Prindërit kërkojnë disa karakteristika te një dado dhe këto janë:
- Të ketë shëndet të mirë- Një dado duhet të zotërojë një shëndet të mirë dhe nuk duhet të vuajë nga asnjë sëmundje për të ushtruar profesionin e dados.
- Të jetë e besueshme dhe e përgjegshme- Një dado duhet me patjetër të jetë e besueshme. Ajo do të jetë më të shumtëne kohës vetëm me fëmijën dhe do të ketë përgjegjësi për atë fëmijë.
- Të dojë fëmijët- Dadot më të mira i duan dhe i kuptojnë fëmijët. Fëmijët e kuptojnë kur ju i pëlqeni ose jo.
- Kini vetbesim- Fëmijët gjykojnë veprimet dhe fjalët tuaja. Sa më vetbesim të keni aq më mië do të jetë.
- Jini të matura- Duhet të jeni të qeta në situatea të cilat mund të jenë emergjente. Kujtoni që ju jeni një kujdestare dhe duhet të mbani autoritetin dhe disiplinën në sytë e fëmijës.
- Tregoni sjellje të mira- Jini të këndshme dhe tregoni një sjellje dhe një komunikim të kulturuar.
- Duhet të keni njohuri mbi fëmijët- Duhet të keni njohuritë bazike mbi stadin e zhvillimit të fëmijës. Duhet të dini mënyra sesi ti vishni, ti ushqeni, ti lani dhe të luani me fëmijë të moshave të ndryshme.
- Negocioni me prindërit para se të filloni punën- Sigurohuni që ti dini të gjitha kushtet dhe të keni marr informacionin e duhur përpara se të filloni një punë të re si dado në një familje
- Përshtatuni- Duhet të jeni ju që përshtateni me kushtet dhe jetesën e familjes dhe jo anasjelltas. Nëse nuk do ndiheni rehat, do të ishte më e mirë dhe më e ndershme ta refuzoni punën.
- Siguria e fëmijës- Siguria e fëmijës është një ndër gjërat më të rëndësishme në punën tuaj si dado. Duhet të mbroni fëmijën nga çdo lloj dëmtimi dhe duhet të jeni të vëmendshme në çdo kohë.
Referenca: University of Illinois Extension , viti i publikimi 2017