Psikologët mendojnë që vendosja e limiteve i bëjnë fëmijët të ndihen më të qetë dhe të sigurt. Megjithatë, disa kufizime mund të bëjnë të kundërtën.
Më poshtë do të gjeni disa gjëra që ju duhet t’ja lejoni fëmijës tuaj ti bëjë.
- Të bëjë pyëtje- Një fëmijë rritet dhe mëson më shumë nga bota përreth duke bërë pyetje. Mund të jetë shumë e vështirë në darkë, kur ndiheni të lodhur që ti përgjigjeni të gjitha pyetjeve, por mos harroni koha cilësore që kaloni më fëmijët tuaj nuk do të ndikojë vetëm në zhvillimin e tyre por edhe në krijimin e një lidhje të fortë midis jush.
- Të qajë- Fëmijët e vëgjël I ndjejnë më shumë gjërat se të rriturit. Mos e ndaloni fëmijët tuaj të qajë apo t’I vijë turp nga lotët. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që ta ndihmoni që të kuptojë arsyen se përse po qan dhe të gjeni një zgjidhje
.
- Të ketë gjërat e veta- Fëmija juaj ka të drejtë që të ketë gjërat e veta ashtu siç ne të rriturit kemi.
- Të thotë “Jo”- Fëmijët tuaj janë pjesëtarë të familjes ashtu sit ë gjithë ju dhe kanë të drejta. T’i ndalosh ata të thonë “jo” do të thotë shkelje e kufijve të tyre. Në vend të kësaj, përpiquni që t’i shpjegoni se përse ata ndonjëherë nuk duhet të bëjnë atë që duan.
- Të jenë të zhurmshëm- Mos e prishni fëmijërinë e fëmijëve tuaj. Në fund të fundit, kjo është periudha e vetme kur ata mudn ta bëjnë çfarë të duan.
- Të kenë frikë- Fëmijët e vegjël mund të kenë frikë nga doktori apo nga diçka tjetër e pazakontë. Mos i turpëroni ata se kanë frikë, në vend të kësaj bëjini të ditur se ju jeni atje me ata për çdo gjë.
- Të kenë sekrete- Sa më shumë që të rriten fëmijët tuaj, aq më shumë nevojë do të kenë për privatësinë e tyre. Ju duhet ta dini se çfarë ndodh në jetën e tyre, por mos e tejkaloni. Besimi I fëmijës tuaj ndaj jush është e paçmueshëm dhe më e mirë është most a rrezikoni atë duke lexuar ditarin e tyre ose t’u bëni presion për të mësuar sekretet e tyre.
- Të ndihen të inatos ose xheloz- Një fëmijë është në person sit ë gjithë ne dhe ata kanë të drejtën e tyre për të pasur ndjenja negative. Gjithmonë, duhet të kujtohemi që vullneti I tyre akoma nuk është forcuar mirë dhe ata do të kenë problem me kontrollin mbi vetveten. Fëmijët tuaj nuk duhet të ndalojnë që të shprehin ndjenjat e tyre edhe pse ju mund të mendoni se ato janë të “këqija”.
- Të bëjnë gabime- Asnjë nuk dëshiron që të bëjë gabime, sidomos kur një tjetër i bërtet për atë. Nuk është aspak suprizë që një fëmijë nuk do të dojë të bëjë asgjë më vetë pas kësaj.
Referenca- Bright Side