Dëshironi të shpenzonit sa më pak kohë me pastrimin në shtëpisë??

Dëshironi të shpenzonit sa më pak kohë me pastrimin në shtëpisë??

Një amerikan shpenzon mesatarisht 40 minuta çdo ditë për të pastruar shtëpinë e tij. Duke përjashtuar të gjithë ata që janë të fiksuar pas pastrimit dhe i konsiderojnë 5 – 7 orë pastrimi intensiv të ambientit të banimit, si kohë të shpenzuar më së miri, gjithë të tjerët ( njerëzit noraml ) ëndërrojnë të gjejnë aq kohë për ta shpenzuar duke u argëtuar me familjen, miqtë ose të afërmit.

Në fakt, studimet në Institutin e Psikologjisë Mjekësore në Berlin kanë gjetur një lidhje të fortë midis aktivitetit të mirëmbajtjes së shtëpisë dhe stresit. Çka lë vend për interpretim, duke e cilësuar procesin e mbajtjes pastër të ambientit, një ritual të domodoshëm dhe njëherësh shkatërrues, duke mbajtur në konsideratë faktin që krijon varësi! Fatmirësisht, gjithmonë ka dritë në fund të tunelit : këshilla tepër të efektshme pastrimi të vepruar shpejt dhe me efektivitet, nga profesionistët e profilit.

Ruani mirë në kujtesë këto këshilla pastrimi që do t’ju lehtësojnë jetën :

  1. Pastrojeni blenderin me sapun

Që do të thotë se është gjithmonë e sikletshme të pastrosh një mjet që në brendësi ka kënde dhe thika, të cilat pavarsisht përpjekjes, duket se nuk pastrohen mirë siç duhet! Zgjidhja? Hidhni ujë të ngrohtë, sapun dhe sodë buke në blender dhe vëreni në punë për pak sekonda. Pastaj kaloi një sfungjerë të shpejtë dhe vendoseni në vendin e vetë. Ja ku mbaruat punë, pa qenë nevoja t’i vini rrotull apo ta pastroni aq sa shkojnë gishtat dhe të mendoni që është në rregull!

  1. Pastroni lavamanët me letër me dyll

Lavamanët janë cilësuar edhe shkencërisht, si një nga vendet më të ndotur në shtëpi, sado i lartë të jetë niveli pastërtisë! Një studim i kohëve të fundit nga  instituti Mikrobiologjisë së Aplikuar të Ambientit në Gjermani, sigurohet të përforcojë faktin se lavamani juaj përmban po aq mikrobe apo baktere sa edhe lavamanët e spitaleve. Dhe sigurisht që sado maniak të jeni pas pastërtisë, ju nuk do të harrini dot të siguroi higjenizim në 100 %  të lavamanit në kuzhinë! Si i bëhet pra? Pasi ta keni pastruar mirë lavamanin me sfungjer ( sfungjerët e enëve mund të higjenizohen nëse i fusni per 1 – 2 minuta në mikrovalë ) dhe detergjentin dizenfektues, kalojnini edhe një dorë të mirë pastrimi me letër me dyll. Ky veprim i fundit, jo vetëm që do të largoj njollat e ujit por do të ndihmojë në ngadalsimin e grumbullimit të mikorbeve nëpër tuba dhe pjesë të dukshme të lavamanit.

  1. Pastroni makinerinë e kafesë me uthull

Edhe ata që e përdorin makinerinë e kafesë ccdo ditë, ka të ngjarë të mos e pastrojnë aq herë sa duhet! Fatkeqsisht, një artikull studimi publikuar në revistën shkencore Scientific, arrinë në përfundimin se makineritë e kafesë që kemi në shtëpi, janë vend ideal banimi për bakteret që kanë qejf ngrohtësinë. Pra si mund t’i luftojmë gjithë këto mikro – organizma? Një pastrim konstant mujor me ujë dhe uthull, do ishte nje zgjidhje ideale për të mbajtur nën kontroll higjenën e elektroshtëpiakeve tuaja. Gjithçka duhe të bëni, është të mbushni ekspresin e kafesë me një lugë uthull të bardhë dhe një lugë ujë ambienti dhe ta shpëlani mirë e mirë. Më pas thjesht shplajeni depozitën e kafesë me ujë të bollshëm, sa për të hequr aromën e uthullës.

