Mokrovala është një nga pajisjet më të rëndësishme në kuzhinë. Me atë mund të ngrohim gjellët shumë kollaj dhe pa u munduar. Por normalisht edhe ajo ka nevojë për t’u pastruar dhe për t’u pastruar mirë madje, pasi në të ngrohim ushqimet që hamë.
Më poshtë ne po ju paraqesim këshilla sesi ta pastrojmë atë shpejt dhe mirë.
- Mbushni një tas prej qeli me ujë dhe vendoseni në mikrovalë.
- Shtrydhni limon të freskët brenda në tas për një aromë të mirë.
- Mbyllni derën e mikrovalës, ndizeni dhe lëreni të ngrohet për 2 minuta.
- Pasi të ketë përfunduar koha e ngrohjes për 2 minuta, hiqeni tasin dhe pjatën e mikrovalës. Kujdes se mos digjni duart.
- Me një leckë të pastër mikrovale të lagur me ujë dhe me uthull të bardhë të destiluar fshini mikrovalën. Në këtë mënyre keni hequr cdo papastërti të ndodhur atje.
Limoni do t’i japë një aromë të mirë mikrovalës, kurse lecka mikrofibër me uthull do ta pastrojë atë nga cdo mikrob i mbetur nga ushqimi që është derdhur. Këshillat për pastrimin e mikrovalës janë shumë të thjeshtë dhe ekologjike dhe kërkojnë vetëm 5 minuta nga koha juaj. Kontrolloni listën tuaj të pastrimin dhe shtoheni atje, duke e bërë rutinë këtë gjë të paktën herë në muaj.
Akoma keni nevojë për ndihmë në kuzhinën tuaj? Pa problem! Kombinoni këto këshilla me shërbimin e pastrimit të Ndihma Plus për të siguruar të gjithë shtëpinë e pastër. Mund të na telefononi në cdo moment në numrin 069 33 81 880.
Burimi- Ndihma Plus