Përse duhet të punësosh një dado për kujdestarinë e fëmijës tënd?

Përse duhet të punësosh një dado për kujdestarinë e fëmijës tënd?

Përse duhet të punësosh një dado për kujdestarinë e fëmijës tënd?

Kostoja e një shërbimi për dado është sigurisht më e lartë po ta krahësosh me një kopësht shtetëror ose privat me çmim të arsyeshëm ( ka edhe kopshte private me çmime marramendëse ) ose ndihmës që ofrojnë gjyshërit! Por nëse uleni dhe analizoni këtë shërbim më me qetësi, do të zbuloni vetiu disa arsye përse mund të jetë alternativa më e mirë për fëmijët tuaj!

Një dado e përkushtuar, me eksperienca të mëparshme pune në profilin e kujdesit për fëmijë dhe mbi të gjitha fëmijët i konsideron pasion më shumë se sa profesion, shndërrohet vetiu në pjestar të familjes dhe fëmijët tuaj do t’i duan pa kushte!

Nëse ju zgjidhni ose merrni në konsideratë punësimin e një zonje të mirë, të besuar dhe me eksperiencë pune të mëparshme si dado, do të përfitoni :

  • dado të jetë e punësuar në ambientin tuaj të banimit dhe kjo është shumë lehtësuese
  • fëmijët tuaj nuk duhet të zgjohen çdo ditë herët në mëngjes për tu bërë gati dhe nisur për në kopësht / çerdhe
  • një dado me eksperiencë është e zonja ta organizoj dhe programojë ditën e fëmijës suaj me aktivitete dhe regjime
  • një dado e zonja është në gjëndje t’i mësoj fëmijës suaj disiplinë, ndryshe nga ju që mund të thyheni shpejt dhe ta keni të vështirë t’i thoni ‘JO’
  • fëmijet tuaj do të ushqehen me gatime të shtëpisë dhe të sigurta për aq kohë sa jeni ju që bëni pazarin
  • fleksibilitet në lidhje me oraret, nëse do të keni vonesë në punë ose një aktivitet tjetër, nuk do të ndjeheni në ankth për orarin pasi zonja që ju shërben si dado mund t’ju asistoj
  • vëmendje të posaçme tek fëmija juaj, një dado me eksperiencë është e aftë të përqëndrohet në zhvillimin konjektiv, emocional dhe gjuhësor të fëmijës suaj
  • fëmijët tuaj mund të luajnë edhe jashtë ambienteve të shtëpisë për një kohë më të gjatë, pasi do të kenë gjithë vëmendjen e duhur
  • nëse keni më shumë se një fëmijë, shërbimi dhe punësimi një dadoje, mund t’ju bjerë më lirë se sa po t’i dërgoni të dy në çerdhe
  • nëse keni një fëmijë me aftësi të kufizuara, punësimi një dadoje është zgjidhje ideale, pasi fëmija juaj do të ketë suport dhe vëmendje maksimale
  • në ditët e ftohta të dimrit, rrugës për në punë, do të ndjeheni të qetë që fëmijët tuaj nuk kanë pse të ftohen dhe sëmuren për sa kohë nuk është e nevojshme të dalin jashtë shtëpie dhe një dado është tërësisht në funksion të tyre
  • rrëmuja e mëngjesit nuk do të jetë më problem
  • një dado e zonja, nuk do të rresht në asnjë rast duke ju ardhur në ndihmë, ajo mund të bëj një gatim për të gjithë familjen gjatë kohës që fëmija është duke marr një sy gjumë ( është e rëndësishme që të jeni të gatshëm të paguani më shumë nëse ju ndihmon me punët e shtëpisë )
  • një dado e mirë dhe me një shkallë arsimimi të lartë ( domosdoshmëri është arsimimi mesëm ) do të jetë në gjëndje t’i ndihmojë fëmijët me detyrat e shkollës ose kopshtit
  • nëse fëmija juaj do të jetë pa qejf, askush nuk do t’ju telefonoj për t’ju thënë të vini ta merrni, por dadoja do t’i qëndroj me përkujdesje në kokë
  • sa herë shpërthenë një epidemi në çerdhe / kopësht, fëmija juaj do të jetë disi më i sigurtë në shtëpi, duke rrufitur një çaj të ngrohtë me mjaltë bashkë me dadon e tij
  • do merrni gjatë ditës foto nga aktivitietet e fëmijës suaj dhe do të jeni të qetë për ecurinë dhe kujdesin e tij / saj
  • fëmija juaj mund të mos shkoj mirë me ndonjë fëmijë tjetër në çerdhe / kopësht ose mund të mos ketë qejf ambientin dhe nëse punësoni një dado, ai / ajo nuk ka përse të shkoj çdo ditë në një ambient që nuk e pëlqen
  • ofron mundësi punësimi për një tjetër grua, që ashtu si ju ka nevojë të jetë në marrdhënie pune për veten dhe familjen e saj

Lista e të gjitha arsyeve logjike që mund të formuloni përse është më mirë të zgjidhni një dado për kujdestarinë e fëmijës suaj mund të jetë jashtëzakonisht e gjatë! Prandaj nëse ndonjëherë keni kaluar nëpër mend punësimin e një dadoje dhe ju është dukur ‘shumë shtrenjtë’, duhet të bëni më mirë llogaritë!

Për më tepër, nëse do të kishit nevojë për një dado me orë punë si psh kur dëshironi të dilni një mbrëmje për të shijuar të qetë një picë, fëmijët mund të qëndrojnë fare mirë në shtëpi me një dado speciale.

Telefononi dhe rezervoni shërbimin e kujdestarisë për fëmijë me orë pune me Ndihma + dhe jepni vetes mundësi të shikoni jetën edhe pa fëmijët rrotull, hera – herës!

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this