“Mos lëviz”! Kjo shprehje që i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë madje edhe në rrugë dhe që të rriturit e kanë në “majë të gjuhës”, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, pse të rriturit nuk e kuptojnë dhe përdorin këto shprehje pa kuptim.
Si mos të lëvizi? Po si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur?
Ai akoma nuk është aq i rritur që ti jenë formuar mekanizmat psiqikë, për të njohur një gjë dhe të mos kesh nevojë të lëvizësh.
Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 minuta në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet që atë e tërheq, sepse ka shumë energji që nuk e përballon dot duke ndenjur. Atij duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij.
Të rritur! Përpara se ti jepni një komandë fëmijës, përpiquni të kuptoni nëse komanda është e kuptueshme për të, nëse e ndihmon të menaxhojë veten përndryshe do ta bëni vetëm konfuz.
Lira Gjika