një takim me stafin e Ndihma Plus, për të vlerësuar pastrimin e shtëpisë suaj. Shumë mirë!
Në orarin e caktuar do të vijë një përfaqësuese nga Ndihma Plus.
Ndërkohë që në shtëpinë tuaj, së bashku me ju do të krijojmë një Plan të Personalizuar Pastrimi, do të diskutojmë për kostot dhe do të vendosim pritshmëri të përbashkëta për një pastrim të suksesshëm.
Në takimin e parë, do të diskutojmë :
1. Pjesë të shtëpisë, te cilat ju dëshironi t’i kushtohen më shumë vëmendje
2. Dhomat që ju do të doni të pastroni.
3. Do të vendosim nëse do të dëshironit ose jo të pastroni frigoriferin, sobën, mikrovalën, etj.
4. Do të duam të dimë cfarë keni pëlqyer apo nuk keni pëlqyer nga pastrimet që keni marrë në të kaluarën
5. Do të diskutojmë frekuencën e pastrimeve që do të dëshironit në të ardhmen,datën e pastrimit etj.
Cdo javë është frekuenca më e shpeshtë e pastrimeve. Por, jemi të lumtur të themi që ne sigurojmë pastrim edhe me një frekuencë më të gjatë, pastrim një herë në muaj, pastrime vetëm një herë apo dhe pastrime në rast shpërnguljeje. Frekuenca që ju zgjidhni ndikohet nga mënyra juaj e jetesës ose buxheti që keni. Ne do të vijmë te ju me opsione zgjedhjeje, në mënyrë që ju të përzgjidhni opsionin më të mirë për veten tuaj.
Në fund të takimit, përfaqësuesja e Ndihma Plus do të vendosë një orar për pastrimin e shtëpisë suaj. Me stafin tonë profesional dhe të kualifikuar, ne do të fitojmë besimin tuaj vizitë pas vizite

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this