Gjidhenia është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës suaj sepse :
- vlerat ushqyese janë të gjitha në sasinë e duhur për fëmijën
- ndihmon dhe mbron fëmijën nga alergjitë, sëmundjet dhe mbipesha
- mbron fëmijën nga sëmundje të rënda si diabeti ose kanceri
- mbron fëmijën nga infeksionet
- është lehtësish i tretshëm nga organizmi foshnjës
- fëmijët e ushqyer me qumësht gjiri kanë koficient më të lartë inteligjence
Qumështi gjirit ndryshon gradualisht me rritjen e fëmijës, sipas nevojave të tij / saj. Qumështi ndryshon në trashësi dhe elementët ushqyes sipas kushteve ditore, që përfshijnë përiodicitetin e ushqyerjes së fëmijës me gji dhe moshën e fëmijë. Gjithsesi qumështi gjirit mbetet ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj minimalisht deri në moshën 6 muajsh.
Qumështi gjirit është shumë praktik sepse është gjithmonë gati kudo dhe kurdo. Për më tepër është gjithmonë në temperaturën e duhur, steril dhe gratis! Nuk është nevoja për biberona dhe nuk shkon asnjëherë dëm. Qumështi gjirit është një dukuri vetëm me përfitime për fëmijën dhe nënën.
Përse gjidhënia i bën mirë edhe nënës?
Nënat që zgjedhin ti ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri përfitojnë :
- një risk më të ulët për tu prekur nga diabeti i tipit 2 dhe kanceri gjirit
- mundësinë për të ulur peshën e fituar gjatë lindjes
- krijimin e një lidhjeje të thellë emocionale midis nënës dhe foshnjes
Këshilla për nënat e reja dhe procesin e gjidhënies :
- filloni menjëherë gjidhënien që në momentin që sillni në jetë fëmijën tuaj dhe vazhdoni me një periodicitet ushqimi për fëmijën 8 – 12 herë në 24 orë
- poziciononi bebin sa më mirë pranë trupit tuaj gjatë gjidhënies
- në spital, pasi të keni lindur, duhet ta mbani foshnjën sa më shumë të jetë e mundur pranë vetes
- mos i jepni bebit tuaj të porsalindur biberon rrenc ose qumësht artificial derisa të keni stimuluar gjidhënien
Edhe nëse jeni nënë për herë të parë dhe hasni problem në ushqyerjen me gji të fëmijës suaj në ambiente publike, nuk duhet të ndjeni siklet apo asnjë formë të tjerë ankthi.
Gjidhënia është procesi më i rëndësishëm dhe jetik në kujdesin ndaj fëmijëve dhe nuk ka pse të krijoni asnjë lloj kompleksi ndaj ushqyerjes së shëndetshme të fëmijës suaj. Lërini mënjanë paragjykimet dhe mbani gjithmonë në fokus të voglin tuaj. Bota është plot me problematika reale, të ushqyerit e foshnjës me gji në ambiente publike nuk është dhe nuk duhet të jetë asnjhëherë problem apo siklet.