Garancia jonë për ju
Garancia për 24 orë :
- Në qoftë se për ndonjë arsye nuk jeni të kënaqur nga pastrimi profesional i stafit të Ndihma Plus, telefononi agjencinë brenda 24 orëve. Ne do të rikthehemi në shtëpinë tuaj dhe do të pastrojmë zonat ku ju ngelët të pakënaqur.
- Një pastrim profesional nuk quhet i përmbushur pa arritur kënaqësinë tuaj maksimale.
- Për gati 2 vjet të punës sonë si agjenci pastrimi, ne kemi punuar që të kuptojmë nevojat specifike të klientëve tanë. Kjo nënkupton që ne bëjmë një plan pastrimi të bazuar në nevojat dhe buxhetin tuaj.
Ne bëjmë diferencën
Proçesi profesional i pastrimit të shtëpisë.
Stafi profesional i Ndihma Plus nuk harron kurrë detajet në një pastrim. Punonjëset tona do të fokusohen në një plan pastrimi të përshtatur sipas kërkesave tuaja.
Çdo ambient i shtëpisë suaj do të pastrohet duke u bazuar në një teknikë pune nga lart –poshtë dhe nga e majta në të djathtë. Pastrimi do të fillojë nga muret , abazhurët, dollapët, pajisjet elektroshtëpiake etj.
Frekuenca
Shërbime pastrimi të përshtatura dhe me frekuenca sipas nevojave tuaja.
Mësoni më shumë rreth mënyrës sesi përshtaten frekuencat e shërbimit te pastrimit me nevojat e klientëve .
Ne marrim parasysh cdo kërkese tuajën dhe bëjmë për ju një paketë pastrimi të bazuar në preferencat tuaja, në frekuencën e shërbimit apo në buxhetin tuaj.
Pastrim i personalizuar për ju
Shumë nga klientët tanë kërkojnë një pastrim të bazuar në preferencat e tyre . Për shembull:
- Të përdoren disa produkte të caktuara ekologjikë.
- E venë më shumë theksin në pastrimin e pluhurave.
- Të përdorin detergjentët disifektues sa më pak të jetë e mundur, etj.
Kërkesa të tjera mund të jenë:
- Të mos pastrojnë një dhomë të caktuar.
- Të mos pastrojnë bufenë etj.
Ndihma Plus dëgjon me vemendje çdo porosi tuajën dhe i zbaton ato me përpikmëri.
Në fund të fundit është shtëpia juaj, dhe për këtë arsye shërbimet e stafit të Ndihma Plus janë fleksibël.
Frekuencë pastrimi e programuar për ju :
Shumë prej klientëve tanë preferojnë një pastrim 1-2 herë në jave apo një ose disa herë në muaj. Ne programojmë çdo pastrim sipas kërkesave tuaja, duke përfshirë pastrime vetëm për një herë, në raste të veçanta ose sa herë ju dëshironi të përfitoni shërbimet tona.
Shërbim pastrimi i bazuar në buxhetin tuaj :
Duke biseduar me ju për planifikimin e pastrimit , ne sigurojmë dhe një pastrim në bazë të buxhetit tuaj. Në qoftë se buxheti juaj ndryshon mjafton të na vini në dijeni. Ne do të gjejmë mënyrën më të mirë për t’ju kënaqur duke ofruar çilësi dhe cmime të favorshme për ju.
Kurseni Kohë
Kurseni kohë me Ndihma Plus
Mësoni sa kohë kurseni kur stafi i Ndihma Plus pastron shtëpinë tuaj.
Në të gjitha shtëpitë rutina e pastrimit që ju kryeni është pothuajse njësoj.
Por, të mendosh kohën që ju shpenzoni për të pastruar shtëpinë ajo është shumë e madhe. Mund të themi që në qofte së ju merrni stafin e Ndihma Plus për të pastruar shtëpinë tuaj sikur 1 herë në javë, ju kurseni plot 48 ditë kohë në vit.
Me ne ju mund t’i riktheheni mbrëmjeve relaksuese ose fundjavave të shpenzuara me miqtë apo familjarët tuaj. Ndërkohë mund të shijoni ndjenjën e bukur të të kthyerit në shtëpi pasi ajo është pastruar nga stafi ynë profesional.
Për të rezervuar ditën tuaj të pastrimit me Ndihma Plus mjafton të telefononi në numrin e telefonit 069 33 81 880.
Sa shpesh e pastrojnë njerëzit shtëpinë e tyre?
Mendojeni njëherë:Sa shumë kohë ju shpenzoni për të pastruar shtëpinë tuaj, duke filluar nga rregullimi i krevateve, larja e enëve, fshirja, larje e dyshemesë , pastrimi i tualetit etj? Me gjithë angazhimet e ditës do të dëshironit që dita të kishte më shumë orë . Ashtu sic do të dëshironit të kishit më shumë kohë për të bërë gjërat që do të donit vërtet. Rezervoni ditën tuaj të pastrimit sot dhe do te ndjeheni më të shplodhur.
