Shkenca konfirmon se nëse jeni të fiksuar pas pastrimit, do të jetoni gjatë!

Shkenca konfirmon se nëse jeni të fiksuar pas pastrimit, do të jetoni gjatë!

Disa studiues kanadez kanë zhvilluar një studim me një kampion prej 130 mijë njërëzish, rezultatet e të cilit kanë nxjerrë një informacion interesant! Rezultati ishte deri diku i parashikueshëm dhe studimi konfirmoj se aktiviteti fizik është alternativa më e mirë për një jetë dhe organizëm të shëndetshëm. Çka do të thotë se jo domosdoshmërisht duhet të ngriheni dhe të shkoni në palestër! Mjafton të shkoni ose kthehni nga puna në shtëpi në këmbë ose anasjelltas ose e fundit fare , të përvishni mëngët dhe t’i futeni me kokë punëve të pastrimit në shtëpi! Aktiviteti pastrimit tw shtwpisw wshtw i barazvlefshwm me një ditë intensive në palestër!

Revista e njohur shkencore The Lancet ka publikuar rezultatet e studios Pure ( Prospective Urban Rural Epidemoiolgy ) të udhëhequra nga McMaster University, duke konfirmuar tashmë shkencërisht faktin se aktiviteti që i kushtojmë procesit të mirëmajtjes së higjenës brenda mureve të shtëpisë sonë, të zgjatë jetën!

Studimi u bazua në një pjesëmarrje prej 130 mijë personash nga 17  kombësi të ndryshme, të grupmoshës 35 – 70 vjeç, të cilët janë monitoruar në intervale të caktuara kohe për një periudhë 7 vjeçare! Pjesëmarrësit në këtë studim kanë dhënë informacionin vetjak rreth statusit të tyre social dhe ekonomik, stilit të jetesës dhe stilit të të ushqyerit në familjen e tyre, duke i kushtuar rëndësi edhe përcjelljes së informacionit për sëmundjeve patologjike si përshembull problemeve kardiovaskulare. Më pas, në mënyrë periodike, të gjithë këta persona kanë plotësuar një formular me pyetje rreth aktivitetit ditor fizik.

Nga të dhënat e mbledhura nga ky studim, statistikat rrëfejnë se personat që ndjekin një aktivitet fizik prej 150 minutash në javë, ulin ndjeshëm probabilitetin për tu prekur nga sëmundje kardiovaskulare! Gjithashtu rezultatet tregojnë se mjaftojnë vetëm 30 minuta aktivitet fizik ditor për 5 ditë rresht, për të ulur me 20% rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe me 28 % ulni riskun e prekjes nga sëmundje vdekjeprurëse! Nëse realizoni 750 minuta aktivitet fizik në javë, përqindja e prekjes nga sëmundje vdekjeprurëse rritet me 36 %.

Studimi arriti gjithashtu në përfundimin se nëse të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në kampionim do të kishin ndjekur me seriozitet dhe përkushtim  një ritual prej 150 minutash aktivitet fizik javor, rreth 18 % e tyre do të arrinin t’ju mbijetonin sëmundjeve vdekjeprurëse dhe nuk do të kishin ndërruar jetë gjatë periudhës 7 vjeçare të studimit!

Prandaj, nëse nuk keni mundësi të merreni sistematikisht me aktivitet fizik si palestra ose forma të tjera sporti, përvishni mëngët dhe futjuni punëve të shtëpisë me themel! Ky aktivitet, për të gjithë ata që janë të dhënë ose tërësisht të fiksuar pas pastërtisë, përbënë një lajm të mirë! Ndërsa për të gjithë ata që palestrën dhe punët e shtëpisë i  kanë me përtesë, është e këshillueshme ta rimendojnë edhe një herë! Fundja, shkenca po na jep të gjithë elementët e jetëgjatësisë!

Çështja është  : dëshironi të jetoni gjatë? Atëherë kapeni atë fshesë dhe nisni të pastroni!

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this