Me të gjitha mikrobet që mund të gjenden apo mund të sillni në shtëpi është shumë e domosdoshme që të mbani lodrat e fëmijëve pastër. Bebet vazhdimisht marrin lodrat apo sende të tjera dhe i fusin në gojë. Në mënyrë që të shmangi që fëmija juaj të sëmuret ( sidomos me grip), ne duam të ndajmë me ju informacionin sesi të mbani pastër lodrat e tyre.
- Pastrimi: Ky hap mund të bëhet me sapun dhe ujë të ngrohtë. Një nga mënyrat me efektive për pastrimin e lodrave është ujë i ngrohtë dhe sapun ( mos harroni të hiqni bateritë). Në qoftë se keni një lavastovilje të gjitha lodrat e vogla mund t’i vendosni në një cantë të vogël , ku vendosen të brendshmet e femrave. Në qoftë se nuk keni lavastovilje, mund të mbushni lavamanin me ujë dhe t’i hidhni ilac enësh, merrni një sfungjer dhe fërkojini. Për lodrat si arushat apo qe kanë të përbëra me copa , mund t’i lani me lavatrice si rrobat normal.
- Disifektim: Për të dizifektuat lodrat e gëmijëve tuaj ne po ju tregojmë hapat e mëposhtëm:
Nevojitet uthull e bardhe, vaj limoni dhe ujë i destiluar. Miksoni këto së bashku. Kini kujdes që t’i hidhni vetëm pak vaj limoni. Pasi i keni përzier së bashku , hidheni në një shishe ku vendoset ilac i xhamave dhe spërkatni të gjitha lodrat që doni të dizifektoni.
- Higjenizimi: Për të higjienizuar lodrat e fëmijëve tuaj është shumë e thjeshtë. Të gjitha lodrat mblidhini bashkë në një vend , vendosini në ujë dhe hidhni ace ose zbardhues. Lërini 10 minuta dhe pastaj shpëlajini. Sigurohuni që lodrat të jenë larë mirë pasi i keni hequr nga acia apo zbardhusi , përpara se t’ja jepni fëmijës tuaj.
Pasi keni bërë këto veprimi do të ndiheni të qeta pasi e dini që keni bërë më të mirën tuaj që fëmija të jetë larg baktereve.
Për një pastrim më me thellësi të shtëpisë suaj , telefononi në numrin 069 33 81 880!