Shkencëtarët e provuan: Sa më shumë kohë të kaloni me prindërit tuaj, aq më gjatë ata jetojnë

Shkencëtarët e provuan: Sa më shumë kohë të kaloni me prindërit tuaj, aq më gjatë ata jetojnë

Shkencëtarët shpesh na inkurajojnë dhe befasojnë me zbulime interesante. Për shembull kërkimet nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar së fundmi sesi të zgjasim jetën e prindërve tanë dhe ti bëjmë ata të ndihen më mirë. Receta rezultoi të ishte shumë e thjeshtë.

Ndihma Plus po ndan rezultat e këtij studimit për të treguar se përse të dashurit tanë kanë kaq shumë nevojë për vëmendjen tonë.

Rezulton që vetmia luan një rol kryesor në procesin e plakjes dhe të vdekshmërisë.

Shkencëtarët vrojtuan 1600 të moshuar në një moshë mesatare  prej 71 vjeç

Faktorët  e shëndetit dhe social-ekonomike nuk konsideroheshin. Vetëm vetmia.

Gjatë 6 viteve të studimit, vetëm 14% e të moshuarve të cilët vizitoheshin vazhdimisht nga familjarët e tyre pësuan vdekjen, në krahësim me 23% të pjesmarrësve të tjerë që ishin në vazhdim dhe që nuk vizitoheshin shpesh nga familjarët e tyre.

Sa më shumë ata moshohen aq më shumë i japin rëndësi lidhjes emocionle me familjen. Në të njëjtën kohë, fëmijët, nipërit dhe mbesat kërkojnë të kenë më pak komunikim me brezin e vjetër.

Në përgjithësi njerëzit e moshuar janë më tolerant përsa u përket të metave të afërme dhe miqve të tyre. Ata janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë eksperiencat e tyre me më të rinjtë, si edhe tu tregojnë atyre se ccfarë vërtet ka rëndësi.

 

Ne gjithmonë nxitojmë të shkojmë pranë tyre për këshilla apo për të marr përqafime të ngrohta. Për më tepër mos harrojmë asnjëherë sesa shumë kohë ata na kanë kushtuar dhe na kushtojnë akoma, si edhe sesa shumë nevoja kanë ata për dashurinë dhe vëmendjen tonë. Vetëm disa ora në javë, apo një telefonatë në ditë- ju mund të keni në dorë shanset që ata të jetojnë një jetë të lumtur dhe të gjatë.

 

Burimi: goodhousekeeping, jamanetëork

Foto marrë nga: Happy Madison Productions

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this