Ndikimet negative të televizorit te fëmijët

Ndikimet negative të televizorit te fëmijët

Akademia Amerikane e Pediatisë pas një studimi ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor. Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të Sesame Street. Ndihmës drejtori për kërkime në Ëorkshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktiv dhe edukativ.

Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues shkencor në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përvec kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin  dhe agresivitetin tek fëmijët.

Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës  thotë: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar.

Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.

Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e  fortë.
Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bëjnë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, dhe kompjuteri deri te interneti.

Konsum medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.  Sjellja e vërtetë nuk do të thotë që të dinë të shërbehen me këto media, por para së gjithash, të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t’i shfrytëzojnë.
E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, britma dhe takimet me shoqërinë! Nëse fëmijëve ju afrohet mundësia që te rrinë jashtë (p.sh., në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vend ku mund të luajnë), mund të harrojnë disa emisione të “rëndësishme“ në televizor.

Fëmijët kanë mjaft fantazi që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje.

Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia.

Rreziku, që këta fëmijë të shëndoshen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe  për at të keq një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit. Kështu vjen rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa emisione, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.

Që edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë, çfare shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.

Si duhet të jetë raporti fëmijë-televizion?

Fëmijët munden të përpunojnë vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve. Televizori me ndërrim të shpejtë të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para së gjithash fëmijët e vegjël nuk mund t’i përballojnë.

Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.
Fëmijët e vegjël nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikëson ata. Së pari diku në moshën 9 vjeçare fëmijët munden të dallimin e filmin dhe realitetin, si dhe të dallojnë shtjellimet e komplikuara.
Fëmijët dhe të rinjtë janë blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar. Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit t’i shmangemi plotësisht, për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin e këtyre mesazheve.

Marrëdheniet me televizorin duhet të mësohen
1.         Televizori nuk duhet ta zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje

2.        Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
3.        Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit

4.        Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.

5.        I rrituri duhet t`i lejojë fëmijëve të shikojnë vetëm një emision në ditë. Pastaj televizori duhet të ndalohet.

6.       Fëmijët duhen ta shikojnë televizorin atëherë kur të kenë kryer detyrat e tyre.

7.      Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë me rëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flasë me prindërit për të.

 

Burimi : Akademia Amerikane e Pediatisë  Seatle

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this