Të kthehesh nga puna në një shtëpi të pastër , të jep një ndjesi shumë të mirë. Ndihma Plus është emri më i besuar që ju mund të zgjidhni për pastërtinë e shtëpisë suaj. Për më shumë se një vit ne kemi operuar në treg me një plan të programuar të punëve sipas nevojave apo buxhetit tuaj.
Në fund të fundit është shtëpia juaj!
Preferoni një pastrim gjeneral të shtëpisë ? Apo një pastrim të fokusuar në disa zona të shtëpisë ? Dëshironi të përdorni detergjentët tanë profesionalë ? Ne kombinojmë nevojat tuaja, duke përshtatur dhe kohën që duhet për t’i përmbushur ato nevoja.
Punonjëset përpara se ti bashkohen agjencisë tonë, trajnohen për të siguruar një pastrim në detaje. Dhe vetëm punonjëset e pasionuara dhe të përgjegjshme kanë mundësinë të na bashkohen për t’ju ardhur në ndihmë juve!
Me Ndihma Plus ju merrni rezultat që dëshironi , me një staf profesionist dhe të besueshëm që vijnë në orarin e caktuar , me planin e punës të planifikuar për ju, për t’ju dhënë juve kohën e lirë që ju duhet dhe një shtëpi të pastër.
Me Ndihma Plus ju mund të bashkëpunoni një herë në jave, 2 herë në javë, 1 herë në 2 javë, 1 herë në muaj apo kur të keni nevojë – jeni të lirë të zgjidhni atë c’ka është më e mira për ju!
Për të filluar bashkëpunimin me ne mund të na telefononi në numrin 069 33 81 880 ose të na dërgoni një e-mail në info@localhost