Shkencërisht e provuar: Ja përse duhet ti lani peshqirat më shumë herë nga sa mendoni

Shkencërisht e provuar: Ja përse duhet ti lani peshqirat më shumë herë nga sa mendoni

Është shumë e këndshme të përdorësh peshqira të pastër me aromë të mirë çdo ditë, apo jo? Por seriozisht, sa herë duhet t’i lani peshqirat që përdorim në tualet – ato me të cilat thahemi dhe pastrohemi, bëhen jo të pastër vetvetiu.

Ndihma Plus dëshiron të ndaj me ju një informacion me të vërtet të çmuar: arsyen kryesore se përse duhet t’i lani peshqirat më shumë nga sesa e mendoni.

Studimet tregojnë se peshqirat që përdorim çdo ditë për të tharë lëkurën tonë pas dushin, thithin të gjitha mikrobet dhe krijojnë kushte shumë të mira për to.

Sipërfaqja e trupit tonë mirëpret mijëra mikroorganizma të gjitha llojeve. Kur ju fshiheni me peshqir, mikrobet kalojnë të vendi i tyre i preferuar- peshqiri. Shumica e këtyre mikrobeve nuk janë të dëmshme për shëndetin por, por përsëri… Ato jetojnë në peshqirin tuaj dhe shumohen me shpejtësi.

Por, më e keqja është se peshqirat që ndodhen në tualet, akumulojnë edhe mikrobet e tjetra që ndodhen atje, përfshirë edhe ato që vijnë nga WC- ja në rast se nuk mbyllni kapakun, pas përdorimit. Dhe ajo era e shpifur është përfundimisht një shenjë e keqe: nëse peshqiri juaj ka atë aromë, atëherë në të janë mbledhur të gjitha llojet e baktereve dhe është koha për ta larë.

 

Pra çfarë të bëjmë rreth kësaj gjëjë?

  • Mos e përdorni peshqirin që fshiheni më shumë se 3 herë
  • Është e rëndësishme që pasi laheni, ta lini peshqirin të thahet
  • Nëse është e mundur lajini peshqirat sa herë që bëni dush
  • Peshqirat duhet të thahen në një zonë, ku dielli i kap mirë
  • Lajini ata në një temperaturë më shumë se 60 gradë, në mënyrë që të vrisni mikrobet
  • Përdorni detergjent që përmban oksigjen dhe zbardhues
  • Për të hequr aromën e pakëndshme përdorni uthull gjatë larjes
  • Pa asnjë lloj dyshimi peshqirat duhet të lahen shumë shpesh
  • Asnjëherë mos përdorni të njëjtin peshqir ose gjëra të tjera të higjenës me persona të tjerë

 

Bazuar në materialet e: La Nacion

Foto e marrë nga: commons.wikimedia

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this