Nuk ka rëndësi nëse në zyrë punojnë pak apo shumë persona. Cdo zyrë kërkon një listë të gjërave që duhen bërë.
Ja cfarë bëjmë ne në një pastrim zyre, nëse shkojmë përditë:
- Pastrim i zyrës
Cdo ditë ne sigurohemi që të boshatisim koshat dhe ti pastrojmë ato. Pastrojmë tavolinat e punës dhe xhamat. Gjithashtu kujdesemi të fshijmë dhe të lajmë sheshin.
- Pastrimi i dhomës së pushimit
Lista jonë e pastrimit të zyrës,gjithashtu përfshin dhe pastrimin e dhomës së pushimit, e cila është si një kuzhinë e vogël. Pastrimi i dyshemesë apo xhamave është pak a shumë njësoj si i zyrës. Por dhoma e pushimit ka disa specifika të tjera si p.sh , atje mund të ketë frigorifer të vogël, ekspres , mikrovalë etj. Stafi i Ndihma Plus pastron të gjitha këto nga brenda dhe jashtë. Gjithashtu cdo ditë ne kontrollojmë dhe letrat nëse mungojnë i vendosim të reja.
- Pastrimi i ambienteve të përbshkëta
Në listën e pastrimit të ambienteve të përbashkëta, e cila mund të jetë një holl apo salon, përfshihet pastrimi i dyerve, xhamave ,mobilieve që mund të ndodhen ,si edhe sheshi.
- Pastrimi i tualeteve
Tualetet janë shumë të rëndësishme edhe në zyra pune. Ato duhet të qëndrojnë të pastra dhe të dizifektuara. Ne , të Ndihma Plus, kujdesemi që të pastrojmë pllakat, hidrosanitaret dhe ti dizifektojmë ato, të pastrojmë dhe boshatisim koshat.
Për të përfituar një pastrim të ambientit tuaj të punës 1 herë në jave, 2 herë në javë, 3 herë në javë apo përditë telefononi në numrin 069 33 81 880!