  1. Pastroni kokën e dushit me uthull

Kur vjen fjala tek pastrimi tualetit, puna jonë përqëndrohet tek hidrosanitaret ( lavmani, tualeti etj ) si fillim, pllakat dhe xhami dushit ose vaska! Ka shumë të ngjarë që shpesh herë, në nxitim e sipër për të mbaruar punë, harrojmë të pastrojmë kokën e dushit! Studimet në lidhje me higjenën në ambientet e banimit, kanë arritur në përfundimin se 1/5 e sipërfaqes së kokës së dushit në shtëpinë tuaj është e mbushur me Mycobacertium Avium që është një kombimin bakteresh, nga i cili rrjedhin një seri e gjatë infeksionesh. Lajmi mirë? Të mbash pastër kokën e dushit në tualet, nuk është edhe aq mision i pamundur! Thjesht merrni një qese të vogël, mbusheni me uthull, zhyteni kokën e dushit në qese, lidheni mirë që të mos derdhet dhe lëreni në atë gjëndje për gjatë gjithë natës. Studimet nga American Society for Microbiology arrijnë në përfundimin se acidi që përmban uthulla është në gjëndje të zhduk një pjesë të mirë të mikrobeve dhe baktereve, madje edhe për ato më rezistentet siç është tuberkulozi.

  1. Freskoni dhe higjenizoni çarçafët, dyshekët dhe jastëkët me sodë buke

Shumë shpejt ju do të ndërgjegjësoheni se pastërtia dhe higjena në shtëpinë tuaj nuk ka lidhje vetëm me kuzhinën, dhomën e ndenjes, tualetin, larjen e rrobave, pastrimin e dyshemesë etj. Me rëndësi të jashtëzakonshme është edhe pastrimi periodik i jastëkve, dyshekëve dhe çarçafëve. Gjithesi, pavarsisht informacioneve të përhapura rreth rëndësisë së të mbajturit sa më pastër tapicerinë në dhomën e gjumit, shumica prej nesh mjaftohen me ritual të thjeshta siç është ndërrimi kllëfëve, çarçafëve, shkundja e dyshekut, shkundja e mbulesave, ajrimi tyre dhe kaq. E çfarë mund të bësh më tepër? Mund të merrni mundimin të përdorni disa teknika të thjeshta pastrimi për të ulur sa më shumë ndotjen e ambientit tuaj të gjumit me baktere, duke shmangur sa më shumë alergjitë. Minimumi një herë në muaj, pastrojeni dyshekun dhe jastëkët me makinë me vakum dhe spërkatini bollshëm me sodë buke. Lërini disa orë të mbuluar me sodë buke dhe më pas kalojini sërish fshesën me vakum. Kaq është e gjitha! Të jeni të sigurtë që tashmë keni një dyshek dhe jastëk jashtëzakonisht më të pastër dhe të higjenizuar se më parë.

 

Sigurisht që nëse vërtetë nuk gjeni kohë për të bërë gjithë këtë aktivitet mirëmbajtjeje në shtëpinë tuaj apo në fund të fundit përtoni si dreqi të shpenzoni çdo fundjavë duke larë, shplarë e vënë rregull, një zgjidhje IDEALE do ta gjeni sërish! Mjafton të telefononi ( 0693381880 / 0694607747 ) dhe rezervoni një shërbim pastrimi profesional për shtëpinë dhe tapicerinë në shtëpinë tuaj me Ndihma+ dhe të gjitha problemet tuaja me pastrimin, marrin fund!

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this