Plotësojini vetëm ato kërkesa që duken të arsyeshme fëmijëve tuaj

Plotësojini vetëm ato kërkesa që duken të arsyeshme fëmijëve tuaj

I rrituri duhet te plotesojë ato kërkesa dhe dëshira të fëmijës që I duken të drejta dhe të plotësueshme. Dëshirat nuk i plotësohen fëmijës, sepse ai qan, kjo është shumë e gabuar.

Kur mendoni se dëshira apo kërkesa mund te plotesohet, atehere plotësojani sa me shpejt, jo pasi ai, fëmija, insiston apo qan apo sjellje të tjëra imponuese dhe ju prindër, që humbni durimin dhe ja plotesoni. Kjo mënyrë është e dëmshme, sepse realizohet nëpërmjet padurimit tuaj dhe faktit, që të shpëtoni nga kjo gjëndje acaruese, që fëmija ju provokon.

Kur nuk keni ndërmënd ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, duhet të jeni të vendosur. Ju duhet ta përballoni me butësi fëmijën tuaj duke i dhënë të drejtë në mërzinë e tij.

Fëmija kur kupton se nuk ka lëkundje apo nervozizëm, e pranon situatën dhe qetësohet. Ka raste që ju doni ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, por jo menjëherë siç kërkon fëmija, ju mund të veproni edhe në këtë menyre: duke i thënë fëmijës, që do ja plotesoni dëshirën per ditëlindje, apo per vitin e Ri. Kjo është një mënyrë e mirë për të kultivuar durimin, por edhe, që dëshirat apo kërkesat, nuk plotesohen menjëherë, apo kur qan. Madje kur qan humbet “pikë” dhe mund të shtyhet plotësimi i dëshirës.

Plotesimi I dëshirave dhe kërkesave të fëmijës, duhet të jetë edukues dhe jo “mundje” ndërmjet të rriturit dhe fëmijës, se kush do të fitojë. Edhe nje gjë tjetër, mos i mbytni me lodra te kota fëmijët, sepse ja zhvleftësoni edhe dëshirën edhe lodrën, pasi i ktheni në “sende” pa vlerë.

 

Lira Gjika

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this