Gratë i pastrojnë shtëpitë jo vetëm nga nevoja ose domosdoshmëria, por për të ndjerë se kanë nën kontroll të plotë jetën e tyre, çka shndërrohet natyrshëm në një aktivitet terapeutik. Këtë transformim të një aktiviteti të zakonshëm ditor si pastrimi që shndërrohet në ‘terapi’, e mbështesin edhe studimet të ndryshme psikologjike. Pjesa më e madhe e zonjave e gjejnë veten ta konsiderojnë dhe praktikojnë pastrimin e shtëpisë së tyre si një mënyrë për tu qetësuar.
Ndërkohë një pjesë e mirë e shndërron pastrimin në varesi të mirëfillt.
Një sondazh i realizuar nga Daily Mail arriti në përfundimin se 10 në 7 gra përjetonin realisht gjëndje ankthi konstant nëse do të ishin të vetëdijshme që do ta linin shtëpinë e tyre rrëmujë ose të papastruar për një kohë të gjatë.
Kështu pastrimi konsiderohet jo vetëm si aktivitet i domosdoshëm higjene dhe mirëmbajtje por edhe si nje forme e mire terapie për të shkarkuar stresin. Gjithsesi duket se edhe shnderrimi ketij aktiviteti në një nivel tjetër, po bëhet disi shqetësues. Kjo sepse pastrimi shndërrohet gradualisht në varësi! Gratë bëhen tërësisht të varura nga mania për pastrim dhe nuk arrijnë ta kontrollojnë më situatën, duke u shndërruar në maniake pastrimi. Një studim i realizuar nga Discovery Home and Health zbuloi se 1 në 5 gra, ishte aq e fiksuar pas pastërtisë sa nuk mund të bënte asnjë aktivitet tjetër ditor, pa mbaruar plotësisht çdo ditë pastrimin e thellë.
Fakti pse varësia ndaj një aktiviteti normal si pastrimi, konsiderohet disi shqetësues lidhet me një sërë elementësh të tjerë në seri! Një grua, harxhon mesatarisht 9 vite, 2 muaj dhe 25 ditë gjatë gjithë jetës së saj vetëm duke mirembajtur dhe pastruar shtëpinë, kohë e cila shoqërohet edhe me kosto financiare për produktet e pastrimit, të cilat shkojnë mesatarisht në vlerë 10 paund në javë!
Sigurisht që kujdesi për ambientin e banimit dhe pastrimi shtëpisë për familjen është një aktivitet që duhet kryer patjetër, por zonjat që e shndërrojnë në varësi, e transformojnë këtë aktivitet në një njësi matëse për veten, duke qëndruar në mënyrë konstante në ankth rreth aftësive vetjake.
Gratë kanë tendencë të krahësohen me njëra – tjetrën dhe sigurisht që mirëmbatja dhe pastrimi shtëpisë është një nga faktorët kryesor të bisedave midis kolegeve dhe mikeshave. Studimi i Discovery Home and Health, arriti gjithashtu në përfundimin se faktori kryesor përse zonjat i shndërrojnë punët e shtëpisë në terapi për të shfryrë ankthin dhe stresin dhe më pas e kalojnë gradualisht në varësi, është shmangia e të etiketuarit si ‘dembele’ për përgjegjësi që duhet t’i përmbushin si zonja shtëpie.
Pastrimi dhe mirëmbatja e shtëpisë është sigurisht përgjegjësi e gruas ( në marrdhënie pune jashtë ambientit familjar ose jo ) dhe studimet psikologjike e vlerësojnë gjithmonë këtë aktivitet të domosdoshëm, si një instrument të mirë për të performuar aftësitë vetjake të zonjave për të kujdesur familjen e tyre por edhe për të derdhur tensionet e ditës! E rëndësishme është në këtë pikë, që zonjat të gjejnë ekuilibrin midis të qenit të afta për të mirëmbajtur ambientet e tyre të banimit pastër dhe manisë për të qenë sterile.
Në fund të fundit, pavarsisht çdo përpjekjeje, asnjë shtëpi nuk është 100 % sterile. Shpesh herë ju do të keni nevojë për ndihmë profesionale për të pastruar siç duhet ambientet në shtëpinë tuaj!
Një ambient i till, është padyshim dysheku në të cilin shpenzoni mesatarisht çdo natë 8 orë gjumë!
Prandaj është e këshillueshme që zonjat të vazhdojnë ta marrin me përparësi pastrimin e shtëpisë, ndihmon paralelisht në higjenën e banesës dhe pavarsisht lodhjes fal kënaqësi pasi të ndihmon të çliros stresin e grumbulluar gjatë ditës. Aroma e pastërtisë në shtëpi është gjithmonë e pëlqyeshme ashtu siç mund të jetë aroma e kekut të gatuar nga gjyshja!
E rëndësishme është të gjenden ekuilibrat.
Kujtoni se nuk jeni në konkurencë me askënd rreth pastrimit apo mirëmbajtjes së shtëpisë suaj!
Ju thjesht duhet të përpiqeni ta kryeni pastrimi për të mirën e njerëzve tuaj më të dashur. Gjithashtu mund të nisni të angazhoni në punët e shtëpisë edhe fëmijët tuaj adoleshent ose bashkëshortin.
Por nëse në raste të caktuara keni nevojë për një lloj tjetër terapie ose dëshironi të ç’fiksoheni me idenë për të pasur shtëpi sterile, kontaktoni Ndihma + dhe merrni një shërbim pastrimi profesional dhe shumë cilësor.
Në këtë mënyrë do t’i jepni kohë vetes të përqëndroheni në diçka tjetër me rëndësi për ju.
Rezervoni shërbimin tuaj në numrat 0693381880 / 0694607747
Burimi : Daily Mail