Çdo fëmijë është i veçantë, sigurisht, por personaliteti i tij/saj përcaktojnë si rrjedh jeta. Nga ana tjetër ambjenti rrethues luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. “Që në lindje ka një ndryshim mes mënyrës si sillemi nëse është vajzë dhe si sillemi nëse është djalë” thotë David Stein, Ph.D., profesor i psikologjisë. “Ne u flasim butësisht vajzave dhe i hedhim në ajër djemtë” tha ai. Megjithatë, Leonard Sax, M.D., beson se prindërit i trajtojnë ndryshe vajzat nga djemtë sepse në fakt ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, truri i tyre nuk është i formuluar njësoj. Po kush është më i vështirë për tu rritur? Më poshtë po japim përgjigjen e kësaj pyetje për 5 fusha kryesore të zhvillimit.
Disiplina
Kush është më i vështirë? Djali
Që në lindje dëgjimi tek djemtë nuk është aq i mirë sa tek vajzat. Dëgjimi tek vajzat është më i ndjeshëm. Ato janë më të mprehta në zbatimin e komandave dhe rrjedhimisht në zhvillimin e gjuhës së folur. Djemtë janë më pak verbalë dhe më impulsivë gjatë viteve të para të jetës.
Siguria fizike
Kush është më i vështirë? Djali
Në përgjithësi djemtë janë më nervozë dhe më agresivë, thonë ekspertët. Ndërmarrja e rreziqeve u aktivizon qëndrat e kënaqësisë në tru.
Komunikimi
Kush është më i vështirë? Djali në fillim, më vonë vajza
Që në lindje, vajzat janë më të prirura të ndjekin me sy ngjyra, forma dhe fytyra njerëzish, ndërsa djemtë preferojnë të ndjekin më shumë lëvizjet thotë Dr. Sax. Pra, vajzat janë të prirura të tërhiqen drejt njerëzve ndërsa djemtë drejt veprimeve. Për shkak se vajzat i vëzhgojnë më me kujdes fytyrat e njerëzve, ato i kuptojnë më mirë sinjalet sociale. Djemtë, jo vetëm që flasin më vonë dhe kanë fjalor më të pakët, por kanë po ashtu më shumë vështirësi në shprehjen e ndjesive me anë të fjalës. Nga ana tjetër, kur vajzat arrijnë rreth moshës 8 vjeç, për shkak se shpenzojnë shumë energji në komunkim, nëse nuk kanë drejtimin e duhur nga prindi, komunkimet bëhen konfliktuale dhe të mbyllura.
Vetëbesimi
Kush është më i vështirë? Vajza
Vajzat kanë tendencën të kenë më pak besim tek vetja dhe të jenë më pak të sigurta sesa djemtë, thonë studiuesit.
Shkolla
Kush është më i vështirë? Djali më shumë
Në vitet e hershme, djemtë janë më mbrapa se vajzat në zhvillimin e përqëndrimt, vetëkontrollit, gjuhës dhe aftësive fine.
Në përfundim, duket se djemtë janë më të vështirë për tu rritur në fëmijëri, ndërsa vajzat janë më të vështira kur hyjnë në preadoleshencë.
Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: parenting.com