Duhet me patjetër t’i pastroni ato kufje!

Duhet me patjetër t’i pastroni ato kufje!

Kufjet janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë tonë. Ato i vendosim në vesh dhe gjejmë rehatinë për të folur në telefon apo për të dëgjuar muzikë . Gjithashtu i përdorim në autobus, kur jemi duke udhëtuar apo kur nuk duam t’i flasim dikujt.

Për të pasur kufje të pastra ashtu si do të donit, duhet të pranoni që ato me të vërtetë janë të pista. Kur nuk janë në vesh, mund të jenë të hedhura diku nëpër cantë apo në shtëpi.

Ne do të ndajmë me ju një mënyrë shumë të thjeshtë për t’i pastruar.

Kufjet  pastrohen aq shpesh sac pastrohet motori i televizorit- domethënë kurrë. Le të kujdesemi për këtë pajisje të vogël teknologjike që është shumë e rëndësishme për ne.

Ja disa këshilla të vlefshme:

  1. Hiqini nga telefoni juaj
  2. Në një enë me ujë të ngrohtë hidhni pak ilac enësh
  3. Lagni majën e një lecke mikrofibër në ujin që hodhët në enë
  4. Pjesën tjetër të leckës mikrofibër mbajeni të thatë
  5. Bëni kujdes që kur ti pastroni kufjet mos të lagen shumë
  6. Me cepin e leckës që lagët pastrojini dhe me pjesën e leckës së thatë fshijini mirë
  7. Merrni një pambuk të lagur me alkok dhe fërkojini në mënyrë që të disifektohen dhe më pas lërini të thahen

Për t’i mbajtur të pastra gjatë gjithë kohës , këshillohet që të mbani me vete një leckë mikrofibër dhe ti pastoni vazhdimisht. Leckat mikrofibër janë më të mirat sepse nuk lënë push kur pastrojnë, si edhe heqin 99% të baktereve.

Në këtë post mund të lini një koment ose mund ta shpërndani nëse mendoni se informacioni është i vlefshëm për miqtë tuaj.

P.s Nëse ju nevojitet një pastrim me detaje i shtëpisë mund të na telefononi në numrin 069 33 81 880.

 

Burimi- Molly Maid

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this