Jepuni lamtumirën gotave që duken të pista edhe kur janë larë

Jepuni lamtumirën gotave që duken të pista edhe kur janë larë

Ju sapo keni larë një grumbull me gota, por për disa arsye ato përsëri duken si të palara me atë mjegullën brenda tyre. Çfarë e shkakton atë?  Sipas Karoline Forte, drejtoreshë e laboratorit të pastrimit në Institutin e Good Housekeeping, mund të kenë ndodhur këto 2 gjëra:  mineralet që përmban ujë janë shumë të forta ose lavastovilja juaj nuk e ka shumë qef qelqin.

Nëse ky problem ka ndodhur dhe më përpara dhe vazhdon të ndodhë,ajo ç’ka ju duhet të bëni është që t’i zhysni gotat në një enë të mbushur me uthull të bardhë. Uthulla e bardhë do t’i shpërndajë mineralet  shumë shpejt. Në rast se njollat janë kokëforte dhe vazhdojnë qëndrojnë aty, fshijini ato butësisht me sodë buke.

“Nëse kjo nuk funksionon , do të thotë që ato njolla janë   në thellësi të gotave tuaja dhe për fat të keq ato do të qëndrojnë përherë aty” shpjegon Forte.

 

Referenca-  http://www.goodhousekeeping.com

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this