Sa kushton shërbimi profesional i pastrimit me Ndihma Plus ?
Shpenzimi për një shërbim pastrimi profesional nga stafi ynë është një shpenzim i vlefshëm për të mbajtur shtëpinë tuaj të pastër javë pas jave dhe për të siguruar kohë për gjëra që dëshironi të bëni.
Tarifa për shërbimin e pastrimit varet nga sipërfaqja e shtëpisë dhe shpeshtësia e herëve që ju zgjidhni :
- Shërbim pastrimi javë pas jave.
- Shërbim pastrimi cdo 2 javë.
- Shërbimi pastrimi vetëm njëherë ( si p.sh në rastet kur zhvendoseni, kur lyeni apo raste të veçanta. )
Për të marr më shumë informacione rreth çmimeve mund të telefononi në numrin 069 33 81 880.
Respektojmë shtëpinë tuaj
Mbërritja në orarin e caktuar tregon një aspekt të profesionalizmit tonë. Ekipi i Ndihma Plus do të respektojë shtëpinë tuaj, familjarët tuaj dhe gjërat që janë për t’u pastruar duke treguar kujdes në detaje. Për ne besimi juaj është shumë i rëndësishëm dhe do të dimë se si ta fitojmë atë.
Për gati 2 vjet standardet tona të larta kanë krijuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë. Ne trajnojmë dhe punësojmë vetëm më të mirët.
Përpos shërbimit miqësor dhe profesional , ne marrim dhe përgjegjësinë për cdo gjë që ndodh në shtëpinë tuaj gjatë kohës që stafi ynë ndodhet aty:
- Në rast se dëmtohet dicka në shtëpinë tuaj.
- Ne mbrojmë pronën tuaj.
- Mbrojmë mjetet tona në pronën tuaj.
- Ruajmë privatësinë tuaj.
Ekipi i Ndihma Plus do të fitojë respektin tuaj me sjelljen e tyre. Qëllimi ynë është që të ofrojmë një cilësi të lartë pastrimi, kështu që ju mund t’i kushtoni kohën tuaj punëve më të rëndësishme apo të kaloni kohë me familjen. Kjo është dhe arsyeja që zakonisht klientët tanë nuk qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës së pastrimit. Por në rast se ju do të dëshironit të qëndroni në shtëpi, për ne nuk ka asnjë problem.
Ndihma Plus VS punonjëset në tregun ilegal
Pse të zgjidhni Ndihma Plus dhe jo një punonjëse në tregun ilegal?
Agjencia mban përgjegjësi në rast se ju ngeleni të pakënaqur duke ju ofruar një shërbim të dytë falas ose duke ju rimbursuar.
Çdo dëmtim i sendeve tuaja do të zëvëndësohet dhe pse ne përpiqemi që pakujdesi të tilla mos të ndodhin.
Kur ju zgjidhni Ndihma Plus, ju siguroheni për një shërbim cilësor dhe me një plan të personalizuar pastrimi.
Korrektesa dhe eksperienca disa vjeçare e ekipit tonë është pikë e fortë e agjencisë.
Përdorimi i detergjentëve profesionale që agjencia ofron për klientët e saj.
Benefitetet e Ndihma Plus
Ndihma plus është një emër i krijuar vetë – Kur ju zgjidhni Ndihma Plus, ju bindeni jo vetëm për një shërbim cilësor por ndjeheni të sigurtë që në shtëpinë tuaj janë njerëz të besuar.
Ndryshe nga disa ofrues të pavarur të pastrimit të shtëpive, Ndihma+ është një emër që ju e dini që mund t’i besoni vendin ku jetoni, hani dhe luani. Çdo ekspert i ekipit tonë të pastrimit është i mirëtrajnuar dhe në këtë formë agjencia ju garanton profesionalizëm maksimal në cdo pastrim.
Trajnime të herëpashershme të ekipit.
Mjete pune, uniforma të veshura me logon e Ndihma+ dhe pwrdorimi detergjentëve profesionale të pastrimit kur ju dëshironi.
- Ndihma+ ka gati dy vjet eksperiencë– Që kur është hapur ka krijuar një lidhje të suksesshme me klientët. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me klientët dhe gjetja e metodave dhe formave të reja të ofrimit të shërbimeve të saj ka rritur ndjeshëm dhe gamën e klientëve të agjencisë.
- Secila punonjëse e Ndihma+ është e siguruar– Kur ju merrni shërbimin e Ndihma+, një skuadër e përbërë nga dy punonjëse të siguruara dhe të trajnuara do të vijnë në shtëpinë tuaj. Duke qënë se punonjëset e Ndihma+ nuk punojnë në tregun ilegal, agjencia jonë merr pësipër të paguajë të gjitha detyrimet ndaj shtetit.